KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Fushatė e kulturuar. Jo gjuhės sė urrejtjes. Jo cėnimit tė dinjitetit tė njeriut dhe tė drejtės sė privatėsisė

 

22 Janar 2007

Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe disa organizata tė tjera jo-qeveritare, tė angazhuara nė fushėn e respektimit tė lirive dhe tė drejtave tė shtetasve, si nė zgjedhjet e mėparshme, edhe para zgjedhjeve tė afėrme tė organeve tė qeverisjes vendore, u kanė bėrė thirrje partive politike qė tė zhvillojnė njė fushatė zgjedhore tė kulturuar, tė ligjshme dhe pa eksese.

 

Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, para disa ditėsh, u propozoi partive politike qė tė nėnshkruanin njė Kod Sjelljeje pėr fushatėn zgjedhore. Nė kėtė Kod midis tė tjerave theksohet se: “partitė politike duhet tė respektojnė Kodin Zgjedhor…”, se “Partitė politike dhe kandidatėt nuk do tė botojnė apo tė bėjnė akuza shpifėse apo irrituese rreth partive, kandidatėve apo personave tė tjerė…”.

Nė mbėshtetje tė kėtij propozimi u prononcuan menjėherė pėrfaqėsuesit e PD-sė, PS-sė, PDK-sė, LSI-sė, PDR-sė dhe tė partive tė tjera.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit me keqardhje konstaton se lideri i PD-sė nė hapjen zyrtare tė fushatės elektorale tė 20 Janarit 2007, nė adresė tė liderit tė PS-sė dhe kandidatit tė bashkisė sė Tiranės, kaloi dukshėm kufijtė e kritikave ndaj kundėrshtarit politik duke pėrdorur fjalė fyese tė shoqėruara me epitete qė prekin dinjitetin e personit dhe cėnojnė tė drejtėn e privatėsisė.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit konsideron tė papranueshėm pėrdorimin e njė fjalori tė tillė midis kundėrshtarėve politikė, tė papajtueshėm me ēdo etikė njerėzore si dhe me Kodin e Sjelljes qė duhet tė zbatohet nė fushatat elektorale.

 

Subjektet zgjedhore, sipas nenit 133 tė Kodit Zgjedhor, janė tė detyruar qė propagandėn e tyre zgjedhore ta zhvillojnė me ēdo mėnyrė tė ligjshme.

E shikojmė tė nevojshme tė pėrmendim gjithashtu se neni 35 i Kushtetutės sonė dhe neni 8 i Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, kėrkojnė respektimin e jetės private dhe familjare.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit me kėtė rast u bėn thirrje edhe njė herė partive politike tė shmangin damkosjen e kėtij ose atij personi me akuza tė karakterit kriminal qė mund tė jenė objekt shqyrtimi vetėm nga organet kompetente. Respektimi i parimit kushtetues tė prezumimit tė pafajėsisė ėshtė i detyrueshėm pėr tė gjithė.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka mendimin se jo gjuha e urrejtjes, por konkurimi elektoral nėpėrmjet shpalosjes sė alternativave mė tė mira dhe mė bindėse qeverisjeje ėshtė tregues i rėndėsishėm qė ndikon pozitivisht nė arritjen e standardeve zgjedhore.

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007