|
Pėr
dialogun e shpejtė dhe konstruktiv kėrkohet vullnet
politik
14.05.2010
Dje, mė datėn
13/5/2010 u mblodh Asambleja e Komitetit Shqiptar tė
Helsinkit dhe diskutoi situatėn e rėndė politike nė
vend. Asambleja u shpreh njėzėri se nė kushte tė
tilla, nuk mund tė jenė indiferentė organizatat
joqeveritare, midis tyre edhe KShH, qė pėr afro 20
vjet ėshtė angazhuar nė fushėn e mbrojtjes tė lirive
dhe tė drejtave tė shtetasve.
Pozicionimet
diametralisht tė kundėrta midis mazhorancės
qeverisėse dhe opozitės lidhur me hetimin e
zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009, nuk mund tė mbyllen
brenda kornizave tė interesave tė forcave tė
mėsipėrme. Ato rezatojnė dhe ndikojnė nė krejt
shoqėrinė tonė.
Kjo ėshtė
arsyeja kryesore qė KShH e sheh me vend tė shprehė
publikisht mendimin e vet, qė nė kėtė moment kritik,
mund tė shėrbente sadopak pėr tė nxitur dialogun
midis mazhorancės dhe opozitės.
KShH
vlerėson: a) Raportin e OSBE/ODIHR-it lidhur me
zgjedhjet e 28 qershorit 2009; b) Rekomandimet e
Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės dhe
tė OSBE-sė pėr ngritjen e komisionit qė do tė
hetonte zgjedhjet e 28 qershorit 2009; c) Nismėn e
Presidentit tė Republikės me synim arritjen e
dialogut.
KShH
konstaton se, pėr tė gjithė ėshtė e qartė se sipas
nenit 77 tė Kushtetutės, ngritja e Komisionit
Hetimor ėshtė e detyrueshme, kur kjo kėrkohet nga ¼
e tė gjithė deputetėve dhe shpreh keqardhjen qė
kundėrshtitė lidhur me objektin e kėtij hetimi nuk
mundėsuan ngritjen e tij.
Pa dashur tė
trajtojmė detajet e kėtyre kundėrshtimeve, KShH
mendon se Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatės
Kushtetuese, nuk pengojnė komisionin hetimor qė tė
kqyrė dhe tė shqyrtojė dokumentacionin zgjedhor
pėrfshirė kėtu edhe fletėt e votimit. Ne mendojmė
gjithashtu se veprimi i mėsipėrm nuk cėnon ndonjė
parim kushtetues siē mund tė ishte p.sh ndarja dhe
balancimi i pushteteve, pavarėsia e gjyqėsorit etj.
Ato do tė cėnoheshin nėse nė objektin e hetimit do
tė parashikohej shqyrtimi dhe vlerėsimi i
bazueshmėrisė ligjore tė vendimeve tė KQZ-sė dhe tė
Kolegjit Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit.
KShH mendon
se pengesė pėr dialogun dhe zgjidhjen e ēėshtjes
ėshtė mungesa e vullnetit politik . Nuk i takon
KShH-sė tė shprehet mbi ēėshtjet qė mund tė ishin
objekt dialogu dhe as pėr modalitetet e hetimit
parlamentar, por jemi tė sigurt se transparenca e
zgjedhjeve do ti shėrbente ētensionimit tė
situatės, funksionimit normal tė parlamentit,
pėrpjekjeve tė pėrbashkėta drejt integrimit
Evropian.
E shikojmė tė
nevojshme tė theksojmė se transparenca e zgjedhjeve
ėshtė nė pėrputhje edhe me nenin 23 tė Kushtetutės
qė garanton tė drejtėn e informimit si dhe me ligjin
nr.9503 dt.30.6.1999 Pėr tė drejtėn e informimit
pėr dokumentet zyrtare.
KShH ėshtė i
bindur se ekzistojnė mundėsitė pėr dialog. Nė njė
vend demokratik, siē jemi ne, kundėrshtarėt politikė
nuk janė armiq. Nė kėtė vėshtrim do tė duhet ti
jepet fund gjuhės sė urrejtjes dhe akuzave tė
ndėrsjellta. KShH mendon gjithashtu se pėr arritjen
e dialogut ėshtė i domosdoshėm predispozicioni i tė
dy palėve, por do tė ishte e rekomandueshme qė nė
kėtė drejtim, nisma tė merrej nga mazhoranca
qeverisėse.
|