|
Njė
akt brutal qė duhet ndėshkuar
28.05.2010
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit, nėpėrmjet mediave, u njoh me
nje ngjarje tė shėmtuar dhune nė dėm tė arkitektit,
artistit dhe shkrimtarit Z.Maks Velo.
Nga
informacioni i ofruar rezulton se ushtrimi i dhunės
u krye nga njė person qė zhvillon veprimtari
ndėrtuese nė Tiranė, i cili nuk ėshtė mjaftuar vetėm
tė dhunojė fizikisht, nė mėyrė tė paramenduar,
Z.Velo por edhe e ka kanosur atė pėr jetėn.
Dhuna,
me sa duket, ėshtė ushtruar si njė kundėrpėrgjigje
ndaj njė shkrimi tė Z.Velo, tė botuar nė gazetėn Shekulli,
kohė mė pare. Dhunuesi nė kėtė rast kėrkon tė
intimidojnė persona me kurajo civile si Z.Velo, i
cili siē ėshtė e njohur pėr mbarė opinionin shoqėror,
nuk ka hezituar tė thotė fjalėn e tij, si
profesionist me integritet, lidhur me ēėshtje tė
artit, ndėrtimit, arkitekturės, etj. Dhunuesi
veprimin e tij ia ka drejtuar edhe gjithė shtetasve
tė tjerė, qė mendojnė e veprojnė si Z. Velo, sa here
qė konstatojnė se cenohet interesi publik.
Veprimet e
mėsipėrme pėrbėjnė njė sjellje tė kundraligjshme, sė
pari, sepse cenojnė integritetin fizik tė njė
shtetasi dhe sė dyti, janė njė tentativė pėr tė
ndalur ushtrimin e tė drejtės sė lirisė sė shprehjes.
Nė
takimin qė patėm me Z. Velo ne i sugjeruam atij
ndjekjen e ēėshtjes nė rrugė ligjore, duke i ofruar
dhe asistencėn tone. Ai hezitoi per shkak tė
mosbesimit tė tij ndaj organeve tė drejtėsisė. Me
keqardhje konstatojmė se raste tė tilla ngurimi nga
shtetasit, kohėt e fundit, nuk janė tė pakta.
KShH
i bėn thirrje gjithė opinionit shoqėror pėr tu
bashkuar me reagimet e shumta ndaj njė sjellje tė
tillė, e cila nuk i shkon pėr shtat synimeve tona,
mbarė kombėtare, pėr njė shoqėri demokratike e me
tė drejta njerėzore. Heshtja ėshtė me pasoja pėr tė
gjithė, pėr sot dhe pėr tė ardhmen tonė.
|