|
Raport pėr misionin e vlerėsimit pėr
menaxhimin e burimeve njerėzore nė institucionet
penitenciare shqiptare[1]
Nė
24-25 Korrik, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
organizoi njė mision vlerėsimi pėr menaxhimin e
burimeve njerėzore nė institucionet penitenciare
shqiptare. Qėllimi kryesor i kėtij aktiviteti ėshtė
pėrmirėsimi i situatės sė burimeve njerėzore, duke
pėrfshirė procedurat e pėrzgjedhjes tė personelit tė
ri, si dhe trajnimin e tyre.
Objektivi specifik i kėtij aktivitetit ishte
vlerėsimi i situatės nga tre komponentė: menaxhimi i
burimeve njerėzore, procedurat e pėrzgjedhjes sė
stafit tė ri dhe sistemi i trajnimit pėr personelin
e administratės sė burgjeve; nė mėnyrė qė tė arrihen
pėrfundime dhe rekomandime konkrete pėr pėrmirėsimin
e situatės aktuale. Pėr kėtė, u realizuan njė sėrė
intervistash me zv/ministrin e Drejtėsisė, z. Eduart
Halimi, me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Burgjeve, z.
Saimir Shehri, me pėrfaqėsues tė lartė tė drejtorisė
sė burimeve njerėzore, sektorin e trajnimit,
drejtorinė e ēėshtjeve ligjore dhe shoqėrore,
drejtorinė e policisė sė burgjeve nė DP, si dhe me
stafin e lartė drejtues tė institucioneve
penitenciare lokale si I.E.D.P. Jordan Misja
Tiranė, I.E.D.P. Mine Peza Tiranė, I.E.D.P. Vaqarr,
Qendrėn Spitalore tė Burgjeve nė Tiranė.
Nė kėtė
mision vlerėsimi u angazhuan Z. Jan van den Brand
dhe Z. Jacques van Huet, ekspertė holandezė nga
Agjencia Holandeze e Institucioneve tė Korrektimit
si dhe Znj. Edlira Papavangjeli, Menaxhere e
Programit.
Njė
raport i shkruar pėr kėtė mision vlerėsimi do tė
jetė gati sė shpejti pėr ministrinė e drejtėsisė,
Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Burgjeve si dhe pėr tė
gjitha institucionet lokale penitenciare qė ishin tė
pėrfshira nė kėtė mision. Ėshtė e rėndėsishme tė
nėnvizohet se me gjithė kuadrin ligjor dhe
procedurat e pėrshtatshme qė rregullojnė menaxhimin
e burimeve njerėzore pėr personelin qė punon nė
qendėr dhe nė nivel lokal, ka akoma nevojė pėr mė
shumė kritere cilėsore pėr tė pėrmbushur me sukses
pėrzgjedhjen e stafit tė institucioneve penitenciare;
ka nevojė tė analizohet sesa vendimmarrje/kompetenca
do tu jepen institucioneve lokale nė lidhje me
menaxhimin e burimeve njerėzore; gjithashtu mund tė
lindė nevoja tė aplikohet statusi i nėpunėsit civil
edhe pėr stafin e burgjeve lokale, ashtu siē ėshtė
zbatuar pėr stafin nė nivelin qendror; duhet tė ketė
mekanizma pėr njė menaxhim mė tė mirė tė burimeve
njerėzore dhe njė komunikim tė strukturuar midis
institucioneve lokale dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme
tė Burgjeve; ka nevojė pėr njė plan strategjik pėr
Qendrėn e Trajnimit tė Burgjeve, njė planifikim mė
tė mirė trajnimi pėr stafin e sapo pėrzgjedhur dhe
programe mėsimore mė tė mira.
Ky
mision do tė pasohet nga njė workshop pėr politikat
e burimeve njerėzore qė do tė organizohet nė Tetor
2007.
[1]
Ky aktivitet ėshtė pjesė e programit
Drejtimi human i burgjeve i cili
mbėshtetet financiarisht nga Delegacioni
Evropian nė Tiranė, nė kuadėr tė programeve
CARDS 2004.
|