KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Cilido punonjės ka tė drejtė pėr tė gėzuar kushtet e punės

 

11.02.2008

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH-sė) ka ndjekur me shqetėsim situatėn e rėndė nė minierėn e Bulqizės dhe nė sektorė tė tjerė tė jetės si: ndėrtim, uzina kimike dhe mekanike ku si pasojė e mungesė sė mbrojtjes nė punė kanė humbur jetėn disa punonjės.

 

KSHH-ja i shpreh ngushėllimet familjes sė minatorit qė humbi jetėn nė minierėn e Bulqizės dhe shpreh shqetėsimin sė raste tė tilla janė tė pėrsėritura brenda njė harku kohor tė shkurtėr.

 

KSHH-ja sjell nė vėmendje tė Qeverisė shqiptare, tė Ministrisė sė Ekonomisė  dhe Ministrisė sė Punėve dhe Ēėshtjeve Sociale se e drejta pėr kushte tė drejta pune ėshtė njė drejtė themelore  e sanksionuar qė nė Paktin e tė Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.

 

Ndonėse Shqipėria ka ratifikuar shumė instrumenta ndėrkombėtarė nė kėtė fushė mes tė cilave edhe Kartėn Sociale Europiane tė ndryshuar, nė sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė  shkelet rėndė e drejta pėr kushte pune dhe nuk janė marrė masa pėr mbrojtjen nė punė, vėnien para pėrgjegjėsisė punėdhėnėsit dhe dėmshpėrblimin e tė dėmtuarve ose familjarėve tė tyre.

 

Sipas nenit 2 tė Kartės Sociale Europiane tė ndryshuar, Qeveria Shqiptare ka marrė angazhimin qė tė eleminojė rreziqet dhe kushtet e pashėndetshme dhe kur kjo nuk ėshtė e mundur tė ulė kėto rreziqe nė mėnyrė tė mjaftueshme, tė nxjerrė rregullore shėndeti dhe sigurimi. Ndonėse kodi i punės (neni 40) sanksion se punėdhėnėsi detyrohet tė marrė masat e nevojshme mbrojtėse kundėr rreziqeve tė veēantė nė miniera, nė ndėrtim, nė industrinė kimike etj,   aksidentet e fundit tregojnė se ky detyrim nuk pėrmbushet.

 

KSHH-ja vėren se masat mbrojtėsė nė punė, aktet ligjore dhe nėnligjore qė ekzistojnė nė fushat e caktuara nuk njihen dhe nuk shqyrtohen me punonjėsit. Zbatimi formal i procedurave tė njohjes nuk mund tė justifikojė faktin se punonjėsit janė njohur me to dhe se kėta tė fundit janė pėrgjegjės pėr aksidentet qė pėsojnė.

 

Me keqardhje KSHH-ja vėren se masat parandaluese nga aksidentet janė tė dobėta dhe se reagimi i institucioneve pėrgjegjėse ėshtė i pjesshėm dhe vetėm kur ndodhin aksidentet.

 

 

 

 Nė kuadėr tė mbrojtjes sė tė drejtave tė punonjėsve, Komiteti Shqiptar i Helsinkit:

 

  1. I bėn thirrje Qeverisė Shqiptare tė ndėrmarrė hapa konkrete dhe tė shpejtė nė drejtim tė kontrollit tė respektimit tė mbrojtjes nė punė, jo vetėm nė minerėn e Bulqizės, por edhe nė sektorėt e ndėrtimit, tė industrisė sė kėpucėve, industrisė kimike etj; tė kontrollojė dhe tė vlerėsojnė nėse punėdhėnėsit kanė marrė masa konkrete pėr mbrojtjen nė punė nga rreziqet dhe sėmundjet profesionale.

  2. KSHH-ja i drejtohet institucioneve pėrgjegjėse qė tė ushtrojnė kontroll te punėdhėnesit pėr tė parė shkallėn e kualifikimit tė punėmarrėsve dhe nėse ka programe tė kualifikimit fillestar dhe vazhdues tė tyre, ka informime periodike pėr kushtet e punės dhe rreziqet e tyre dhe nėse kanė marrė masat e nevojshme pėr tė shmagur kėto rreziqe.

  3. KSHH-ja i rekomandon Kėshilli Kombėtar tė punės qė tė ndėrmarrė konsultime lidhur me politikat e formimit profesional dhe mbrojtjes sė punėmarrėsve, higjenėn dhe sigurimin teknik nė tė gjithė sektorėt, por nė mėnyrė tė veēantė nė sektorėt mė problematikė. 

  4. KSHH-ja i rekomandon Inspekoriatit tė Punės tė ushtrojė kontroll lidhur me sigurimin nė punė tė punonjėsve qė punojnė nė sektorė tė tillė dhe tė sigurimit tė jetės dhe tė shendetit nė rast aksidentesh. Nė jo pak raste personat e aksidentuar dhe familjarėt e tyre nuk kompesohen nė rast aksidenti ose sėmundje profesionale. 

  5. KSHH-ja i bėn thirrje Ministrisė sė Punėve dhe Ēėshtjeve Sociale qė nė bashkėpunim me Ministrinė e Shendetetėsisė tė rrisin kontrollin lidhur me mbrojtjen e punonjėsve nga sėmundjet profesionale.  

  6.  KSHH-ja i bėn thirrje ēdo inspektori pune qė para se tė japė leje pėr vėnien nė punė tė njė ndėrmarrje ose hapjen e mjedisit tė punės duhet tė kontrollojė dhe tė zbatojė me korrektesė zbatimin e rregullave tė mbrojtjes nė punė. Organet kompetente nuk duhet tė liēensojnė fima private nėse ato nuk respektojmė kėrkesat e kodi tė punės. 

  7. Gjithashtu, KSHH-ja u rekomandon institucioneve pėrgjegjėse rritjen e kontrollit pėr tė evidentuar dhe parandaluar punėsimin e fėmijėve nė moshė nė sektorė ku nuk lejohet punėsimi i tyre ose kushtet e punės si qėndrimi dhe lėndėt qė pėrdoren janė tė dėmshme pėr shėndetin e tyre. 

  8. KSHH-ja i rekomandon sindikatave tė punonjėsve tė rrisin vėmendjen e tyre lidhur me kushtet qė pėrmbajnė kontratat kolektive tė punės, tė mos tolerojnė parashikimin e rregullave tė buta tė mbrojtes nė punė nė kėmbim tė rritjes sė pagės sė punonjėsve.

 

KSHH-ja beson se me njė angazhim tė tėrė strukturave pėrkatėse dhe njė respektim mė tė mirė tė tė drejtave dhe detyrime, jeta dhe shendeti i punonjėsve do tė mund tė mbrohet.

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007