|
Komiteti Shqiptar i Helsinkit monitoron
pjesėmarrjen e minoriteteve nė vendimarrjen vendore
04.03.2008
Nė kuadėr tė
kontribuimit tė tij pėr njė respektim mė tė mirė tė
tė drejtave tė minoriteteve dhe komuniteteve nė
nivel vendor dhe rritjen e pjesėmarrjes sė tyre nė
vendimarrjen vendore, Komiteti Shqiptar i Helsinkit
(KSHH) realizoi njė anketim tė qytetarėve, tė
punonjėsve tė administratės dhe anėtarėve tė
Kėshillit Bashkiak, Elbasan lidhur me aksesin e
pėrfaqėsuesve tė minoriteteve nė shėrbimet qė ofron
Bashkia.
Nė pėrfundim
tė anketimit tė qytetarėve dhe tė vetvlerėsimit tė
Bashkisė Elbasan rezultoi se:
Nė
pėrgjithėsi, nė bashkinė e Elbasanit ekziston njė
bashkėjetesė paqėsore dhe tolerancė mes minoriteteve
dhe komuniteteve qė banojnė nė tė. Megjithatė, sipas
tyre ka shfaqje tė diskriminimit tė minoritetit Rom.
Ndjeshmėria e qytetarėve pėr kėtė problem ėshtė e
lartė.
Megjithė
vlerėsimin pozitiv tė qytetarėve, Bashkia e
Elbasanit nuk ka arritur ende tė gėzojė nivel tė
kėnaqshėm tė besimit tė qytetarėve nė lidhje me
garantimin e mbrojtjes sė tė drejtave tė pakicave
dhe komuniteteve qė banojnė nėn juridiksionin e
kėsaj Bashkie.
Qytetarėt dhe
punonjėsit e Bashkisė kanė pak njohuri nė lidhje me
trajtimin e ēėshtjeve tė minoriteteve nė pėrgjithėsi
dhe pėr rolin qė duhet tė luajė Bashkia e organet e
tjera pėr respektimin e tė drejtave tė pakicave.
Nga studimi del se shumė keqkuptime rreth pozitės
sė minoriteteve dhe tė drejtave tė tyre janė
rezultat i mungesės sė informacionit.
Shqetėsuese
perceptohet gjendja e pakicave dhe komuniteteve nė
lidhje me punėsimin, arsimin, pjesėmarrjen nė
vendimmarrje, strehimin, dhe shėndetėsinė e kujdesin
pėr grupe tė veēanta tė shoqėrisė. Nė kėtė kuadėr,
tė anketuari rekomandojnė marrjen e masave
shumėplanėshe nė nivel vendor nė kėto drejtime.
Arsimi
vlerėsohet si njė nga drejtimet nė tė cilėn duhen
marrė masa, edhe pse disa prej tė anketuarve
mendojnė qė parimi i barazisė duhet tė jetė parėsor
nė shoqėri. Kjo paqėndrueshmėri nė qėndrime, nxjerr
nė pah nevojėn e informimit dhe trajnimit tė
administratės publike lidhur me tė drejtat qė
gėzojnė pakicat nė njė shoqėri.
Punėsimi,
strehimi dhe arsimi pėrbėjnė fushat ku duhet tė
bėhet njė kujdes i veēantė nga ana e Bashkisė sė
Elbasanit. Pavarėsisht rezultateve pozitive tė
evidentuara pėrgjatė studimit, njė nga prioritetet e
organeve tė qeverisjes vendore duhet tė jetė
shmangja e fenomeneve diskriminuese ndaj
minoriteteve sidomos ndaj atij rom dhe komunitetit
egjiptian. Tė anketuarit rekomandojnė marrjen e
masave tė tilla si: informimi, masa me karakter
social ose hartimi i njė legjislacioni specifik
kundėr diskriminimit.
Qytetarėt e
anketuar vlerėsojnė marrjen e masave mbi bazėn e
gjendjes reale tė pakicave.
Qytetarėt
kėrkojnė qė tė gjenden forma sa mė tė shpejta dhe
efikase nė shkėmbimin e informacionit ndėrmjet
bashkisė dhe komuniteteve nė bashkinė e Elbasanit.
Pėr
pėrmirėsimin e pėrfaqėsimit nė nivel vendor, tė
anketuarit vlerėsojnė nevojėn e pėrmirėsimit tė
politikave tė veēanta tė punėsimit dhe arsimimit pėr
minoritetet, krijimin e sektorėve tė veēantė pėr
ēėshtjet e minoriteteve, ngritjen e komiteteve
kėshillues me anėtarė tė minoriteteve nė pėrbėrje.
Masat
pozitive shihen si njė nevojė pėr tu mundėsuar
minoriteteve gėzimin nė nivele tė kėnaqshme tė tė
drejtave ekonomike, sociale, arsimore dhe
pėrfaqėsimin realisht tė tyre nė organet e pushtetit
vendor. Pėrfaqėsimi me rezervime vendesh nė
Kėshillin Bashkiak pranohet gjerėsisht si njė tjetėr
mekanizėm qė do tė mund tė pėrmirėsojė pėrfaqėsimin
e minoriteteve.
Nisur nga
misioni i organeve tė qeverisjes vendore pėr tė
siguruar qeverisje nė njė nivel sa mė afėr shtetasve
ėshtė e nevojshme qė Bashkia Elbasan tė shtojė
kontaktet me qytetarėt.
Tė anketuarit
vlerėsojnė median e shkruar dhe elektronik si faktor
tė rėndėsishėm nė funksion tė bashkėjetesės sociale.
Sipas tyre, media duhet tė jetė mė e vėmendshme ndaj
shkeljes sė tė drejtave tė minoriteteve si dhe
rritjen e kontakteve tė saj me minoritetet qė
banojnė nė bashkinė e Elbasanit. |