KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Largim flagrant nga puna i Z. Xhemal Qefalia

 

27.02.2007

Komiteti Shqiptar i Helsinkit edhe mė parė ka reaguar pėr largime tė pabazuara nga administrate publike, midis tyre edhe nė sektorin e paraburgimit dhe burgjeve. Disa nga kėto ēėshtje janė bėrė objekt shqyrtimi nė Komisionin e Shėrbimit Civil dhe nė gjykatė. Shumė nga kėrkesat ankimore janė zgjidhur nė favorin e ankuesve.

 

KSHH e shikon tė nevojshme tė reagojė publikisht pėr njė rast tjetėr tė kėtyre ditėve tė fundit qė mendojmė se ėshtė tepėr flagrant, atė tė largimit nga puna tė ish-drejtorit tė burgut 313 Tiranė, Z. Xhemal Qefalia.

 

Lidhur me kėtė ēėshtje, ai ka informuar edhe Komitetin Shqiptar tė Helsinkit, Shkurtimisht, ankesa e tij paraqitet si mė poshtė:

 

Para njė muaji, nga disa persona, atij i ėshtė kėrkuar tė bindte vėllanė e tij, Z. Kujtim Qefalia qė tė hiqej nga kandidatura pėr komunėn e Dajtit nė Tiranė, mbėshtetur nga opozita. Meqė kjo kėrkesė nuk u pranua, iu kėrkua dorėheqja nga detyra e Drejtorit tė Burgut 313. Por dhe kėtė kėrkesė, ai e refuzoi. Pas kėsaj iu ofrua detyra e specialistit tė burgjeve nė Ministrinė e Drejtėsisė. Pėr tė mos mbetur pa punė, duke patur njė karrierė tė gjatė dhe tė suksesshme nė sektorin e burgjeve, ai pranoi tė fillonte detyrėn e specialistit pranė kėsaj Ministrie.

 

Me shkresėn Nr. 798/1, datė 9.02.2007, dorėzoi detyrėn e Drejtorit dhe filloi si specialist nė Ministrinė e Drejtėsisė. Shkresa e mėsipėrme mban firmėn e Ministrit tė Drejtėsisė. Nė mėnyrė tė papritur dhe tė befasishme, pas 6 ditėve dhe pikėrisht me shkresėn nr. 798/II, datė 15.02.2007, pėrsėri tė firmosur nga Ministri i Drejtėsisė, u vendos largimi i tij edhe nga kjo detyrė pa asnjė motivacion.

 

KSHH si njė organizatė qė ka monitoruar vazhdimisht respektimin e lirive dhe tė drejtave tė shtetasve nė vendet e vuajtjes sė dėnimit dhe tė paraburgimit, ka vlerėsuar nė mėnyrė tė veēantė punėn cilėsore menaxhuese dhe profesionale tė Z. Xhemal Qefalia, si dhe pėrpjekjet e tij pėr zbatimin rigoroz tė ligjit. Vlerėsime tė tilla pozitive ka edhe nga disa organizata vendase dhe tė huaja tė angazhuara nė fushėn e zbatimit tė reformave bashkėkohore nė burgjet dhe vendet e paraburgimit si dhe nė drejtėsinė penale tė tė miturve.

 

Z. Xhemal Qefalia ka pėrvojė tė gjatė prej 12 vjetėve nė sektorin e burgjeve. Ai ėshtė trajnuar nė disa vende tė Evropės Perėndimore si p.sh. nė Angli, Gjermani, Hollandė, etj.

 

KSHH e shikon me vend tė pėrmendė vlerėsimin pozitiv qė vetė Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve, Z. Saimir Shehri i ka lėshuar atij mė datė 15.02.2007, pikėrisht ditėn kur ka marrė dijeni pėr largimin e tij nga puna. Nė kėtė vėrtetim thuhet: “...gjatė periudhės qė ka punuar nė kėtė pozicion ka patur marrėdhėnie korrekte si me eprorėt, ashtu edhe me punonjėsit e institucionit tė shoqėruar kėto me njė tregues tė mirė aftėsie profesionale. Me pėrvojėn qė ka nė sistemin e burgjeve, ai ka pasqyruar nivel  gjykimi objektiv pėr ēėshtjet e ndryshme duke ndihmuar nė pėrmirėsimin e gjendjes nė institucionit qė ai ka drejtuar”.

 

Pėr KSHH-nė do tė mjaftonte vetėm pėrmbajtja e kėtij vlerėsimi pozitiv qė pėrmendėm mė lart, pėr tė arritur nė pėrfundimin se largimin i tij nga puna ėshtė bėrė pėr motive politike, si rrjedhim ai ėshtė i kundraligjshėm.

 

Duke marrė shkas nga rasti i mėsipėrm, KSHH e shikon tė nevojshėm tė evidentojė faktin se pushimi, lirimi, lėvizja dhe transferimi nė detyrė pėr qėllime zgjedhore, me pėrjashtim tė rasteve tė motivuara ėshtė ligjėrisht i ndėshkueshėm (shih nenet 5 dhe 179 tė Kodit Zgjedhor).

 

Do t’i sugjeronim Ministrit tė Drejtėsisė qė tė rishikonte edhe njė herė masėn e marrė kundėr Z. Xhemal Qefalia dhe tė vendosė rikthimin e tij nė punėn e mėparshme gjė qė do t’i shėrbente pėrmirėsimit tė mėtejshėm tė aftėsive profesionale dhe menaxhuese tė administratės sė burgjeve. 

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007