|
Monitorimi i
zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009 nė vemendje tė KSHH
15.04.2009
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit (KShH-ja) organizata e parė
joqeveritare (jofitimprurėse), ka monitoruar dhe do
tė vazhdojė tė monitorojė zgjedhjet periodike nė
Shqipėri. KSHH do tė vėzhgojė procesit parazgjedhor,
fushatėn eletorale dhe zgjedhjet e 28 qershorit 2009
me qėllim qė tė kontribuojė pėr respektimin e votės
sė lire tė zgjedhėsve, zhvillimin e zgjedhjeve tė
lira, tė ndershme dhe demokratike dhe pėr
pėrmirėsimin e mėtejshėm tė reformės zgjedhore nė
frymėn e dokumentave ndėrkombėtare.
KShH-ja
ėshtė nė procesin e akreditimit tė rreth 150
vėzhguesve afatgjatė dhe afatshkurtėr, mes tė cilėve
edhe tė korrespondentėve tė tij nė disa qarqe.
Vėzhgimi do tė shtrihet kryesisht nė rrethet: Tiranė,
Durrės, Fier, Gjirokastėr, Korēė, Kukės, Shkodėr,
Vlorė dhe Elbasan. Vėzhguesit do tė trajnohen gjatė
4 trajnimeve rajonale qė do tė zhvillohen nė Tiranė,
Fier, Shkodėr dhe Elbasan lidhur me kodin zgjedhor,
metodologjinė e vėzhgimit dhe raportimit.
Fushat e
monitorimit tė KSHH-sė do tė jenė: aspekte tė
veēanta tė procesit parazgjedhor dhe tė fushatės
zgjedhore, konkretisht kėrkesat dhe ankesat e
qytetarėve pėr listat paraprake tė votuesve,
shpallja e listave pėrfundimtare tė votuesve,
rregjistrimi i partive politike dhe koalicioneve,
pajisja e qytetarėve me kartat e identitetit,
trajnimi nė kohė i komisionerėve, ngritja nė kohė e
grupeve tė numėrimit, ngritja e KQV-ve dhe emėrimi i
anėtarėve tyre Brenda afateve ligjore. Gjithashtu,
KSHH do tė monitorojė respektimn e Kodit tė Etikės
nga partitė politike dhe kandidatėt e tyre; procesi
i votimit dhe numėrimit tė votave.
KSHH-ja do tė
ndjekė gjithashtu, mbarėvajtjen e pėrgatitjes pėr
zgjedhje dhe nė varėsi tė problemeve qė mund tė
dalin, ai do tė mbajė kontakte me Komisionin Qėndror
tė Zgjedhjeve dhe organizatat e tjera vėzhguese
vendase dhe tė huaja.
Bazuar nė tė
dhėnat e mbledhura dhe problemet qė mund tė shfaqen,
KShH-ja mund tė dalė me reagime publike, tė
informojė institucionet pėrkatėse pėr zgjidhjen e
problemeve. Nė pėrfundim tė procesit tė votimit do
tė dilet me njė raport paraparak dhe nė pėrfundim tė
procesit zgjedhor me njė raport pėrfundimtar ku do
tė pėrshihen edhe rekomandimet e nevojshme pėr
pėrmirėsimin e procesit zgjedhor nė Shqipėri.
Vėzhgimi i
zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit 2009
mbėshtetet finaciarisht nga Programi i Granteve tė
Vogla i Komisionit pėr Demokraci i Ambasadės se
SH.B.A.-se ne Tiranė.
|