Zgjedhjet e ardhshme nė
udhėkryq
21.07.2006
Duke u mbėshtetur nė faktin
se sipas pikės 8 tė nenit 7 tė Kodit
Zgjedhor Zgjedhjet pėr organet e qeverisjes
vendore zhvillohen 60 deri 30 ditė para
mbarimit tė mandatit tė organeve vendore
ekzistuese
dhe duke patur parasysh
mbarimin e mandatit tė tyre, zgjedhjet pėr
organet e qeverisjes vendore duhet tė
zhvillohen gjatė periudhės 20 dhjetor
2006-20 Janar 2007.
Komiteti Shqiptar i
Helsinkit vėren me shqetėsim se:
-
Komisioni parlamentar i
ngritur posaēėrisht pėr reformėn
zgjedhore rezulton tė ketė mbetur njė
strukturė formale. Nuk ėshtė hedhur
asnjė hap pėrpara nė diskutimin e
ēėshtjeve pėr zgjidhjen e tė cilave ai
ėshtė krjuar me vendim tė Kuvendit tė
Shqipėrisė.
-
Ende nuk ėshtė marrė nė
shqyrtim asnjė rekomandim i
OSBE/ODIHR-it pėr pėrmirėsime nė Kodin
Zgjedhor.
-
Megjithėse kanė kaluar
afatet ligjore, institucionet
kushtetuese ende po vonojnė nė
plotėsimin e vendeve vankante nė KQZ.
Konstatohet se kjo situatė e
krijuar ėshtė pasojė e mungesės sė vullnetit
tė dy forcave mė tė mėdha parlamentare pėr
tė gjetur konsensusin e nevojshėm pėr
realizimin e reformės zgjedhore.
Komiteti Shqiptar i
Helsinkit e konsideron kėtė gjendje tepėr
serioze dhe mjaft shqetėsuese. Pėr shkak tė
kėtyre vonesave tė patolerueshme po vihet nė
pikėpyetje zhvillimi i zgjedhjeve brenda
afateve ligjore duke rrezikuar garantimin e
zhvillimit tė tyre sipas standardeve
ndėrkombėtare tė lira, tė ndershme,
demokratike dhe tė pakontestuara.
Gjendja bėhet edhe mė
shqetėsuese po tė mbahet parasysh se sė
shpejti, sipas parashikimeve kushtetuese,
punimet e Kuvendit ndėrpriten pėr filluar nė
ditėt e para tė muajit shtator 2006. KSHH
vėren se mes dy partive tė mėdha
parlamentare nuk janė dhėnė sinjale pozitive
pėr zhvillimin e njė dialogu konstruktiv me
synim kapėrcimin e kėsaj situate, pasojat e
sė cilės mund tė kenė njė ndikim negativ nė
procesin e ratifikimit tė Marrėveshjes sė
Asociim-Stabilizimit nga vendet anėtare tė
Bashimit Evropian.
Ndėr tė tjera, kjo vonesė e
theksuar e bėn tė pamundur respektimin e
afateve ligjore qė pėrcakton Kodi Zgjedhor
lidhur me pėrgatitjen dhe shpalljen e
listave tė zgjedhėsve, ngritjen e KZQV-ve,
etj.
KSHH ėshtė i shqetėsuar pėr
faktin se mosmarrja parasysh e rekomandimeve
tė OSBE/ODIHR-it, mund tė krijojė terren pėr
lindjen e pakėnaqėsive dhe kontestimeve
gjatė procesit zgjedhor ose pėr rezultatin e
tyre nga njėra ose tjetra palė politike.
Sa mė sipėr KSHH:
-
I bėn thirrje tė gjitha
partive politike, kryesisht dy partive
mė tė mėdha, pėr tė arritur nė njė
kompromis pėr zgjidhjen me konsensus tė
ēėshtjeve tė ngritura apo tė
kontestuara.
-
I drejtohet Presidentit
tė Republikės qė nė funksion tė
kompetencave tė tij kushtetuese, tė
ndikojė nė kapėrcimin e menjėhershėm tė
kėsaj gjendjeje, duke u kėrkuar
njėkohėsisht institucioneve kushtetuese
tė pėrmbushin pa vonesa tė mėtejshme
detyrimin ligjor pėr plotėsimin e
vendeve vakante nė KQZ.
-
I sugjeron Prezencės sė
OSBE-sė nė Tiranė qė nė pėrputhje me
misionin e saj, tė nxisė frymėn e njė
diskutimi konstruktiv mes palėve duke
synuar realizimin e reformės zgjedhore
nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare
dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.