|
Memorandum bashkėpunimi pėr
monitorimin e progresit tė integrimit europian tė
Shqipėrisė
26.02.2007
Nė datėn 26 Shkurt 2007, Fondacioni
i Shoqėrisė sė Hapur pėr Shqipėrinė-Soros, Komiteti
Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Studimeve
Ndėrkombėtare dhe Qendra Europiane nėnshkruan sė
bashku me Ministrinė e integrimit Memorandumin e
bashkėpunimit pėr monitorimin e marrėdhėnieve
BE-Shqipėri nė kuadėr tė procesit tė integrimit
europian[1].
Gjatė ceremonisė sė nėnshkrimit tė dyja palėt
shprehėn angazhimin e tyre pėr nxitjen e monitorimit
tė shoqėrisė civile nė procesin e integrimit
europian tė vendit. Ministrja e integrimit, znj.
Arenca Trashani, vlerėsoi pjesėmarrjen e shoqėrisė
civile nė kėtė proces dhe shprehu gatishmėrinė e
institucionit qė drejton pėr pėrcjelljen e ēdo
informacioni tė nevojshėm. Pėrfaqėsuesit e
organizatave monitoruese tė progresit tė integrimit
europian tė Shqipėrisė theksuan rėndėsinė e
pėrfshirjes sė shoqėrisė civile nė monitorimin e
kėtij procesi si njė faktor i cili do tė rrisė
pėrgjegjėsinė dhe ndėrgjegjėsimin e institucioneve
shtetėrore dhe transparencėn nė informimin e
rezultateve tė arritura ndaj opinionit publik.
Bashkėpunimi i strukturave qeveritare me ato
joqeveritare nė kuadrin e pėrpjekjeve pėr integrimin
europian tė Shqipėrisė ėshtė rekomanduar edhe nga
ana e Komisionit Europian.
Pėr
mė shumė informacion shih:
Memorandumin e Bashkėpunimit
[1]
Ky memorandum bashkėpunimi realizohet nė
kuadėr tė projektit Monitorimi dhe
raportimi i progresit tė marrėdhėnieve
BE-Shqipėri i cili do tė zbatohet nga
Fondacioni i Shoqėrisė sė Hapur pėr
Shqipėrinė-Soros, Komiteti Shqiptar i
Helsinkit, Instituti i Studimeve
Ndėrkombėtare dhe Qendra Europiane.
|