|
Rritja e bashkėpunimit ndėrmjet institucioneve
shtetėrore nė nivel lokal nė luftėn kundėr
migracionit tė parregullt
Organizuar
nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Kukės, mė 28
shkurt 2008
Nė datėn 28
shkurt 2008, KShH organizoi nė rrethin e Kukėsit njė
tryezė tė rrumbullakėt me qėllim rritjen e
ndėrgjegjėsimit dhe tė bashkėpunimit ndėrmjet
institucioneve shtetėrore nė nivel vendor pėr tė
parandaluar dhe luftuar fenomenin e kalimit tė
paligjshėm tė kufinjve. Gjithashtu, tryeza synoi tė
rrisė bashkėpunimin e institucioneve shtetėrore
vendore me aktorė tė ndryshėm tė shoqėrisė civile
pėr informimin dhe sensibilizimin mė tė mirė tė
qytetarėve mbi mundėsitė e migracionit tė ligjshėm.
Nė kėtė
tryezė morėn pjesė dhe kontribuan me pjesėmarrjen e
tyre pėrfaqėsues nga Drejtoria e Pėrgjithshme e
Policisė, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit,
pėrfaqėsues tė nivelit tė lartė tė institucioneve
shtetėrore nė nivel vendor si nga: Bashkia,
Prefektura, Kėshilli i Qarkut, Drejtoria e Policisė
sė Qarkut, Zyra Rajonale e Shėrbimit tė Punėsimit
dhe Shėrbimit Social si edhe pėrfaqėsues tė
organizatave jofitimprurėse vendase. Iniciativa u
ndėrmor nga KShH-ja nė kuadėr tė misionit tė tij pėr
sensibilizimin e qytetarėve me synim garantimin e
lėvizjes sė lirė e tė ligjshme tė tyre si dhe nė
pėrputhje me objektivat e vendosura nė Planin
Kombėtar tė Zbatimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit.
Disa nga
ēėshtjet e diskutuara nė tryezė ishin: faktorėt
nxitės tė migrimit tė parregullt si varfėria, niveli
i lartė i papunėsisė, mungesa e informacionit pėr
format e ligjshme tė migrimit; nevoja pėr rritjen e
vėmendjes ndaj rrethit tė Kukėsit dhe rretheve tė
tjera veriore nga institucionet shtetėrore, shoqėria
civile dhe donatorėt e huaj pėr pėrmirėsimin e
gjendjes ekonomike dhe zbutjen e papunėsisė; rritja
e aftėsive thithėse tė buxhetit shtetėror nga ana e
organeve vendore pėr trajtimin mė tė diferencuar tė
kėtij rrethi; bashkėpunimi me biznesin vendas pėr
nxitjen e punėsimit si dhe roli i Zyrės Rajonale tė
Shėrbimit tė Punėsimit nė hartimin dhe zbatimin e
politikave efikase tė punėsimit. Gjithashtu,
pjesėmarrėsit theksuan nevojėn se rritja e
ndėrgjegjėsimit qytetar pėr luftimin e migrimit tė
parregullt duhet tė realizohet pėrmes njė
bashkėpunimi mė efikas ndėrmjet autoriteteve
shtetėrore qėndore dhe vendore, aktorėve tė
shoqėrisė civile dhe medias.
KShH
pėrfundimet dhe sugjerimet kryesore tė tryezės ia
bėri tė njohura institucioneve pėrgjegjėse
shtetėrore me synim marrjen e masave konkrete pėr
garantimin e lėvizjes sė lirė dhe tė rregullt tė
qytetarėve.
Veprimtaria u
mundėsua falė mbėshtetjes financiare tė partnerėve
tė KShH, CORDAID dhe Komitetit Norvegjez tė
Helsinkit.
|