|
Rritja e profesionalizmit lidhur me
drejtimin e institucioneve tė drejtorėve tė burgjeve
shqiptare dhe drejtuesve tė lartė tė Drejtorisė sė
Pėrgjithshme tė Burgjeve[1]
Nė
datat 11-13 Dhjetor 2007 Komiteti Shqiptar i
Helsinkit (KShH) organizoi njė sesion pune pėr disa
ēėshtje strategjike lidhur me drejtimin e
institucioneve penitenciare shqiptare, me qėllim
rritjen e kapaciteteve profesionale tė nivelit tė
lartė drejtues tė institucioneve penitenciare. Nė
kėtė sesion pune morėn pjesė zyrtarė tė lartė tė
Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve dhe tė gjithė
drejtorėt e institucioneve tė paraburgimit dhe
burgjeve. Zv/Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve, Z.
Lulėzim Kodra hapi kėtė sesion pune. Pėr tė marrė
pjesė nė kėtė sesion pune u ftuan ekspertėt
ndėrkombėtarė Z. Cees Boeij dhe Z. Jacques van Huet,
tė dy Drejtorė Rajonal Burgjesh nė Agjencinė
Holandeze tė Institucioneve tė Korrektimit. Znj.
Edlira Papavangjeli Menaxhere Programi nė KShH
moderoi gjithė aktivitetin.
Ky sesion pune u pėrqendrua nė
pėrkthimin nė praktikė tė disa rregullave dhe
rekomandimeve ndėrkombėtare tė fushės penitenciare
nga personeli i burgjeve nė institucionet e tyre
penitenciare; planifikimi dhe kontrolli; delegimi i
kompetencave dhe zbatimi i Kodit tė Sjelljes nga
personeli nė punėn e pėrditshme nė institucion.
Duke
marrė nė konsideratė faktin qė njė numėr i
konsiderueshėm i drejtorėve ishin tė rinj ose me pak
pėrvojė nė pozicione drejtuese nė institucioneve
penitenciare, ata u njohėn me parimet bazė tė
Rregullave Evropiane dhe ēfarė nėnkuptojnė ato nė
praktikė lidhur me shėrbimet e ofruara personave tė
privuar nga liria nė institucionet penitenciare. Veē
kėsaj, vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar
pėrfundimeve dhe rekomandimeve tė raportit pėr
Shqipėrinė, tė Komitetit pėr Parandalimin e Torturės
(KPT) pėr tė evidentuar dhe punuar pėr ēėshtjet
shqetėsuese lidhur me mosrespektimin e kėtyre
rregullave dhe parimeve ndėrkombėtare nė praktikėn
ditore nė institucionet penitenciare. Kėto ēėshtje u
trajtuan nė grupe pune, duke mbajtur gjithmonė
parasysh rolin e drejtuesve tė lartė pėr tė siguruar
qė administrata e burgjeve tė zbatojė kėto norma
ndėrkombėtare nė punėn e tyre tė pėrditshme dhe tė
merret me kėtė ēėshtje nė interes tė personave tė
privuar nga liria.
Planifikimi dhe kontrolli ishte njė
tjetėr ēėshtje me interes pėr tė gjithė drejtorėt,
qė u trajtua nė kėtė sesion pune. Modeli i
planifikimit dhe kontrollit qė iu prezantua
pjesėmarrėsve, nė terma konkretė nėnkupton tė gjithė
ciklin e planifikimit, zbatimit, kontrollit dhe
pėrshtatjes nė njė kontekst tė ri tė procesit tė
menaxhimit financiar.
Shqetėsimet dhe pėrparėsitė mė tė
rėndėsishme u paraqitėn nga pjesėmarrėsit, pėr tė
cilat u ofruan edhe sugjerime konkrete pėr
pėrmirėsimin e situatės sė tanishme. Delegimi i
kompetencave nga niveli i lartė tek niveli i mesėm
ishte gjithashtu njė temė shumė e rėndėsishme e cila
u trajtua nė kėtė sesion pune. Ekspertėt trajtuan
ēėshtje tė konceptimit tė delegimit nė mėnyrėn e
duhur tė pėrgjegjėsive nė institucionet penitenciare
dhe veprimet e ndėrmarra pėr tė ndryshuar
mentalitetin nga njė kontroll total i institucioneve
nė varėsi nė njė mentalitet qė bazohet nė besimin
dhe delegimin e duhur tė kompetencave dhe realizmin
hap pas hapi tė kontrollit. Gjithashtu, Modeli i
Menaxhimit Cilėsor iu prezantua dhe shpjegua
pjesėmarrėsve si njė mjet pėr matjen e efektshmėrisė
dhe efiēencės sė organizatės.
Zbatimi i Kodit tė Sjelljes nga e
gjithė administrata e burgjeve ishte njė tjetėr temė
e trajtuar nė kėtė sesion pune. Nė lidhje me kėtė,
janė ndėrmarrė disa hapa, gjithsesi, duhet tė
ndėrmerren masa konkrete tė mėtejshme nė
institucionet penitenciare lidhur me praktikėn e
pėrditshme nė kontaktet me personat e privuar nga
liria dhe me kolegėt nė kėto institucione.
KShH-ja, ekspertėt e saj dhe tė
gjithė pjesėmarrėsit ranė dakord pėr tė sjellė nė
vėmendje tė autoriteteve tė lartė nė Ministrinė e
Drejtėsisė dhe Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Burgjeve
(DPB) tė disa ēėshtjeve shqetėsuese lidhur me temat
e trajtuara nė kėtė sesion pune, njėkohėsisht dhe
sugjerimet pėrkatėse tė cilat mund ti gjeni
poshtėshėnuar:
-
Personeli nė institucionet
penitenciare duhet tė pėrditėsohet pėr
pėrfundimet dhe sugjerimet e raporteve tė
monitorimit tė organizmave ndėrkombėtare si
KPT-ja ose organizmave kombėtarė si Avokati i
Popullit, KShH-ja etj.;
-
Drejtorėt e institucioneve
penitenciare duhet ti kthejnė
shqetėsimet/ēėshtjet e ngritura nė kėto raporte
dhe rekomandimet e tyre, nė plane konkrete pune
me masa konkrete pėr fushat specifike pėr, me
orare tė pėrcaktuara. Nė kėtė mėnyrė
administrata e burgjeve do tė jetė e aftė tė
tregojė se ēfarė progresi ėshtė kryer nė lidhje
me kėto rekomandime tė raportit;
-
Planifikimi financiar dhe
kontrolli duhet kryer me metodėn SMART[2],
roli i drejtorėve nė kėtė proces duhet tė
rritet, kėshtu ka nevojė pėr mė shume
konsultime, jo vetėm me personin pėrgjegjės pėr
financat nė institucion, por edhe me vetė
drejtorėt dhe DPB-nė;
-
Decentralizimi i zėrave tė
caktuar nė buxhet, kėshtu qė disa nga
kompetencat pėr pėrdorimin e kėtyre zėrave ti
kalojė drejtorėve lokalė nė mėnyrė qė tė rritet
efiēenca pėr tiu pėrgjigjur nevojave tė
institucioneve qė ata drejtojnė;
-
Lidhur me menaxhimin mė tė mirė
tė buxhetit, drejtorėt konsiderojnė shumė tė
rėndėsishme pasjen e kompetencės pėr tė pėrdorur
tė ardhurat dytėsore nga puna qė kryhet nė
institucionet e tyre;
-
Lidhur me delegimin e
kompetencave, menaxhimi i lartė duhet tė
zhvillojė procedura transparente tė brendshme
pėr delegimin e kompetencave personelit
pėrgjegjės nė institucioneve pėrkatėse, duke
pėrfshirė kėtu edhe vendimet e marra nga
personeli nė emėr tė drejtorit tė institucionit,
meqenėse ky i fundit ėshtė personi pėrgjegjės
pėr gjithēka qė ndodh nė institucionin e
tij/saj, gjatė gjithė kohės.
-
Institucionet penitenciare duhet
tė njihen mė shumė me modelin e Menaxhimit tė
Cilėsisė tė zbatuar nė tė ardhmen dhe tė
ndėrmarrin veprimet e pėrshtatshme pėr ta
zbatuar kėtė model nė institucionet
penitenciare. KShH-ja dhe ekspertėt
ndėrkombėtarė janė tė pėrkushtuar pėr ta
rishqyrtuar kėtė ēėshtje mė tej nė tė ardhmen;
-
Zbatimi i Kodit tė Sjelljes nė
institucionet penitenciare duhet tė jetė njė
proces i vazhdueshėm. Lidhur me kėtė duhet tė
pėrdoren mėnyra tė ndryshme si fletėpalosje
lehtėsisht tė gjetshme dhe tė pėrdorshme nga
ēdokush nė institucionin penitenciar, gjatė
intervistės me kandidatė tė mundshėm qė
aplikojnė pėr tė punuar nė burgje, nė takimet e
pėrditshme tė personelit tė sektorėve, ku i
duhet dhėnė njė kohė e caktuar edhe diskutimit
tė parimeve tė Kodit tė Sjelljes dhe rasteve
konkrete nga praktika e pėrditshme; nė burg
duhet tė operojnė mekanizma transparente pėr tė
denoncuar sjelljen jo-profesionale; drejtorėt
duhet tė jenė shembull pėr stafin qė drejtojnė
lidhur me respektimin e Kodit tė Sjelljes nė
praktikėn e pėrditshme.
KShH-ja shpreson qė kėto sugjerime
do tė merren parasysh nė tė ardhmen duke ndėrmarrė
veprime konkrete nga ana e Ministrisė sė Drejtėsisė
dhe DPB-ja. Pjesėmarrėsit nė kėtė sesion pune e
cilėsuan kėtė aktivitet si shumė tė vlefshėm pėr
punėn e tyre dhe vlerėsuan se objektivat u
pėrmbushėn. Mė tej, nė vėmendje tė KSHH-sė u sollėn
disa tema tė tjera tė cilat duhet tė merren nė
konsideratė pėr tu shqyrtuar nė sesionet e punės nė
tė ardhmen me menaxhimin e lartė.
[1]
Ky aktivitet u zbatua nė
kuadėr tė programit Drejtimi Human i
Burgjeve CARDS 2004, i cili mbėshtetet
financiarisht nga Delegacioni i Komisionit
Evropian nė Tiranė.
[2]
SMART pėrdoret pėr specifike, e matshme, e
arritshme, realiste dhe e kufizuar nė kohė.
|