|
Filluan
trajnimet e personelit tė pėrzgjedhur rishtas nė
institucionet penitenciare
Mė 21-23 Prill
2008, KSHH-ja organizoi dy trajnime paralel tė
fokusuar tek punonjėsit me uniformė tė pėrzgjedhur
rishtas nė institucionin e Fushė-Krujės qė pritet
tė hapet sė shpejti. Objektivi kryesor i kėtyre
trajnimeve ishte rritja e aftėsive profesionale tė
personelit me uniformė tė institucionit duke i
pajisur ata me njohuri operacionale lidhur me
funksionimin e burgut nė praktikėn e pėrditshme dhe
trajtimin human dhe me dinjitet tė personave tė
privuar nga liria.
Ekpertėt
ndėrkombėtarė qė dhanė kontributin e tyre nė kėto
trajnime ishin Z. Boeij Cees, Z. De Groen Theo,
Z. Poll Kees, Z. Van Den Brand Jan, dhe Z. Verschure
Hattinga Joost. Temat qė u trajtuan nė kėto trajnime
ishin: misioni dhe vizioni i sistemit penitenciar nė
Shqipėri, struktura organizative e njė burgu,
kujdesi pėr personelin: pėrzgjedhja dhe trajnimet
bazė, aftėsitė profesionale dhe qėndrimet ndaj tė
dėnuarve, krijimi i njė klime tė sigurt, struktura e
komunikimit; pėrdorimi i forcės; menaxhimi i
konflikteve, diferencimi i tė dėnuarve, veprimtaritė
ditore; Kodi i Sjelljes si njė politikė e
integritetit nė burgje; tė dėnuarit dhe kontaktet me
botėn jashtė; politikat disiplinore;
kėrkesė-ankesat; protokollet e ndryshme lidhur me
vetėvrasjet, sėmundjet ngjitėse etj.
Pjesėmarrėsit morėn
pjesė nė disa diskutime nė grupe pune gjatė gjithė
programit si edhe nė vizitėn nė ambientet e
brendshme tė burgut. Gati 78 punonjės me uniformė u
trajnuan dhe u pajisėn me ēertifikata pėr
pėrfundimin me sukses tė kėtij trajnimi bazė. Bazuar
nė vlerėsimet e bėra nga pjesėmarrėsit pėr
trajnimet, kėto tė fundit pėrmbushėn objektivat e
tyre dhe u vlerėsuan maksimalisht pėr qasjen teorike
dhe praktike qė ato sollėn. |