|
Intervistė e Znj. Vasilika Hysi, drejtore ekzekutive
e KSHH-sė nė Gazetėn Shqip
1.
Cila eshte kerkesa e Komitetit Shqiptar te Helsinkit
ne lidhje me sezonin e provimeve te studenteve qe
perkon ne zgjedhjet?
Nė njė letėr
tė drejtuar rektorėve tė universiteteve shtetėrore,
rektorėve tė universiteteve private nė Tiranė dhe z.
Genc Pollo, Ministėr i Arsimit dhe e Shkencave, mė
datėn 18 janar 2007, Komiteti Shqiptar i Helsinkit
bėri me dije se sipas ndryshimeve qė i janė bėrė
Kodit Zgjedhor me ligjin Nr. 9676 datė 13.01.2007,
janė shfuqizuar tė gjitha dispozitat ku bėhet fjalė
pėr Regjistrin e pėrkohshėm dhe si rrjedhim edhe pėr
hartimin e listave me zgjedhės me vendqėndrim tė
pėrkohshėm. Pėr pasojė studentėt e rretheve qė
studiojnė pranė fakulteteve qė nuk ndodhen nė zonėn
ku ata kanė gjendjen civile nuk mund tė votojnė. Ata
kanė tė drejtė tė votojnė vetėm nė njesinė ku kanė
rregjistrim themeltar tė gjendjės civile
Me anė tė
letrės sė mėsipėrme iu kėrkua rektorėve dhe dekanėve
qė tė krijonin mundėsinė qė nė periudhėn 16 19
shkurt 2007 tė mos caktohen provime ose detyrime tė
tjera mėsimore, nė mėnyrė qė studentėt tė votojnė nė
vėndet e tyre tė banimit, atje ku kanė Regjistrin
themeltar tė banimit nė zyrat pėrkatėse tė gjėndjes
civile.
2. Arsyeja e kesaj kerkese dhe pergjigja qe keni
marre nga universitetet apo fakultetet?
Kėrkesa jonė
synon ti mundėsojė studentėve tė drejtėn e votimit
tė tyre qė ėshtė njė e drejtė e rėndėsishme e cila
nuk mund tė mos ushtrohet pėr shkak tė ēėshtjeve
teknike tė cilat janė lehtėsisht tė kapėrcyeshme.
Nga ana tjetėr, me sa informacion kemi ne, njė
pjesė e madhe e studentėve nuk janė nė dijeni tė
kėtij ndryshimi. Ka prej tyre qė edhe kur e mėsuan
njė gjė tė tillė, mendojnė se sezoni i provimeve nė
disa fakultete nuk i jep mundėsi kohore atyre tė
udhėtojnė drejt qyteteve tė tyre vetėm pėr tė
votuar. Ndaj ėshtė e nevojshme qė krahas masave
lehetėsuese qė duhen tė marrin fakultetet, edhe vetė
studentėt duhet tė sensibilizohen qė tė ushtrojnė tė
drejtėn e votės sė tyre e cila ka rėndėsi, pasi ata
do tė votojnė pėr kryetarin e bashkisė ose komunės
qė do tė merret me trajtimin dhe menaxhimin e
problemeve tė zonės ku ata vetė do tė banojnė ose ku
familjarėt dhe tė afėrmit e tyre jetojmė dhe
punojnė. Deri tani nuk kemi marrė ndonjė pėrgjigje
nga universitetet. |