KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit pėrfundoi sesionet trajnuese me administratėn e institucionit tė paraburgimit Lezhė

 

28.06.2007 

Nė datat 31 Maj - 1 Qershor 2007, nė ambjentet e institucionit tė paraburgimit Lezhė, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) organizoi sesionin e pestė dhe tė fundit trajnues[1] me administratėn e kėtij institucioni. Temat kryesore ku u pėrqėndrua sesioni ishin: hartimi i protokolleve specifike pėr disa situata tė rėnda nė institucion, hartimi i programeve tė veēanta ditore pėr kategori tė ndryshme tė paraburgosurish me njė fokus tė veēantė tė miturit si edhe dhėnia e rekomandimeve lidhur me projektet e punėsimit tė hartuara nga grupi i punės i burgut tė Lezhės. Gjatė kėtij aktiviteti u zhvillua vlerėsimi me shkrim i pėrgjithshėm i sesioneve trajnuese tė realizuara nga KShH me tė gjithė pjesėmarrėsit nė kėto aktivitete. Grupi synues i sesionit ishte: stafi i nivelit tė lartė dhe tė mesėm menaxhues i regjimit tė paraburgimit duke pėrfshirė dhe shefat e personelit civil dhe me uniformė dhe tė gjithė pėrfaqėsuesit e sektorit tė edukimit tė kėtij paraburgimi[2]. Ekspertėt z. Jan van den Brand dhe z. Cees Boeij, tė dy Drejtorė tė Pėrgjithshėm nė shėrbimin e burgjeve holandeze ofruan ekspertizėn dhe pėrvojėn e tyre nė kėtė sesion. KShH u pėrfaqėsua nga znj. Edlira Papavangjeli, Koordinatore Programesh e cila moderoi kėtė veprimtari.

 

Ekspertėt i ofruan pjesėmarrėsve modele tė protokolleve tė shkruara pėr disa situata tė rėnda nė institucionet e paraburgimit dhe nė burgje tė tilla si protokolle tė integritetit, tė vetvrasjeve, sėmundjeve ngjitėse etj. Ata shpjeguan avantazhet e pajisjes me protokolle tė qarta dhe transparente pėr tė gjithė stafin nė institucionet penitenciare dhe ēfarė mund tė ndryshohet pėr institucionin e Lezhės. Njė kohė e konsiderueshme nė kėtė trajnim iu kushtua pasurimit tė programit ditor dhe programit javor ekzistues tė rregjimit tė paraburgimit tė Lezhės dhe bėrja e tyre sa mė fleksibėl pėr nevojat e grupeve tė veēanta tė paraburgosurish si nė rastin e tė miturve. Ekspertėt gjithashtu ofruan rekomandime mbi programe tė tipeve tė ndryshme si pjesė integrale e progameve ditore dhe javore. Pjesėmarrėsit tė ndarė nė grupe pune hartuan njė tip protokolli i cili do tė pėrdoret nė institucionin e Lezhės nė rast tė situatave tė ndryshme lidhur me vetvrasjet. Krahas kėsaj, grupet e punės punuan nė hartimin e tre propozimeve tė ndryshme pėr pėrmirėsimin e programit ditor tė institucionit tė paraburgimit Lezhė tė cilat u diskutuan dhe u komentuan edhe nga ekspertėt pjesėmarrės.

 

Nė pėrputhje me kėrkesėn e nivelit tė lartė menaxhues tė institucionit tė paraburgimit Lezhė, dita e dytė u pėrqėndrua nė analizimin tėrėsor pėrmes metodės SMART dhe SWOT nga ana e ekspertėve tė dy projekt-propozimeve tė punėsimit tė hartuara nga njė grup pune i kėtij institucioni. Pjesėmarrėsit u pajisėn me njohuri dhe aftėsi nė vlerėsimin nė tė ardhmen tė propozimeve tė tilla me qėllim pėr t’i bėrė ato sa mė shumė specifike, tė matshme, tė pranueshme, realiste dhe tė kufizuara nė kohė.

 

Nė pėrputhje me vlerėsimet me shkrim tė tė gjithė sesioneve trajnuese tė realizuara nė njė periudhė njė vjeēare me stafin bazė me uniformė tė institucionit tė paraburgimit Lezhė, rreth 80% e pjesėmarrėsve i vlerėsuan kėto seminare si shumė tė dobishme pėr punėn e tyre tė pėrditshme. Ata i konsideruan kėto seminare trajnuese si njė mundėsi e mirė ku praktika ishte ndėrthurur shumė mirė me teorinė. Tė gjithė pjesėmarrėsit shprehėn se kanė pėrfituar shumė nga kėto seminare nė punėn e tyre tė pėrditshme dhe se kėto trajnime duhet tė jenė pjesė e rritjes sė kapaciteteve tė tyre profesionale nė tė ardhmen.


 

[1] Ky sesion pune u realizua nė kuadėr tė projektit tė KSHH-sė “Drejtimi i Paraburgimit nga kėndvėshtrimi i tė drejtave tė njeriut” financuar nga Fond i Demokracisė dhe tė Drejtave tė Njeriut, Departamenti i Shtetit, Sh. B. A.

[2] Me kėtė session trajnues, KShH finalizoi raundin e trajnimeve qė KShH zhvilloi me administratėn e institucionit tė paraburgimit Lezhė gjatė vitit 2006-2007. Qėllimi kryesor i kėsaj veprimtarie ishtė tė krijohet njė model mirė-menaxhimi tė sistemit tė paraburgimit nė vendin tonė.

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007