KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Ritmet pėr reformėn zgjedhore duhen shpejtuar

 

24.01.2008

Duke patur parasysh se zgjedhjet periodike janė njė e drejtė themelore e shtetasve, si dhe faktin se nė vitin 2009 do tė zhvillohen zgjedhjet parlamentare, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH-ja) pėrshėndet angazhimin e forcave politike pėr bashkėpunim dhe konsensus pėr realizimin e shpejtė dhe me sukses tė reformės zgjedhore, element ky i rėndėsishėm pėr tė marrė ftesėn e anėtarėsimit nė NATO.

 

Megjithatė, KShH-ja si njė organizatė joqeveritare e angazhuar nė fushėn e respektimit tė tė drejtave tė shtetasve dhe nė monitorimin e zgjedhjeve periodike, shpreh disa shqetėsime mbėshtetur nė ndjekjen dhe vlerėsimin kritik dhe objektiv tė kėtij procesi.

 

1          Qysh nė muajin Maj tė vitit tė kaluar, ėshtė ngritur Komisioni i Posaēėm Parlamentar pėr reformėn zgjedhore. KSHH mendon se shtetasit shqiptarė dhe nė veēanti zgjedhėsit, kanė tė drejtė tė pyesin dhe tė informohen pėrse gjatė gjithė kėsaj kohe nuk janė hedhur hapa konkrete nė drejtim tė pėrmirėsimit tė legjislacionit zgjedhor?

 

2          Shtetasit shqiptarė kanė tė drejtė qė me transparencė tė informohen gjithashtu se kur do tė pėrfundojė procesi i prodhimit tė kartave tė identitetit dhe cili do tė ishte afati pėrfudnimtar i shpėrndarjes sė tyre, ēfarė po bėhet me sistemin e adresave dhe ē’masa paraprake do tė merren qė tė garantohet votimi i emigrantėve shtetas shqiptarė.

 

KSHH mendon se plotėsimi i detyrave tė mėsipėrme edhe pse ka karakter tekniko- administrativ nėse nuk realizohet nė kohėn e duhur mund tė shoqėrohet me pasoja tė dėmshme.

 

Duke patur parasysh rastet negative tė vėrtetuara nė zgjedhjet e mėparshme, KSHH sugjeron tė kalohet nga deklaratat politike dhe diskutimet e stėrzgjatura dhe pa rezultat, nė hapa konkrete konsensuale qė do tė pasqyroheshin nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė legjislacionit zgjedhor.

 

KSHH mendon se aktualisht duhen zgjidhur me urgjencė dy probleme kryesore qė do t’i shėrbenin zhvillimit pozitiv tė diskutimit dhe debatit pėr reformėn zgjedhore nė tėrėsi:

 

Sė pari, duhet vendosur pėr sistemin zgjedhor,

 

Sė dyti, duhet pėrcaktuar qartė cili do tė jetė funksioni, roli dhe pėrbėrja e administratės zgjedhore, duke filluar nga KQZ-ja deri tek komisonet mė tė ulta zgjedhore.

Kėto dhe ēėshtje tė tjera qė kanė lidhje me reformėn zgjedhore, vitin e kaluar janė bėrė objekt diskutimi edhe nė mbledhjet e disa organizatave joqeveritare, kontributi modest i tė cilave u shoqėrua me propozime konkrete.

 

KShH-ja sugjeron qė t’i jepet fund praktikės sė mėparshme qė ndryshimet nė Kodin Zgjedhor tė bėhen nė muajin ose muajt e fundit para zgjedhjeve, gjė qė ka ndikuar negativisht nė ecurinė e procesit zgjedhor.

 

KSHH sugjeron gjithashtu se meqė shtrohet problemi i njė reforme mė tė plotė zgjedhore nuk duhet lėnė jashtė vėmendjes edhe pjesa e Kodit Zgjedhor ku bėhet fjalė pėr referendumet. E themi kėtė sepse mendojmė se ky kapitull ka dispozita tė paqarta dhe tė pasakta qė kėrkojnė shtesa dhe riformulime me qėllim qė tė jenė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe nė pėrqasje me legjislacionin Europian.

 

KSHH shpreh bindjen se pėrmbushja e kėsaj detyre sidomos nė kushtet e tanishme ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė. Ėshtė pikėrisht kjo edhe njė nga arsyet qė kėrkon shmangien apo venitjen e interesave tė ngushta partiake. Reforma e shpejtė, por cilėsore do tė garantonte zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe tė pakontestuara.

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007