KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Mė tepėr kujdes pėr trajtimin e tė dėnuarave femra

 

22.01.2008

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH-ja), para disa ditėve vėzhgoi situatėn e respektimit tė tė drejtave tė grave qė vuajnė dėnimin nė Institucionin e Ekzekutimit tė Vendimeve Penale  “Ali Demi’, Tiranė.

 

Duke krahasuar gjendjen e mėparshme nė kėtė institucion konstatohen pėrmirėsime tė dukshme sidomos nė drejtim tė zbatimit tė programeve edukative dhe aktiviteteve tė ndryshme. Tė dėnuarat angazhoheshin nė punė tė ndryshme si: kuzhinė, kopshtari, punė dore. Shumė prej punėve artizanale tė krijuara nga tė dėnuarat ishin tė ekspozuara.

 

Megjithatė, KSHH-ja vėren mangėsi tė theksuara tė kushteve fizike dhe shkelje ligjore qė cėnojnė tė drejtat e tė dėnuarave. Disa prej shkeljeve janė serioze. Si tė tilla mund tė pėrmenden:

 

1.                  Infrastruktura nė seksionin e grave nuk kishte ndryshuar prej disa vitesh.  83 tė dėnuarat ishin vendosur nė dhoma prej 8 deri nė 10 persona, gjė qė bie ndesh me nenin 23 tė ligjit “Pėr tė drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim” Dispozita e mėsipėrme kėrkon qė burgu tė jetė ndėrtuar nė atė mėnyrė qė tė plotėsojė parametrat pėr njė jetė sa mė normale me qėllim qė nė dhoma tė vendosen sa mė pak tė dėnuar. Nga koha e miratimit tė ligjit tė mėsipėrm kanė kaluar 9 vjet dhe ende nuk janė zbatuar projekte tė reja ku nė dhoma tė mos ketė mė shumė se 4 tė dėnuar.

 

2.                  Nė kėtė institucion mungon mjeku gjinekolog. Sipas drejtuesve tė institucionit, ky pozicion pune nuk parashikohet nė organigramėn e institucionit. Nė nenin 29 tė ligjit tė mėsipėrm kėrkohet qė nė institucione tė tilla tė ketė shėrbim shėndetėsor qė t’i pėrgjigjet nevojave pėr ruajtjen e shėndetit tė tė dėnuarve, nė rastin konkret tė tė dėnuarave. Pėr KShH ėshtė shqetėsues fakti se nė Institucionin e Ekzekutimit tė Vendimeve Penale “Ali Demi” Tiranė ndodheshin 14 tė dėnuara qė shfaqin probleme tė rėnda mendore si skizofreni, ērregullime tė personalitetit. Nė kėto kushte, sipas diagnostikimit tė mjekut specialist ose tė komisionit tė posaēėm mjekėsor dhe nė pėrputhje me ligjin, tė sėmurė tė tillė duhet tė dėrgohen nė institucione tė specializuara aq mė tepėr qė mė kėtė institucion nuk ka mjek psikiatėr. Nga intervistat me punonjėset e rolit bazė tė regjimit tė brendshėm nė kėtė seksion, u informuam pėr shfaqje agresive tė kėtyre tė sėmurave ndaj personelit tė institucionit. Kjo e bėn tė domosdoshme marrjen e masave kuruese dhe parandaluese pėr trajtimin shėndetėsor  tė tė dėnuarave.

 

3.                  Nga intervistat me disa tė dėnuara dhe konstatimet nė vend, rezulton se tualetet ndodhen jo vetėm jashtė dhomave, por edhe nė gjendje tė keqe hijgeno-sanitare. Veē kėsaj, higjiena personale linte mjaft pėr tė dėshiruar pėr shkak tė mosfunksionimit tė dusheve, aq sa tė dėnuarat laheshin dy herė nė javė duke pėrdorur legen. KShH-ja e shikon tė nevojshme tė evidentojė faktin se mungesa, tė meta dhe shkelje tė tilla janė konstatuar edhe nė vėzhgimet e mėparshme.

 

Duke marrė shkas nga konstatimet e kėtij vėzhgimi, Komitetit Shqiptar i Helsinkit  i bėn thirrje Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve dhe Ministrisė sė Drejtėsisė qė tė vlerėsojė seriozisht ēėshtjen dhe tė marrė masat pėrkatėse pėr pėrmirėsimin e gjendjes.

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007