|
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit nxit respektimin e tė drejtave
tė emigrantėve nė pėrputhje me standartet europiane
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit (KShH-ja) ėshtė njė organizatė
me njė pėrvojė tė gjatė nė monitorimin e respektimit
tė tė drejtave tė njeriut, konstatimin e shkeljeve
dhe bėrjen prezent tė tyre pranė institucioneve
pėrgjegjėse shtetėrore duke ofruar rekomandime
pėrkatėse pėr respektimin mė tė mirė tė tė drejtave
tė njeriut dhe standarteve pėr njė shtet ligjor. Nė
misionin e KShH-sė pėrfshihet edhe respektimi i tė
drejtave tė emigrantėve shqiptarė kudo qė ata
ndodhen.
Nė kėtė
kuadėr, duke filluar nga muaji maj 2007, KSHH-ja ka
filluar zbatimin e projektit njė vjeēar, Standartet
europiane dhe respektimi i tė drejtave tė
emigrantėve.
Pėrmes kėtij
projekti synohet tė pėrmbushen dy objektiva
kryesore:
a. Mbrojtja
e tė drejtave tė emigrantėve shqiptarė, shtetasve tė
kthyer nga vende tė treta dhe personave pa shtetėsi
nė kuadėr tė Marrėveshjes sė Ripranimit.
b. Monitorimi
i hapave dhe progresit tė bėrė nė kuadėr tė
pėrmbushjes sė objektivave pėr integrimin europian
tė Shqipėrisė nė fushėn e politikave tė emigracionit
dhe menaxhimit tė kufinjve.
Raporti i
monitorimit tė progresit tė masave tė ndėrmarra nga
institucionet pėrgjegjėse shtetėrore do tė sigurojė
njė proces tė hapur dhe transparent pėr publikun e
gjerė duke identifikuar mangėsitė dhe problemet,
sfidat dhe rekomandimet pėr zgjidhjen e tyre.
Gjithashtu, raporti i monitorimit do tė rrisė
ndėrgjegjėsimin e grupeve tė ndryshme tė interesit
lidhur me ēėshtjet e migracionit tė ligjshėm dhe
kalimit tė kufirit.
Nė kuadėr tė
projektit, do tė kryhen monitorime tė respektimit tė
tė drejtave tė emigrantėve shqiptarė, shtetasve tė
kthyer nga vende tė treta dhe personave pa shtetėsi
nga veprimet e institucioneve shtetėrore shqiptare
dhe institucioneve pėrkatėse tė shteteve fqinj nė
kufi me Shqipėrinė; do tė kontribuohet pėr rritjen e
aksesit tė viktimave tė shkeljeve tė tė drejtave tė
njeriut pėr mekanizmat mbrojtės tė tė drejtave tė
njeriut; do tė monitorohet zbatimi i Marrėveshjes sė
Stabilizim-Asocimit nė fushėn e menaxhimit tė
kufinjve dhe politikave tė migracionit si edhe do tė
ofrohen rekomandime konkrete pėr pėrmirėsimin e
projektligjeve tė hartuara pėr nxitjen e migracionit
tė ligjshėm nė pėrputhje me standartet e tė drejtave
tė njeriut dhe ato ndėrkombėtare.
Forcimi i
bashkėpunimit me organizata tė tjera tė tė drejtave
tė njeriut nė vend dhe nė shtetet fqinje pėrmes
krijimit dhe forcimit tė rrjeteve tė bashkėpunimit
ėshtė gjithashtu njė objektiv i projektit. Pjesė e
rėndėsishme e kėsaj inisiative do tė jetė vazhdimi i
bashkėpunimit tė KShH me Monitoruesin Grek tė
Helsinkit pėr monitorimin dhe verifikimin e
respektimit tė shkeljeve tė tė drejtave tė
emigrantėve shqiptarė, veēanėrisht nė kufirin
Shqipėri Greqi dhe ndjekja e rasteve nė Gjykatėn e
Strasburgut.
Kjo
inisiativė mundėsohet me mbėshtetjen financiare tė
Komitetit Norvegjez tė Helsinkit dhe do tė zbatohet
nė bashkėpunim tė ngushtė me aktorėt kryesorė nė
kėtė fushė dhe me organizatat simotra nė vendet e
tjera. |