|
Para
ligjit tė gjithė tė barabartė
17.03.2010
Kanė kaluar afro 6 muaj nga dita kur
Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė, me vendimin nr.
6, datė 14.09.2009 vendosi pushimin e procedimit
penal nė ngarkim tė tė pandehurit Fatmir Mediu, pėr
shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mund tė
vazhdojė. Kjo Gjykatė ka arsyetuar se Organi i
akuzės nuk mund tė mbėshtetet nė kėrkimin e
vazhdimit tė gjykimit kundėr tė pandehurit mbi bazėn
e njė autorizimi tė lėshuar nga Kuvendi i mėparshėm,
sepse ky autorizim, pėr nga vetė natyra e tij, ėshtė
i kufizuar nė kohė. Ky autorizim bie dhe zhvishet
nga efektet
edhe kur i pandehuri gjatė gjykimit
rifiton njė mandat tė rregullt parlamentar. Nė
vazhdim te arsyetimit tė kėtij vendimi Gjykata e
Lartė ėshtė shprehur se ajo ndodhet nė pamundėsi
pėr ti kėrkuar Kuvendit tė Shqipėrisė autorizim pėr
vazhdimin e ndjekjes penale tė tė pandehurit Fatmir
Mediu sepse, sipas ligjit, tė drejtėn pėr tė kėrkuar
kėtė autorizim e ka vetėm prokurori. Vendimet e
Gjykatės sė Lartė, siē dihet, janė tė formės sė
prerė.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit(KShH)
mendon se Prokuroria e Pėrgjithshme, jo vetėm ka
patur e ka tė gjitha mundėsitė ligjore ti drejtohet
Kuvendit tė Shqipėrisė me kėrkesėn pėr miratimin e
njė autorizimi tė ri qė do tė mundėsonte vazhdimin e
ndjekjes penale, nė pėrputhje me vendimin e Gjykatės
sė Lartė, por ajo ishte e detyruar pėr njė veprim tė
tillė. Nė nenin 292 i K.Pr.P, midis tė tjerave,
thuhet se vendimi i pushimit pėr shkak tė mungesės
sė kėrkesės pėr autorizim pėr procedim nuk pengon
ushtrimin e ndjekjes penale, pėr tė njėjtin fakt dhe
kundėr tė njejtit person, nėqoftėse mė pas jepet
autorizimi.
Ne jemi tė mendimit se Prokuroria e
Pargjithshme, nė pėrmbushje tė kompetencave tė saj,
duhet ti shkojė deri nė fund punės sė nisur, duke
shfrytėzuar tė gjitha mundėsitė ligjore pėr kėtė
qėllim. Neni 148 I Kushtetutės sanksionon se
Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe
pėrfaqėson akuzėn nė gjyq nė emėr tė shtetit
dhe
kėtė ajo duhet ta kryejė me objektivitet, bazuar nė
legjislacionin nė fuqi, pa patur tė drejtė tė bėjė
seleksionime subjektive pėr asnjė person, qoftė ky
edhe deputet.
Duke patur parasysh
faktin se tragjedia e Gėrdecit, qė u shoqėrua me
viktima tė shumta nė njerėz dhe me dėme tė mėdha
materiale, pėrbėn njė arėsye tė fortė pėr tė
tėrhequr vėmėndjen e opinionit tė gjerė, brenda e
jashtė vendit, jo vetėm pėr faktin e ndodhur por
dhe pėr ngarkimin me pėrgjegjėsi penale tė fajtorėve.
Pėr kėtė arsye qytetarėt dhe mbarė opinioni pyesin,
cili ėshtė shkaku qė prokuroria vazhdon tė heshtė?
Ata janė veēanėrisht tė interesuar tė dinė se ēfarė
e pengon Prokurorinė e Pėrgjithshme tI drejtohet
Kuvendit pėr tė kėrkuar autorizim tė ri pėr ndjekjen
penale tė z. Fatmir Mediu, aq mė tepėr kur, jo vetėm
z.Mediu dhe avokatėt e tij janė shprehur pėr
vazhdimin e gjykimit, meqė kjo ishte nė interesin e
tyre (nė seancėn gjyqėsore tė 14 shkurtit 2009
pranė Gj.L.) por edhe mazhoranca qeverisėse ka
deklaruar, me se njėherė, gatishmėrinė e saj pėr tė
miratuar ēdo kėrkesė tė re tė prokurorisė pėr
dhėnien e autorizimit pėr kėtė ndjekje penale.
KShH thekson faktin se njė ēėshtje e
tillė ka tėrhequr edhe vėmendjen e ndėrkombėtareve,
tė cilėt I janė referuar asaj nė vazhdimėsi qė nga
koha e ngjarjes. Nė raportin e fundit tė DASH,
lidhur me respektimin e tė drejtave tė njeriut nė
vendin tonė, nuk lihet pa pėrmednur edhe ēėshtja Mediu.
Janė pikėrisht arsyet e pėrmendura mė
lart qė e bėjnė KShH-nė tė prononcohet publikisht
dhe ti sugjerojė Prokurores sė Pėrgjithshme qė nė
format dhe mėnyrat qė ajo do ti ēmojė tė
pėrshtatshme, nė kuadrin e transparencės dhe
interesit tė opinionit publik tė sqarojė
pozicionimin ligjor tė organit qė drejton lidhur me
ēėshtjen e mėsipėrme.
Vetėm njė proces i rregullt ligjor
dhe njė vendim i formės sė prerė tė gjykatės
pėrkatėse do tė vėrtetonte fajėsinė ose pafajesine e
ēdo tė akuzuari pėrfshi kėtu edhe ato ndaj z.Fatmir
Mediu.
|