|
MJEKĖT DHE
PERSONELI MJEKĖSOR KĖRKOJNĖ MBROJTJE TĖ VEĒANTĖ
12.04.2008
Nė orėt e para tė mengjesit tė datės
11 prill 2008, z. Ali Rifatllari, mjek kirurg
kardiolog nė Qėndrėn Spitalore Nėnė Tereza u godit
me thikė nė mėnyrė tė befasishme nga njė person qė
thuhet se ėshtė me precedentė penale dhe i sėmurė,
por qė nuk ėshtė mbyllur nė njė institut pėrkatės
pėr personat me rrezikshmėri shoqėrore. Komiteti
Shqiptar i Helsinkit (KShH-ja) ka bindje se tė dhėna
tė tilla do tė jenė objekt hetimi nga organi i
prokurorisė.
Njė grup i KShH-sė, shkoi nė spital
dhe nė takim me personelin mjekėsor u informua se
mjeku i plagosur i ėshtė nėnshtruar menjėherė
operimit tė nevojshėm, ėshtė nė trajtim intesiv dhe
jashtė rrezikut pėr jetėn. KShH-ja i uron mjekut
dhe familjes sė tij njė shėrim tė shpejtė dhe
vazhdim tė kryerjes sė misionit tė tij tė
rėndėsishėm dhe human nė shėrbim tė shpėtimit tė
jetėve tė njerėzve.
Por duke marrė shkas nga ky rast,
KShH-ja shpreh keqardhjen se raste qė kanė vėnė nė
rrezik jetėn dhe shėndetit tė mjekėve dhe tė
personelit shėndetėsor kanė ndodhur edhe nė tė
kaluarėn, ndėrsa masat e marra nga organet pėrkatėse
shtetėrore kanė qėnė tė pėrkohshme dhe tė cunguara.
KShH-ja e shikon tė nevojshme tė
evidentojė faktin se nė praktikėn e pėrditshme dhe
nė momente tė caktuara, kontributi i personelit
shėndetėsor ka qėnė pozitiv dhe pėr tu vlerėsuar.
Ata kanė qėnė tė gatshėm, duke punuar
ditė dhe natė pėr tė shpėtuar jetė njerėzish dhe pėr
tė dhėnė atyre ndihmėn e shpejtė, megjithė mangėsitė
e infrastrukturės nė spitalet shqiptare dhe mungesės
sė theksuar tė medikamenteve tė domosdoshme dhe
paisjeve tė nevojshme.
Duke marrė shkas nga ky rast, KShH-ja
I bėn thirrje Qeverisė Shqiptare dhe Ministrisė sė
Shėndetėsisė tė vlerėsojnė me seriozitet gjendjen nė
institutet tona shėndetėsore.
KSHH-ja i bėn thirrje Ministrisė sė
Shėndetėsisė tė marrė masa pėr krijimin e mjediseve
tė mjaftueshme shėndetėsore pėr trajtimin e
personave tė sėmurė mendorė dhe qė paraqesin
rrezikshmėri pėr shoqėrinė dhe vetė familjen.
KSHH-ja kėrkon nga organet e
drejtėsisė tė vlerėsojnė me seriozitet rastet e
gjykimit tė personave qė kryejnė krime dhe qė
paraqesin ērregullime mendore, tė zbatojmė masat
mjekėsore me mjekim tė detyruar.
KSHH-ja i bėn thirrje Ministrisė sė
Shėndetėsisė tė garantojė mbylljen nė institucionet
shėndetėsore tė personave qė paraqesin rrezikshmėri
pėr shoqėrinė dhe vetė familjen dhe pėr tė cilėt ka
njė vendim gjyqėsor.
KShH-ja i sugjeron organeve tė
Ministrisė sė Brendshme qė tė forcojė mekanizat
mbikqyrės nė organet shėndetėsore, nė mbrojtjen e
rregullit, qetėsisė dhe parandalimin e veprave
kriminale nė mjediset spitalore dhe rreth tyre.
|