|
Tragjedi me
pasoja tepėr tė rėnda
16.03.2008
Dje nė datėn 15 Mars
2008, shpėrthimi i fuqishėm i municioneve nė fshatin
Gėrdec tė Bashkisė Vorė, shkaktoi disa viktima,
qindra tė plagosur dhe dėme tė jashtėzakonshme
materiale.
Komiteti Shqiptar i
Helsinkit (KShH) bashkohet me dhimbjen e madhe dhe
tė pazėvėndėsueshme tė familjarėve tė viktimave dhe
u shpreh atyre ngushėllimet e tija me tė sinqerta.
KSHH-ja dėshiron dhe
uron gjithashtu shėrimin e shpejtė tė tė gjithė tė
plagosurve dhe kthimin e tyre nė gjirin e familjes.
Nė kėto momente tė
vėshtira, kryesorja ėshtė marrja e masave urgjente,
efikase dhe tė koordinuara pėr tė reduktuar nė
maksimumin e mundshėm traumėn shpirtėrore tė mijėra
njerėzve si dhe dėmet e pallogaritshme qė ata kanė
pėsuar.
KShH ka ndjekur me
shqetėsim dhe vemendje transmetimet e vazhdueshme tė
medias elektronike dhe vlerėson nė mėnyrė tė veēantė
kontributin e saj. KShH-ja vlerėson angazhimin e
personelit mjekėsor dhe tė policisė dhe tė ushtrisė,
solidariteti e treguar nga shtetasit shqiptarė
brenda dhe jashtė vendit.
Sot, pėrfaqėsues tė
kėtij Komiteti u takuan me persona tė plagosur tė
shtruar nė spitale si dhe shumė familjarė dhe tė
afėrm tė tyre. Pasojat tragjike qė kishin pėsuar,
traumat qė kishin pėrjetuar nė momentet e kėsaj
tragjedie, pamjet tronditėse nga vendi i ngjarjes,
vėnia nė rrezik e jetės dhe pasurisė sė shumė
njerėzve kėrkojnė jo vetėm reflektim, por edhe njė
analizė tė thelluar dhe kritike nga ana e Qeverisė
Shqiptare dhe organet pėrkatėse tė saj pėr tė
arritur nė konkluzione tė drejta pėr shkaqet e kėsaj
katastrofe dhe pėrse ajo nuk u parandalua?!
KShH ėshtė nė dijeni
se organet kompetente kanė filluar ēėshtjen penale.
Nė kėto kushte, KShH nuk paragjykon pėrgjegjėsinė e
askujt, por si njė organizatė joqeveritare nė
mbrojtje tė tė drejtave tė shtetasve, ndėr tė cilat
e drejta pėr jetėn ėshtė themelore, i bėn thirrje
Qeverisė Shqiptare dhe organeve tė specializuara qė
shkaqet e kėsaj tragjedie tė sqarohen sa mė shpejt,
me objektivitet dhe transparencė pėr opinionin
publik.
Pėr KShH-nė nuk mund
tė lihen jashtė vėmėndjes faktet dhe tė dhėnat qė
kanė tė bėjnė me ngjarjen. Disa nga tė
intervistuarit e kontaktuar sot nga KSHH-ja shprehėn
indinjatėn e thellė pėr vendosjen e armatimit dhe
tė fabrikės sė ēmontimit tė tij nė njė zonė tė
populluar. Disa nga punonjėsit e kėsaj fabrike u
shprehėn se ishin tė patrajnuar, punonjės pa pėrvojė,
punonin nė tė zezė pėr shkak tė kushteve tė rėnda
ekonomike. Nga takimet me ta mėsuam se nė punė, nė
fundjave punonin edhe tė mitur dhe gra qė nuk
njihnin as rregullat elementare tė sigurimit.
Pėr KShH-nė,
pavarėsisht nga fakti se punonjėsit mund tė jenė tė
punėsuar nė sektorė shtetėrore apo privatė, ėshtė
shteti ai qė duhet tė garantojė jetėn dhe shėndetin
e tyre sepse ligjet dhe aktet nėnligjore tė
mbrojtjes dhe tė sigurimit nė punė janė tė
detyrueshme pėr tė gjithė dhe kėrkojnė kontroll tė
vazhdueshėm mbi zbatimin e tyre.
KShH konstaton se
autoritetet shtetėrore vihen nė lėvizje vetėm pasi
ndodhin aksidente ose tragjedi tė rėnda duke
nėnvlerėsuar kėshtu masat paraprake tė sigurimit nė
punė. Ngjarja e Dhėmblanit apo e ndonjė incidenti
tjetėr ishin sinjale qė duhet tė vlerėsoheshin nga
autoritetet pėrkatėse.
KShH sugjeron qė
papolitizuar problemin ėshtė urgjente tė pėrcaktohen
masat e domosdoshme qė ēmontimi dhe asgjesimi i
armatimit tė shumtė qė ndodhet nė vendin tonė tė mos
pėrbejė mė rrezik pėr jetėn dhe shėndetin e njerėzve.
|