KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Njoftim pėr shtyp

 

Nė rrugėn pėr nė integrimin Europian, Shqipėria ka shumė pėr tė bėrė  pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut

 

Botohet raporti i Komitetit Shqiptar tė Helsinkit

pėr tė Drejtat e Njeriut nė Shqipėri, 2007

 

Tė nderuar Miq,

 

Ju lutem bashkėngjitur gjeni raportin e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit (KShH) pėr gjendjen e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri gjatė vitit 2007.

 

Nė kėtė raport, KShH trajton disa ēėshtje qė kanė qėnė objekt vėzhgimi, verifikimi ose monitorimi gjatė vitit tė kaluar si: aspekte qė kanė tė bėjnė me funksionimin e shtetit tė sė drejtės dhe pėrpjekjet pėr integrim nė Bashkimin Europian dhe NATO, reforma zgjedhore, respektimi i tė drejtave tė shtetasve nė komisariatet e policisė, vendet e paraburgimit dhe burgje, media, aksesi i publikut te drejtėsia, minoritetet dhe respektimi i tė drejtave tė shtetasve shqiptare qė kalojnė pikat e kalimit kufitar tė Shqipėrisė ose qė janė kthyer nė kuadėr tė Marreveshjeve tė Ripranimit, etj.

 

Gjatė vitit 2007, Qeveria Shqiptare bėri pėrpjekje pėr tė pėrmbushur standartet pėr tė hyrė nė strukturat euroatlantike, vazhdoi procesi i ratifikimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit nga parlamentet e vendeve anėtare tė Bashkimit Europian, u ndėrmorėn nisma pėr miratimin e disa ligjeve tė rėndėsishme qė do tė kontribuonin nė thellimin e mėtejshėm tė reformave. 

 

Gjatė vitit 2007, komisioni i posaēėm pėr reformėn zgjedhore brenda 3 mandateve tė tij nuk hodhi asnjė hap konkret, nuk u paraqit asnjė argument mbi arsyet e mosfunksionimit tė tij, pavarėsisht nga fakti se kjo ishte kėrkesė e vazhdueshme e partive mė tė vogla. Nė fakt edhe komisioni pėr reformėn nė drejtėsi nuk funksionoi, por nga fundi i vitit 2007 u duk njė mirėkuptim midis PD-sė dhe PS-sė pėr tė filluar diskutimin e ligjit “Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor” nė Komisionin e Ligjeve.

 

Miratimi i ligjit tė ri “Pėr policinė e shtetit” u bė pas njė debati dhe paraqitjes sė  vėrejtjeve dhe sugjerimeve tė bėra pėr projektligjin nga Avokati i Popullit, KShH-ja dhe organizatat e tjera tė shoqėrisė civile.  

 

Edhe gjatė vitit 2007, KShH-ja vazhdoi tė marrė ankesa nga qytetarė, persona tė ndaluar ose tė arrestuar qė pretendonin pėr shkelje tė tė drejtave tė tyre nga ana e punonjėsve tė policisė. Ankesa ka patur edhe nė drejtim tė pengimeve qė kanė hasur personat e ndaluar dhe tė arrestuar pėr takimin e shpejtė me mbrojtėsit e tyre, pėr zvarritje tė proceseve hetimore dhe gjyqėsore, etj. KShH nė bazė tė kėtyre ankesave ka organizuar vėzhgime nė vend dhe sipas rasteve ka reaguar publikisht ose nė forma tė tjera.

 

KShH nga vėzhgimet nė vend, takimet me shtresa tė ndryshme tė popullatės, nėpunės tė sektorėve tė ndryshėm (pėrfshirė kėtu edhe punonjės tė organeve tė qeverisjes vendore) si edhe me qytetarė tė veēantė ka konstatuar mosnjohje tė ligjeve nė fuqi, ose njohje tė pėrciptė tė tyre. Kemi arritur nė pėrfundime se ky ėshtė njė problem qė duhet vlerėsuar seriozisht nė rradhė tė parė nga organet shtetėrore.

 

Gjatė vitit 2007, reforma ligjore nė fushėn e paraburgimit dhe nė burgje u pėrqėndrua nė pėrmirėsimin e legjislacionit, por ato nuk kaluan pėr miratim nė Kuvend deri nė fund tė vitit 2007. Gjatė kėtij viti pėrfundoi kalimi nė fakt i sistemit tė paraburgimit nė varėsinė e Ministrisė sė Drejtėsisė.

 

Problem shqetėsues nė tė gjitha burgjet dhe institucionet e paraburgimeve tė vėzhguara mbetet mbipopullimi, numri i konsiderueshėm i personave tė privuar nga liria qė vuajnė me probleme psikike tė cilėt mbahen nė burgje dhe paraburgime tė ndryshme dhe njė pjesė nė Qendrėn Spitalore tė Burgjeve. Nė pjesėn mė tė madhe, institucionet e paraburgimeve qė vazhdojnė tė jenė nė ndėrtesat e komisariateve tė policisė kanė njė infrastrukturė tejet tė amortizuar. Gjendja e disa prej tyre ėshtė mjaft e keqe.  

 

Mbajtja e tė miturve nė ambjente tė pėrbashkėta me tė rriturit, mosnjohja me tė drejtat e tyre, mungesa e trajtimit tė veēantė tė grave vazhduan  tė ishin probleme shqetėsuese.

 

Mosekzekutimi i vendimeve civile tė formės sė prerė nga ana e shėrbimit pėrmbarimor  vazhdon tė mbetet njė problem shqetėsues. Zvarritje tė tilla tė pajustifikuara lėkundin besimin e shtetasve ndaj organeve tė drejtėsisė, nxisin vetgjyqėsinė. Kemi mendimin se kėrkesa e llogarisė nė kėtė drejtim ėshtė relativisht e dobėt dhe mundėsitė pėr korrupsion janė tė hapura.  

 

Pėrsa i pėrket tė drejtave tė minoriteteve, gjatė vitit 2007, Qeveria shqiptare i kushtoi vėmndje monitorimit tė respektimit rekomandimeve tė institicioneve ndėrkombėtare si BE, KE dhe Komisionit Europian kundėr Intolerancės dhe Racizmit (ECRI).

 

Gjatė vitit 2007, pėrmirėsime pozitive u bėnė nė kodin penal duke parashikuar si  rrethanė rėndėsuese kryerjen e veprės penale shtyrė nga motive qė kanė tė bėjnė me gjininė, racėn, fenė, kombėsinė, gjuhėn, bindjet politike, fetare ose sociale dhe parashikimi i veprės penale tė Torturės pėr arsye diskriminimi.  

 

Edhe pėr vitin 2007, vazhdoi tė mos kishte tė dhėna tė sakta lidhur me numrin e minoriteteve nė Shqipėri. Minoriteti rom dhe komuniteti egjyptian pėrballen me probleme tė shumta, ndėr tė cilat arsimimi dhe punėsimi  pėrbėjnė shqetėsim.  

 

Pėrsa  i pėrket respektimit tė tė drejtave tė shtetasve nė pikat e kalimit tė kufirit,  kuadri ligjor qė rregullon funksionimin e pikave kufitare dhe respektimin e tė drejtave tė qytetarėve nė tė ka njohur ndryshime.

Megjithėse infrastruktura kishte pėsuar ndryshime, nevoja pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė saj ėshtė njė ēėshtje me rėndėsi pothuajse nė tė gjitha pikat kufitare. Mosndarja e fluksit potencialisht tė mundshėm ”trafikant-viktimė“, mungesa e psikologut nė momentin e intervistimit tė femrave tė trafikuara dhe tė miturve ishin ende problem nė pikat kufitare.

 

KShH-ja vlerėson progresin e bėrė pėr pėrmirėsimin e kapaciteteve profesionale tė punonjėsve tė policisė kufitare, megjithatė stafi i emėruar kohėt e fundit nė detyrė ka nevojė pėr trajnime dhe rritje profesionale.

 

Gjatė vitit 2007, edhe media shqiptare ka ndikuar pozitivisht nė informacionin qė i ėshtė dhėnė publikut tė gjerė. Mendojmė se ka vend tė rritet roli investigues i medias dhe etika gazetareske. Nė disa raste janė evidentuar presione mbi organe tė caktuara tė medias.

 

Pėr mė shumė rreth gjendjes sė tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri mund tė lexoni raportin e plotė nė adresėn:  www. ahc.org.al  ose mund tė kontaktoni:

 

1  znj. Vasilika Hysi

Drejtore ekzekutive, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

 

2.    z. NiaziJaho,

Kėshilltar ligjor, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

 

Tel: 00 355 42 23 36 71

E-mail: office@ahc.org.al

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

Janar-Mars 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007