KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Pėrdorimi sistematik dhe i unifikuar i sistemit tė lejeve nė institucionet e ekzekutimit tė dėnimeve me burgim

 

20.06.2007

Nė datėn 7 Qershor 2007, Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi njė tryezė tė rrumbullakėt lidhur me sistemin e lejeve nė institucionet e ekzekutimit tė dėnimeve me burgim (I.E.D.P)[1]. Objektivi kryesor i tryezės ishte diskutimi i kėsaj ēėshtjeje dhe hartimi i disa rekomandimeve kryesore lidhur me garantimin e funksionimit sa mė normal, tė unifikuar dhe sistematik tė sistemit tė lejeve nė I.E.D.P-tė. Zhvillimi i njė aktiviteti tė tillė ishte kėrkuar kohė mė parė nga vetė Ministria e Drejtėsisė pėr shkak tė problematikės qė ka hasur nė praktikė zbatimi i sistemit tė lejeve nė burgjet shqiptare. Nė tryezė morėn pjesė pėrfaqėsues nga Ministria e Drejtėsisė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve si dhe tė gjithė drejtorėt e burgjeve shqiptare. Nė kėtė aktivitet ofruan ekspertizėn e tyre ekspertėt z. Jan van den Brand[2] dhe z. Peeter Naks[3]. Znj. Edlira Papavangjeli, Koordinatore Programesh moderoi kėtė veprimtari.

 

Ekspertėt theksuan se dhėnia e lejeve tė dėnuarve duhet tė jetė pjesė e programit tė trajtimit tė tė dėnuarve dhe planifikimit tė dėnimit tė tyre. Gjithashtu, lejet pėrbėjnė njė ndėr tė drejtat kryesore tė parashikuara nė legjislacionin shqiptar dhe nė tė gjitha dokumentet ndėrkombėtare. Ato ndikojnė nė ri-shoqėrizimin e tė dėnuarve dhe nė sjelljen e tyre nė burg. Ekspertėt prezantuan modelet e disa sistemeve tė lejeve tė disa vendeve tė pėrparuara si edhe ofruan rekomandime tė vlefshme pėr mirėfunksionimin e sistemit shqiptar tė lejeve nė pėrputhje me kushtet e legjislacionit shqiptar nė fuqi. Autoritetet shqiptare janė pajisur me njė studim tė hollėsishėm pėr kėtė ēėshtje tė hartuar nga Misioni Euralius.

 

Pjesėmarrėsit nė tryezė u ndalėn edhe nė ndryshimet e propozuara tė ligjit “Pėr tė drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim”. Drejtorėt e I.E.D.P-ve dhe ekspertėt sugjeruan qė ky projektligj t’i nėnshtrohej diskutimeve nė rrethe specialistėsh tė ligjit dhe praktikės me qėllim thithjen e mendimeve mė tė mira nė kėtė drejtim.

 

Disa nga rekomandimet mė tė rėndėsishme pėr Ministrinė e Drejtėsisė dhe Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Burgjeve  tė dala nga pjesėmarrėsit nė pėrfundim tė tryezės ishin:

 

  1. Pėrfshirja e tė gjithė aktorėve sidomos stafit tė institucioneve tė I.E.D.P-ve nė procesin e hartimit dhe ndryshimit tė akteve ligjore dhe nėnligjore ėshtė shumė e rėndėsishme;

 

  1. Ėshtė e nevojshme amendimi i kuadrit ligjor dhe nėnligjor nė fuqi pėr pėrcaktimin nė mėnyrė sa mė tė qartė dhe tė detajuar tė procedurave tė dhėnies sė lejeve ndaj tė paraburgosurve dhe tė dėnuarve dhe tė pėrgjegjėsive konkrete tė secilit aktor shtetėror nė kėtė proces;

 

  1. Nė ligjin ekzistues „Pėr tė drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim” nė nenin qė bėn fjalė pėr dhėnien e lejeve shpėrblyese parashikohet se mosdhėnia e njė leje tė tillė konsiderohet si masė disiplinore ndaj tė dėnuarit. Ndėrkohė, kjo nuk ėshtė pėrcaktuar si e tillė edhe nė nenin pėr masave disiplinore. Pėr kėtė qėllim, paraqitet e nevojshme renditja si masė disiplinore mosdhėnia e lejes shpėrblyese;

 

 

  1. Nė amendimet e ligjit „Pėr tė drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim” nevojitet tė pėrcaktohet qartė se ēfarė konsiderohet kthim me vonesė i tė dėnuarit nė burg pas dhėnies sė lejes;

 

  1. Nevojitet identifikimi i llojeve tė lejeve pėr tė bėrė tė mundur pasurimin e kėtyre llojeve si p.sh. leje pėr dhėnie provimesh, pėr tė parė familjen nė fundjavė, pėr tė punuar nė ditė tė caktuara etj.;

 

  1. Eksperti holandez solli pėrvojėn e vendit tė tij ku moskthimi nė burg i tė dėnuarit nga dhėnia e lejeve nuk konsiderohej vepėr penale siē parashikohet nė legjislacionin penal shqiptar. Ai sugjeroi mundėsinė e rishikimit tė dispozitave pėrkatėse[4];

 

  1. Nevojitet identifikimi i rolit tė prokurorit nė dhėnien e lejeve tė veēanta ndaj tė paraburgosurve pasi nė amendimin e ligjit „Pėr tė drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim” kjo ēėshtje nuk ėshtė pėrmendur. Nė kėto ndryshime ėshtė pėrmendur vetėm roli i prokurorit nė dhėnien e lejeve ndaj tė dėnuarve pavarėsisht se ligji i mėsipėrm ėshtė i zbatueshėm edhe pėr tė paraburgosurit. Krahas kėsaj, duhet tė parashikohet forma e dhėnies sė pėlqimit paraprak tė prokurorit nė rastin e dhėnies sė lejeve ndaj tė paraburgosurve;

 

  1. Gjithashtu, njė nga ekspertėt solli pėrvojėn holandeze ku roli i prokurorit ėshtė shumė i rėndėsishėm nė disa raste tė veēanta si p.sh nė raste tė kryerjes sė krimeve tė rėnda seksuale ose tė vrasjeve dhe me qėllim pėr tė mbrojtur viktimat. Nė kėto raste prokurori  ka mundėsi tė bėjė shėnime pėrkatėse nė njė dokument qė quhet "treguesi i ekzekutimit" nė momentin e lėshimit tė vendimit tė ekzekutimit tė vendimit me burgim. Kjo i dėrgohet drejtorit tė burgut. Nė kėto raste ėshtė e nevojshme qė tė konsultohet prokurori pėrpara se tė fillojnė procedurat nė lidhje me tė gjitha llojet e lejeve (pėrfshirė vendosjen nė burgje (gjysmė)tė hapura. Ky mekanizėm shėrben pėr tė evituar probleme qė mund tė lindin nė tė ardhmen me dhėnien e lejeve nga ana e drejtorėve tė burgjeve;

 

  1. Nevojitet liberalizimi i lejeve shpėrblyese si edhe decentralizimi i kompetencave pėr dhėniet e lejeve. Dhėnia e lejeve tė tilla nuk duhet tė bazohet nė kritere shumė tė detajuara dhe nuk duhet t’i referohet gjatėsisė sė vuajtjes sė dėnimit tė tė dėnuarit;

 

  1. E fundit por jo mė pak nga rėndėsia lejet shpėrblyese pėr tė dėnuarit duhet tė bėhen nė kuadėr tė pėrgatitjes pėr lirim. Njė plan sistematik pėr tė pėrdorur leje tė zakonshme duhet tė jetė pjesė e regjimit nė tėrėsi pėr tė dėnuarin.

 

 


 

[1] Ky aktivitet u realizua nė kuadėr tė projektit tė KSHH-sė “Drejtimi i Paraburgimit nga kėndvėshtrimi i tė drejtave tė njeriut” financuar nga Fond i Demokracisė dhe tė Drejtave tė Njeriut, Departamenti i Shtetit, Sh. B. A.

[2] Ekspert ndėrkombėtar me pėrvojė tė gjatė nė fushėn penitenciare.

[3] Ekspert nga Misioni i Euralius nė Shqipėri. 

[4] Lidhur me kėtė vende tė ndryshme kanė praktika tė ndryshme.  

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007