|
Fjala e lirė
nuk mposhtet me dhunė
14.03.2008
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
shpreh indinjatėn e tij pėr dhunėn e ushtruar mė 10
Mars tė kėtij viti, nga deputeti Tom Doshi ndaj
gazetarit Besar Likneta qė punon pėr agjensinė
rajonale BIRN (Balkan Investigative Reporting
Network).
KSHH e shikon tė nevojshme tė reagojė
publikisht jo vetėm sepse veprime tė tilla janė
ligjėrisht tė dėnueshme, por edhe pėr faktin sepse
ato cėnojnė lirinė e shtypit e drejtė kjo e
sanksionuar nė Kushtetutėn tonė.
KSHH e dėnon kėtė akt gjithashtu edhe
pėr faktin se ai u krye nga njė deputet qė ka pėr
detyrė jo vetėm tė respektojė funksionin e gazetarit
por edhe tė mbrojė fjalėn e lirė.
Pėr KSHH-nė edhe motivi i ushtrimit
tė dhunės ndaj gazetarit Besar Likneta ėshtė i dobėt.
Z. Doshi zgjodhi mėnyrėn mė brutale pėr tju
pėrgjigjur kritikės publike duke mos pėrfillur
kėshtu tė drejtėn e medias qė tė informohet dhe tė
informojė, tė investigojė dhe tė denoncojė.
Akti i dhunės ndaj gazetarit nė njė
vėnd publik shpreh nė tė njėjtėn kohė edhe konceptin
e gabuar dhe tė papranueshėm se personi me imunitet
mund tė kryejė pa u ndėshkuar edhe veprime arbitrare
gjė qė vjen nė kundėrshtim me parimin kushtetues se
para ligjit janė tė gjithė tė barabartė.
Funksionarėt e shtetit, politikanėt
dhe deputetėt duhet tė jenė veēanėrisht tė
vemėndshėm ndaj kritikave tė medias edhe nė rastet
kur ato mund tė jenė tė ashpra.
Tė emėruar apo tė zgjedhur nė kėto
funksione ata janė tė detyruar tė zbatojnė me
rigorozitet ligjin, tė ruajnė pastėrtinė e figurės
sė tyre morale, tė mos kritikojnė dhe tė mos
pranojnė priviligje abuzive dhe tė kundėrligjshme.
Media ka njoftuar se deputeti Doshi
pėr aktin e kryer ka kėrkuar falje. Megjithėse ky
ėshtė njė gjest elementar reflektimi, KSHH mendon se
organet kompetente do tė duhej tė hetonin me
shpejtėsi dhe objektivitet kushtet, rrethanat dhe
motivet qė ēuan deri nė ushtrimin e dhunės ndaj
gazetarit qė kryente detyrėn e tij publike dhe
profesionale.
|