KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Dhuna ndaj gazetarėve synon mposhtjen e fjalės sė lirė

 

21.05.2008

Sipas njoftimeve tė medias, nė qytetin e Burrelit ka ndodhur njė ngjarje e shėmtuar, brutale dhe e dėmshme. Gjyqtari i Gjykatės sė Shkallės sė Parė z.Murat Lleshi, para selisė sė gjykatės pėr t’ju shmangur disa sqarimeve qė kėrkoheshin lidhur me njė ēėshtje nga gazetari i “Fiks fare”, z.Ksenofon Ilia sė bashku me vėllain e tij me makinėn e tyre kanė goditur gazetarin, e kanė pėrplasur nė tokė dhe e kanė zvarritur pėr disa metra duke i shkaktuar dėmtime nė trup dhe sidomos nė tė dy kėmbėt. Ndihmėn e parė atij i ėshtė dhėnė nė spitalin e qytetit.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka parasysh se njė nga detyrat e medias ėshtė ajo e marrjes sė informacionit dhe tė transmetimit tė tij publikut tė gjerė.

 

Gazetari Ksenofon Ilia nėpėrmjet takimit me gjyqtarin dhunues desh tė sqaronte ēėshtjen e njė peticioni drejtuar atij nga banorėt e komunės Qukaj. Pėr t’iu shmangur takimit me gazetarin si rrjedhim edhe dhėnies sė informacionit pėrkatės me mospėrfillje dhe egėrsi ai rrezikoi shėndetin dhe jetėn e tij.

 

KShH dėnon ashpėr kėtė akt dhune ndaj gazetarit Ilia si edhe fyerjet ndaj grupit tė xhirimit aq mė tepėr sepse autor i kėsaj vepre tė dėmshme ėshtė personi i veshur me petkun e gjyqtarit qė ka pėr detyrė tė mbrojė nė pėrgjithėsi tė drejtat e shtetasve dhe nė veēanti lirinė e shtypit.

 

KShh ka besim se Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė dhe organet e ndjekjes do tė marrin masat pėrkatėse nė pėrputhje me ligjin.

 

Me kėtė rast, KShH e shikon tė nevojshme tė evidentojė faktin se presionet dhe aktet e dhunės ndaj gazetarėve nuk kanė qėnė tė pakta. Kėshtu, para disa ditėve nė afėrsi tė selisė sė Partisė Demokratike u ushtrua dhunė edhe ndaj gazetarit tė gazetės “Sot”, zv.kryeredaktorit z. Pėrparim Halilit.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreson se organet pėrkatėse do tė sqarojnė me efektivitet rrethanat e ngjarjes dhe motivet pėr tė cilat u krye ajo. Ka dyshime tė bazuara se z.Halili ėshtė goditur pėr shkak tė shkrimeve kritike tė gazetės “Sot” dhe vetė atij ndaj organeve shtetėrore.

 

KShH mendon se nėse njė shkrim i botuar nė kėtė apo atė organ shtypi pėrmban tė dhėna tė pasakta, mjeti demokratik ėshtė pėrgėnjeshtrimi dhe jo presioni dhe dhuna.  

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007