KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata pėr Kulturė Demokratike, Koalicioni Shqiptar Kundėr Korrupsionit, Grupi Shqiptar pėr tė Drejtat e Njeriut,  Lėvizja MJAFT,  Zyra per Mbrojtjen e Qytetarėve, KRIIK Albania, Qėndra Shqiptare e tė Drejtave tė Njeriut, Instituti Shqiptar per Zhvillimin e Sistemit te Zgjedhjeve

 Tiranė, mė 30 Janar 2007

Deklaratė pėr Shtyp

 

Partitė dhe kandidantėt e tyre tė zbatojnė kodin zgjedhor dhe kodin e Sjelljes

 

Organizatat vėzhguese pėr monitorimin e Kodit tė Sjelljes pėr organet e qeverisjes vendore tė 18 shkurtit 2007, tė iniciuar nga Presidenti i Republikės dhe tė pranuar nga forcat politike pjesėmarrėse nė kėto zgjedhje, kanė vėzhguar respektimin e disa aspekteve tė Kodit tė Sjelljes dhe tė Kodit Zgjedhor qė nga fillimi i fushatės zgjedhore.

 

Ato konstatojnė se qė nė fillim tė fushatės binte nė sy gjuha e ashpėr dhe cėnimi i jetės private tė kandidatėve. Pas kėsaj nė pėrgjithėsi vihet re njė rėnie e gjuhės sė urrejtjes.

 

Ka pėrpjekje pozitive nga media pėr tė pasqyruar jo vetėm fushatat  dhe programet e kandidatėve dhe partive, por edhe pėr informimin e publikut.

 

Organizatat nėnshkruese tė kėsaj deklarate pėrshėndesin inisiativėn e pėrbashkėt tė zėdhėnėseve tė disa partive politike pėr fushatėn elektorale dhe mbeshtesin ēdo iniciativė qė do t’i shėrbente  zhvillimit tė njė fushate tė ligjshme dhe kulturuar.

 

Megjithė zhvillimet pozitive ne vėrejmė se:

  • Nuk ka transparencė tė financimeve dhe sponsporizimeve tė marra nga kandidatėt. Madje partitė politike nuk kanė bėrė ende publike edhe shpenzimet financiare tė zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005.

  • Vihet re pėrdorimi i fondeve publike tė institucioneve shtetėrore. Nė disa rrethe, administrata shtetėrore dhe vendore detyrohet tė angazhohet nė fushatė.

  • Drejtues tė administratės publike, nė kundėrshtim me statusin e tyre dhe ligjin, marrin pjesė nė fushatat e kandidatėve tė ndryshėm.

  • Kandidatė pėr kryetar bashkie nė rrethet Korēė, Lezhė, Shkodėr, etj, presin shiritat e inagurimit tė investimeve tė qeverisė, tė ndėrtuara me paratė e buxhetit tė shtetit dhe taksat e qytetarėve.

  • Nė disa qytete si: Fier, Durrės, Vlorė janė shėnuar incidente tė panevojshme mes simpatizantėve tė partive pėr pėrbėrjen e komisioneve.

  • Nė qytetet Gjirokastėr, Tiranė, Elbasan, Lushnje janė vėnė re mosmarrėveshje pėr vendosjen e posterave tė kandidatėve.

  • Ka kandidatė qė mbajnė poste tė larta zyrtare, tė cilėt nuk kanė dhėnė dorėheqje, si nje akt moral i mirėpritur. Ata pėrdorin autoritetin, postin dhe mjetet e shtetit pėr fushatėn elektorale.

  • Nė spotet televizive vihet re njė keqpėrdorim i institucioneve shtetėrore pėr qėllime elektorale tė kandidatėve tė veēantė.

  • Nė listat e kėshilltarėve janė pėrfshirė persona nėn hetim dhe tė shkarkuar pėr shkelje tė ligjit. Veprime tė tilla janė tė papranueshme moralisht, ndonėse ne respektojmė parimin e prezumimit tė pafajėsisė.

  • Disa kandidatė nė fushatat e tyre akuzojnė kundėrshtarin politik duke shkelur parimin e prezumimit tė pafajėsisė.

  • Partitė politike nuk po bėjnė aq sa duhet pėr sensibilizimin e qytetarėve  lidhur  me listat, vendin e shpalljes sė tyre, numrin e votuesit, pėrdorimin e ēertifikatave dhe vendodhjen e qendrave tė votimit.

Bazuar nė kėrkesat e Kodit Zgjedhor, tė Kodit tė Sjelljes dhe nė kėrkesėn pėr realizimin e zgjedhjeve tė lira, tė ndershme dhe demokratike, organizatat tona vėzhguese i bėjnė thirrje partive politike dhe kandidatėve tė tyre: 

  • Partitė politike tė respektojnė Kodin Zgjedhor dhe Kodin e Sjelljes duke u bėrė thirrje publike kandidatėve e strukturave tė distancohen nga veprimet abuzive.

  • Qeveria dhe opozita tė nxisin kandidatėt pėr njė ndarje tė qartė tė tyre nga konfliktet e interesit.

  • Media tė thellojė paanshmėrinė dhe tė mbajė qėndrim ndaj veprimeve negative qė shfaqen nė fushatat e kandidatėve.

  • Institucionet shtetėrore tė mos lejojnė keqpėrdorimin e tyre nė fushatė.

  • Partitė politike dhe kandidatėt e tyre tė mos bėjnė premtime jo reale dhe tė parealizueshme por tė pėrqėndrohen nė projekte konkrete pėr zhvillimin e njėsive vendore ku ata kandidojnė.

  • Partitė politike tė respektojnė vendet e pėrcaktuara nga organet e qeverisjes vendore pėr vendosjen e posterave tė subjekteve zgjedhore.

  • Partitė politike tė pėrshihen nė informimin e simpatizantėve tė tyre pėr nevojėn e rishikimit tė listave, tė vendit tė shpalljes sė tyre, tė ushtrimit tė sė drejtės sė rishikimit dhe korrigjimit tė tyre.

  • Partitė politike tė angazhohen, nė kohė dhe seriozisht, pėr hartimin e listės sė anėtarėve tė komisioneve tė qėndrave tė votimit dhe tė anėtarėve tė grupeve tė numėrit tė votave.

  • Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve tė marrė masa pėr trajnimit e anėtarėve tė qėndrave tė votimit dhe tė komisioneve tė numėrimit tė votave.

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007