|
Qėllimi i kėtij projekti ishte
informimi mė i mirė i publikut dhe ndėrgjegjėsimi i
tyre lidhur me tė drejtat e tyre ligjore nė procesin
zgjedhor si edhe nxitja e strukturave pėrgjegjėse
shtetėrore ose politike pėr tė realizuar brenda
afateve detyrimet ligjore tė pėrcaktuara nė Kodin
Zgjedhor me qėllim garantimin e njė procesi zgjedhor
demokratik, transparent dhe tė ndershėm.
Objektivat kryesore tė projektit:
-
Informimi dhe ndėrgjegjėsimi i
opinionit publik lidhur me tė drejtat e tyre nė
procesin zgjedhor.
-
Nxitja e zgjedhėsve pėr tė marrė
pjesėn nė procesin e rishikimit tė listave
paraprake tė zgjedhėsve dhe listave
pėrfundimtare si dhe pėr tė votuar nė mėnyrė tė
lirė, tė fshehtė dhe demokratike.
-
Informimi i zgjedhėsve lidhur me
procedurat e rregjistrimit dhe ankimimit, afatet
ligjore, detyrimet dhe pėrgjegjėsitė e tyre nė
procesin zgjedhor.
-
Sensibilizimi mbi detyrimet dhe
pėrgjegjėsitė ligjore qė burojnė nga dispozitat
e Kodit Zgjedhor pėr tė gjitha instancat
pėrgjegjėse shtetėrore ose politike duke filluar
nga anėtarėt e komisioneve zgjedhore, organet e
qeverisjes vendore, rektorėt e universiteteve,
dekanėt e fakulteteve si edhe deri tek partitė
politike.
Veprimtaritė
e zhvilluara nė kuadėr tė projektit:
-
Pėrgatitja e udhėrrėfyesit
Zgjedhėsit nė procesin zgjedhor i hartuar
nė formė pyetje-pėrgjigjesh, nė njė gjuhė tė
thjeshtė dhe tė kuptueshme pėr tė gjithė dhe i
botuar jo vetėm nė shqip, por dhe nė greqisht e
maqedonisht pėr ti ardhur nė ndihmė pakicave
kombėtare qė jetojnė nė Shqipėri dhe qė do tė
marrin pjesė nė procesin e votimit. Qėllimi i
pėrgatijes sė kėtij udhėrrėfyesi ishte informimi
i zgjedhėsve lidhur me tė drejtat e tyre ligjore
nė procesin zgjedhor. Ky udhėrrėfyes ėshtė
botuar nė 6000 kopje dhe ėshtė shpėrndarė nė tė
gjithė rrethet e Shqipėrisė, nė fakultete si
edhe nė ato krahina ku jetojnė minoritetet greke
dhe maqedonase nėpėrmjet gazetės Panorama,
korrespodentėve dhe aktivistėve tė KSHH-sė.
-
Pėrgatitja e katėr suplementeve
informuese tė botuar nė gazetėn Korrieri.
Suplementi i parė i botuar nė 14
Prill 2005 ėshtė pėrqėndruar nė garantimin
ligjor tė sė drejtės kushtetuese tė zgjedhėsve,
tė drejtės sė votės si edhe nė pėrgjegjėsinė qė
kanė personat e ngarkuar me administrimin e
zgjedhjeve sipas Kodit Penal. Gjithashtu, nė
kėtė suplement ėshtė pėrfshirė njė intervistė e
Ministrit tė Pushtetit Vendor dhe tė
Decentralizimit lidhur me hartimin e listave
paraprake tė zgjedhėsve, debatet dhe
vėshtirėsitė nė hartimin e tyre dhe njė
intervistė e Kryetarit tė Komisionit Qendror tė
Zgjedhjeve lidhur me shkeljen e afateve ligjore
nga ana e partive politike pėr ngritjen e
komisioneve zgjedhore.
Suplementi i dytė i botuar nė 21 Prill 2005
i ėshtė kushtuar tė drejtės sė studentėve pėr tė
votuar nė vendqėndrimet e tyre dhe masat e
ndėrmarra nga rektorėt e universiteteve dhe
dekanėt e fakulteteve pėr tė garantuar kėtė tė
drejtė. Pėr kėtė qėllim janė kryer intervista tė
shumta me studentė dhe me rektorė tė
universiteteve nė rrethe tė ndryshme tė vendit.
Nė kėtė suplement janė pasqyruar tė gjitha
afatet ligjore tė parashikuara nė Kodin Zgjedhor
si edhe ėshtė botuar njė deklaratė e KSHH-sė
lidhur me mosrespektimin e afatit ligjor pėr
shpalljen e listave paraprake tė zgjedhėsve.
Suplementi i tretė i botuar nė 18 Maj 2005
fokusohet nė faktorėt qė pengojnė ngritjen nė
kohėn e caktuar nga ligji tė komisioneve
zgjedhore, pasojat e dėmshme qė mund tė sjellin
vonesa tė tilla nė realizimin e zgjedhjeve tė
lira, tė ndershme dhe trasparente. Gjithashtu,
nė kėtė suplement trajtohet dhe ēėshtja e
krijimit tė grupeve tė numėrimit tė votave,
detyrat e tyre dhe afati ligjor brenda sė cilės
duhet tė paraqiten propozimet e partive politike
pėr anėtarėt e grupeve tė numėrimit tė votave.
Pėr kėto ēėshtje janė marrė opinionet e
Kryetarit tė KQZ-sė dhe njė pėrfaqėsuesi tė
Partisė Demokratike.
Nė suplementin e katėrt tė botuar nė 26 Maj
2005 trajtohet fillimi i fushatės zgjedhore,
finacimi i saj me trasparencė, ankimimet nė
rrugė administrative dhe gjyqėsore. Gjithashtu,
nė njė material tė veēantė theksohet roli i
vėzhguesve nė vėzhgimin e procesit zgjedhor, tė
drejtat dhe detyrat e tyre dhe pėr kėtė qėllim
ėshtė botuar dhe njė deklaratė e KSHH-sė lidhur
me kufizimin e tė drejtės sė vėzhgimit tė
vėzhguesve vendas nė pėrputhje me ndryshimet e
bėra Kodit Zgjedhor.
Impakte tė projektit:
-
Informimi dhe ndėrgjegjėsimi i opinionit publik
lidhur me tė drejtat e tyre nė procesin
zgjedhor.
-
Nxitja e zgjedhėsve pėr tė marrė pjesė nė
procesin e korrigjimit tė listave paraprake tė
zgjedhėsve dhe listave pėrfundimtare, nė
procesin e ankimimit dhe tė rregjistrimit nė
gjykatė si edhe pėr tė marrė pjesė nė procesin e
votimit.
-
Informimi i zgjedhėsve lidhur me afatet ligjore
brenda tė cilave ata mund tė ushtrojnė tė
drejtat e tyre.
-
Nėpėrmjet aktiviteteve tė kryera nė kuadėr tė
kėtij projekti i ėshtė kushtuar njė kujdes mė i
madh pakicave kombėtare nė Shqipėri dhe
informimit lidhur me tė drejtat e tyre nė
procesin zgjedhor nėpėrmjet pėrgatitjes sė
udhėrrėfyesit Zgjedhėsit nė procesin zgjedhor
nė gjuhėn maqedonase dhe greke.
-
Njė
kujdes i veēantė i ėshtė kushtuar informimit tė
studentėve lidhur me tė drejtat e tyre nė
procesin zgjedhor dhe sidomos mbi procedurat e
rregjistrimit nė rast se ata duan tė votojnė nė
vendqėndrimet e tyre.
-
Nxitja dhe sensibilizimi i strukturave
pėrgjegjėse shtetėrore dhe politike lidhur me
detyrimet dhe afatet ligjore qė burojnė nga Kodi
Zgjedhor tė cilat duhen pėrmbushur pėr arritjen
e zgjedhjeve tė lira, tė ndershme dhe
demokratike.
|