|
Thirrje
e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit (kshh) drejtuar
partive politike
Mė 28 maj
2009, sipas Kodit Zgjedhor, fillon fushata pėr
zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit 2009. Nė
fakt, partitė politike kanė disa muaj qė e kane
filluar kėtė fushatė, edhe pa qenė tė regjistruara
nga KQZ-ja si subjekte zgjedhore.
KShH
si njė organizatė joqeveritare me pėrvojė nė fushėn
e monitorimit tė zgjedhjeve, ka ndjekur me vėmendje
takimet e here pas hershme tė pėrfaqėsuesve tė
partive politike me shtresat e ndryshme tė
elektoratit, pėrfshirė kėtu konferencat e shtypit
dhe debatet televizive.
Ėshtė
e kuptueshme pėr tė gjithė se, fushata zgjedhore nuk
mund tė zhvillohet pa debate. Prandaj, nuk mund tė
pėrjashtohen gjatė fushatės, rastet e retorikave
pasionante, madje edhe tė ndonjė teprimi. Por, sipas
mendimit tonė, kryesorja ėshtė aftėsia pėr tė
shpalosur me argumenta bindėse, alternativat dhe
programet e subjekteve pėrkatėse zgjedhore dhe jo
akuzat e ndėrsjella tė shoqėruara me fyerje dhe
shpifje deri edhe nė cėnimin e tė drejtės sė
privatėsisė.
KShH me
keqardhje konstaton se edhe nė fushatėn pėr
zgjedhjet e kėtij viti nė disa raste etika zgjedhore
ėshtė zėvendėsuar me gjuhėn e cinizmit e tė
urrejtjes.
Ėshtė
pikėrisht kjo, arsyeja qė KShH i bėn thirrje
subjekteve zgjedhore, nė radhė tė parė partive mė tė
mėdha tė mazhorancės qeverisėse dhe tė opozitės, tė
shmangin ēdo qėndrim apo veprim qė do tė acaronte
atmosferėn e fushatės dhe nuk do ti shėrbente
zgjedhjeve tė lira, tė ndershme dhe tė pakontestuara.
KShH e shikon
tė nevojshme tė theksojė se propaganda zgjedhore e
ngarkuar me elementė qė synojnė denigrimin e
kundėrshtarit politik dhe qė personalizohet duke
cėnuar dinjitetin e njeriut, nuk ka asgjė tė
pėrbashkėt me debatin konstruktiv dhe normat e
kulturės demokratike.
Nė kėtė
vėshtrim, KShH sugjeron qė vetė partitė politike
(subjektet zgjedhore), nėpėrmjet njė
akt-marrėveshjeje, ose kodi paraprak zgjedhor, tė
shprehin publikisht angazhimin dhe gatishmėrinė e
tyre se do tė zhvillojnė njė fushatė tė ligjshme, tė
kulturuar, pa konflikte dhe pa eksese tė tilla, qė
mund tė tensiononin situatėn nė prag tė zgjedhjeve
tė 28 qershorit 2009.
Po tė shihet
e arsyeshme, njė nismė e tillė mund tė ndėrmerrej
edhe nga Presidenti i Republikės qė pėrfaqėson
unitetin e popullit dhe qė nė raste tė veēanta,
ndėrhyrja dhe kontributi i tij, do tė ishin mjaft tė
nevojshėm dhe tė dobishėm.
|