|
Njė akt i shėmtuar dhune
15.07.2009
Nė 8 Korrik
2009, Argjir Ēela, oficer i policisė tė Komisariatit
tė Tepelenės urdhėroi dy policė qė tė shoqėronin me
dhunė nė kėtė komisariat, qytetarin Bexhet Seriani.
Sipas pretendimeve tė z. Seriani, oficeri i policisė
kėrkonte tė sqaronte njė ēėshtje qė kishte ndodhur
tre muaj me parė lidhur me bllokimin e njė makine.
Mbas
informacionit tė marrė, korrespondentja e KSHH-sė nė
Gjirokastėr, verifikoi ēėshtjen nė vend dhe rezultoi
se nė dhomėn e izolimit tė kėtij komisariatit ku
ishte vendosur z. Seriani, oficeri Argjir Ēela
bashkė me pesė vėllezėrit e tij e kishin fyer z.
Seriani dhe qėlluar me tuba hekuri, shkop gome dhe
kėmbė karrigeje.
Shefi i
komisariatit z. Enver Muēa bashkė me oficerin e
policisė gjyqėsore Bilbil Makriu dhe dy policė tė
grupit tė gatshėm, edhe pse ndodheshin nė ambientet
e policisė dhe fare pranė vendit tė ngjarjes, u
mjaftuan vetėm me fjalė pa ndėrhyrė pėr parandalimin
e dhunės qė vazhdonte. Goditjet ishin aq tė rėnda sa
viktima ka rėnė pa ndjenja dhe ėshtė pėrmėndur vetėm
nė spitalin e Gjirokastrės.
Nga kontaktet
me mjekun e rojės tė spitalit tė Gjirokastrės,
rezultoi se z. Serjani kishte dėmtime tė shkallės sė
parė nė kokė dhe nė pjesė tė ndryshme tė trupit,
thyerje tė kockės sė hundės dhe hematoma tė shumta.
KSHH dėnon
ashpėr kėtė akt tė rėndė dhe barbar dhe i sugjeron
organeve pėrkatėse tė vėnė para pėrgjegjėsisė
ligjore, jo vetėm ata qė kanė ushtruar dhunė tė
drejtėpėrdrejtė ndaj qytetarit Bexhet Seriani, por
edhe punonjėsve tė policisė qė lejuan hyrjen nė
komisariat tė vellėzėrve tė Argjir Ēelės dhe qė nuk
ndėrhynė energjikisht pėr tė parandaluar kėtė
shkelje tė rėndė tė ligjit nė ambientet e
komisariatit tė policisė.
KSHH ėshtė
njohur me qėndrimin e z. Arben Hyseni, Drejtor i
Policisė tė Qarkut Gjirokastėr, i cili sapo ėshtė
informuar pėr ngjarjen ka bėrė verifikimet pėrkatėse
duke pezulluar nga puna oficerin Argjir Ēela.
Megjithėkėtė KSHH duke marrė parasysh rrethanat e
ēėshtjes dhe vendin e ngjarjes e konsideron tė butė,
tė pamjaftueshėm dhe tė papėrshtatshėm masėn e marrė
ndaj shefit tė komisariatit Enver Muēa.
KSHH dėnon
kėtė akt tė shėmtuar dhune duke u sugjeruar
Institucioneve kompetente analizė mė tė thelluar
sepse kjo do ti shėrbente parandalimit tė rasteve
tė tilla qė cėnojnė rėndė tė drejtat e shtetasve.
|