|
Komiteti
shqiptar i Helsinkit rekomandon marrjen e masave pėr
mbarėvajtjen e procesit zgjedhor pėr zgjedhjet
vendore 2007
Tė merren masa pėr furnizim tė
padėrprerė me energji elektrike
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit i ka dėrguar letėr Z. Ēlirim
Gjata, Kryetar i Komsionit Qėndror tė Zgjedhjeve, mė
16 Janar 2006 lidhur me marrjen e masave nga KQZ pėr
pajisjen me 2 qirinj tė komisioneve tė zgjedhjeve.
KSHH-ja ka shprehur shqetėsimin e tij se dy apo tre
ditė para ditės sė zgjedhjeve, ditėn e votimit dhe
gjatė gjithė kohės sė numėrimit tė votave dhe
nxjerrjes sė rezultatit tė zgjedhjeve nė bazė
KZQV-je, drita elektrike nuk duhet tė mungojė.
Sa mė sipėr,
KSHH ka sugjeruar marrjen e masave nga organet
kompetente pėr garantimin e vazhdimėsisė normale tė
procesit zjedhor. Nė kėtė kuadėr, pajisja me dy
qirinj mund tė ishte masa mė pak e pėrshtatshme dhe
mė pak e efektshme. Veē kėsaj, transmetimi televiziv
i kėsaj mase tė marrė nga KQZ-ja mund tė ndikonte
negativisht edhe nė psikologjinė e zgjedhėsve.
Prandaj KSHH sugjeroi qė nė pamundėsi tė pėrdorimit
tė gjeneratorėve, tė siguroheshin llampa neoni, ose
mjete tė tjera me ndriēim mė tė madh dhe mė tė
qėndrueshėm. Pėrdorimi i qirinjve, qoftė edhe si
pasojė e ndonjė pakujdesie, mund tė shoqėrohej me
pasoja tė dėmshme.
Kėtė
shqetėsim KSHH-ja e ka ngritur pėrsėri nė njė
letėr tjetėr tė datės 19 janar 2007. Me qėllim
mbarėvajtjen e procesit zgjedhor nė prag tė ditės
sė votimit, gjatė ditės sė votimit dhe tė numėrimin
e votave, KSHH i ka dėrguar letėr z. Genc Ruli,
Ministėr i Ekonomisė, z. Andi Beli, Drejtor i KESH
dhe pėr dijeni Prof.dr. Sali Berisha, Kryetar i
Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė
lidhur me marrjen e masave pėr furnizim tė
pandėrprerė me energji elektrike. Nė kėtė letėr,
KSHH-ja thekson se nisur nga vėshtirėsitė pėr
furnizim tė pandėrprerė me energji elektrike, KSHH
sugjeron marrjen e masave 2-3 ditė para ditės sė
zgjedhjeve, ditėn e zgjedhjeve dhe 2-3 ditė pas
datės sė zgjedhjeve, veēanėrisht nė ato zona apo
njėsi ku zhvillohen proceset zgjedhore dhe ku do tė
bėhet numėrimi i votave, nė mėnyrė qė tė sigurohet
ndriēim i pandėrprerė.
Gjithashtu
KSHH ka sugjeruar qė tė gjitha masat qė do tė
merreshin nė kėtė drejtim, tė bėheshin publike. Kjo
gjė ka tė bėjė jo vetėm me transparencėn e qeverisė,
por do tė ndikonte pozitivisht nė psikologjinė e
zgjedhėsve.
E drejta e
ankimit tė zgjedhėsve nė lidhje me listat e
zgjedhėsve duhet tė garantohet nė praktikė
Nė datėn 16
Janar 2007, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka
dėrguar nė letėr z. Ēlirim Gjata, Kryetari i
Komsionit Qėndror tė zgjedhjeve dhe Prof.dr.Sali
Berisha, kryeministėr i Shqipėrisė lidhur me
realizimin nė praktikė tė ankimimin e zgjedhėsve
nėse emrat e tyre nuk janė nė listėn ose mbartin
gabime .
Nė kėtė
letėr, KSHH-ja ngre shqetėsimin se nė ndryshimet qė
iu bėnė Kodit Zgjedhor me ligjin nr. 9676, datė
13.01.2007 nuk thuhet gjė lidhur me rolin e
gjykatave nė rastin kur njė shtetas nuk gjendet nė
listat e zgjedhėsve. Pėr kėtė, KSHH ka sugjeruar qė
duke qenė se sipas nenit 40 pika 7 Dispozita
kalimtare, tė ligjit nr. 9676, datė 13.01.2007,
shtetasi brenda 48 orėve nga marrja dijeni pėr
vendimin e kryetarit tė bashkisė, komunės ose
njėsisė bashkiake ose nga kalimi i afatit pėr
marrjen e vendimit mund ti drejtohet gjykatės tė
rrethit gjyqėsor. Gjithashtu KSHH ka sugjeruar qė nė
bashkėpunim me Gjykatėn e Lartė tė jepet orientimi
pėr gjykatat e rretheve gjyqėsore nė lidhje me
dokumentat qė duhet tė paraqesė njė shtetas, emri i
tė cilit nuk gjendet nė listat e zgjedhėsve, pėr tė
vėrtetuar tė drejtėn pėr tė votuar.
KSHH ka
tėrhequr vėmendjen se nė nenin 60 tė Kodit Zgjedhor
nė fuqi parashikohet edhe ankimi i zgjedhėsit nė
gjykatėn e rrethit pėrkatės gjyqėsor kur konstaton
se emri i tij nuk ndodhet nė listat pėrfundimtare,
ndėrsa nė nenin 40 tė ligjit nr. 9676, datė
13.05.2007, nuk bėhet fjalė pėr ankimin e zgjedhėsit
pas shpalljes sė listave pėrfundimtare.
Studentėve
duhet ti garantohet e drejta pėr tė votuar
Mė datėn 19
janar 2007, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka
dėrguar letėr Z. Shezai Rrokaj, Rektor i
Universitetit tė Tiranės, Z. Genc Pollo, Ministėr i
Arsimit dhe Shkencės si edhe tė gjithė rektorėve tė
Universiteteve Shtetėrore dhe Private tė tjerta
lidhur me krijimin e mundėsive qė studentėt tė
votojnė nė vendet e tyre tė banimit. Nė kėtė kuadėr
KSHH vėren se me ndryshimet qė i janė bėrė Kodit
Zgjedhor me ligjin nr. 9676, datė 13.01.2007, janė
shfuqizuar tė gjitha dispozitat ku bėhet fjalė pėr
Regjistrin e Pėrkohshėm dhe si rrjedhim edhe
hartimin e listave me zgjedhės me vendėqėndrim tė
pėrkohshėm.
Sa mė sipėr,
KSHH ka sugjeruar qė tė krijohet mundėsia qė nė
periudhėn 16-19 shkurt 2007, tė mos caktohen provime
ose detyrime tė tjera mėsimore, nė mėnyrė qė
studentėt tė votojnė nė vendet e tyre tė banimit,
atje ku kanė Regjistrin themeltar tė banimit nė
zyrat pėrkatėse tė gjendjes civile.
|