KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Trajnohen trajnerė shqiptarė tė administratės sė burgjeve[1]

22.09.2006
Nė kuadėr tė mbėshtetjes sė administratės sė burgjeve dhe kontribuimit nė rritjen e kapaciteteve profesionale tė tyre, KSHH nė datat 11-14 Shtator 2006, organizoi nė ambjentet e Hotel Doros, aktivitetin “Trajnim trajnerėsh”
[2]. Qėllimi i aktivitetit ishte krijimi i njė grupi trajnerėsh lokalė shqiptarė qė do tė shėrbejnė pėr trajnimin e administratės sė burgjeve nė tė ardhmen si edhe pėrgatitja e njė programi mėsimor pėr katėr tema kryesore pėrkatėsisht komunikimi, tė dėnuarit nė pozita tė dobėta, siguria dhe kontaktet me botėn e jashtme. Nė grupin e trajnerėve shqiptarė merrnin pjesė 12 specialistė tė sektorit tė edukimit nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve, nga pothuajse tė gjitha burgjet shqiptare dhe nga Qendra e Trajnimit tė Administratės sė Burgjeve. Trajnimi u krye nga tre ekspertė tė huaj me pėrvojė tė pasur nė fushėn e sistemit penitenciar si edhe nė trajnimin e administratės sė burgjeve pėrkatėsisht Z. Jan van den Brand[3], Z. Stef van de Lande[4] dhe Znj. Monique Lejenue[5].

Lidhur me temat e programit mėsimor nga tė pranishmit u theksua se pėr tė garantuar respektimin e tė drejtave dhe lirive themelore tė tė dėnuarve ėshtė e nevojshme ekzistenca e njė bashkėpunimi dhe komunikimi tė hapur ndėrmjet tė gjithė stafit nė burg. Nė kėtė drejtim, komunikimi si njė element shumė i rėndėsishėm i punės nė burgje u pa nė disa kėndvėshtrime sipas sektorėve, ndėrmjet vetė personelit sipas hierarkisė, ndėrmjet personelit dhe tė dėnuarve si edhe komunikimi i jashtėm ndėrinstitucional. Gjithashtu, njė vlerė e rėndėsishme dhe praktike iu dha edhe kontakteve me botėn e jashtme ku pėrfshihen aktorė tė ndryshėm tė shoqėrisė civile si tė afėrmit e tė dėnuarve, avokatėt, organizatat e tė drejtave tė njeriut, media, shoqatat besimtare etj. Njė tjetėr temė shumė aktuale dhe me vlerė pėr institucionet penitenciare ishte siguria e institucionit dhe e tė dėnuarve e cila u vlerėsua si siguri fizike dhe dinamike. Lidhur me temėn e tė dėnuarve nė pozita tė dobėta, pjesėmarrėsit identifikuan kategoritė e ndryshme tė dėnuarve qė pėrfshihen nė kėtė grup si edhe rėndėsinė e trajtimit tė veēantė tė tyre nga i gjithė stafi i burgut. 

Trajnimi pati vlera tė rėndėsishme pėr pjesėmarrėsit pasi nuk ishte vetėm nė aspektin teorik, por dhe atė praktik. Gjithashtu, rėndėsia e trajnimit qėndron dhe nė pėrzgjedhjen e duhur tė temave tė programit mėsimor tė cilat ishin aktuale, tė pranishme nė situatėn e burgjeve shqiptare si edhe shumė tė nevojshme pėr t’iu transmetuar nė tė ardhmen nivelit bazė tė personelit nė burgje nga ana e grupit tė trajnerėve tė pėrgatitur. Pjesėmarrėsit u ndanė nė grupe pune dhe u angazhuan pėr kryerjen e disa detyrave tė caktuara lidhur me temat e programit mėsimor. Nė pėrfundim tė trajnimit, pjesėmarrėsit organizuan njė model trajnimi nė njė teme tė caktuar nga programi mėsimor.

Pjesėmarrėsit e vlerėsuan trajnimin shumė tė rėndėsishėm pėr vlerat teorike dhe praktike tė temave tė trajtuara, pėr pėrfshirjen aktive tė tyre nė dhėnien e konkluzioneve dhe mendimeve pėr zgjidhjen e situatave problematike nė pėrputhje me vetė nevojat dhe situatėn konkrete tė sistemit penitenciar nė Shqipėri. Gjithashtu, pjesėmarrėsit vlerėsuan dhėnien e njohurive tė vlefshme nė temat kryesore pėrmes shkėmbimit tė pėrvojave me ekspertėt e huaj si edhe nė pėrdorimin e metodave efikase pėr realizimin e tyre.

Nga tė gjithė tė pranishmit nė aktivitet u shpreh e nevojshme domosdoshmėria e trajnimeve nė fusha tė tilla. Njė tjetėr aspekt qė u theksua nga tė pranishmit ishte rėndėsia e vazhdimit tė kėtij procesi si edhe transmetimi i kėsaj pėrvoje stafit tė nivelit bazė nė burgjet konkrete. Eficenca e trajnimit i atribuohet sipas pjesėmarrėsve dhe thjeshtėsisė sė informacionit, komunikimit tė hapur ndėrmjet tyre, aktivizimit dhe zbatimit nė mėnyrė praktike tė njohurive tė marra. Nė pėrfundim tė kurorėzimit me sukses tė trajnimit, znj. Vasilika Hysi, drejtore ekzekutive e KSHH-sė dhe z. Sajmir Shehri, Drejtor i Pėrgjithshėm i Burgjeve u shpėrndanė ēertifikata pjesėmarrėsve.


 

[1] Ky aktivitet u zbatua nė kuadėr tė projektit tė KSHH-sė “Reforma nė burgje dhe roli i shoqėrisė civile nė Shqipėri- Monitorimi i tė drejtave tė njeriut nė burgje dhe vendet e paraburgimit si dhe rritja e ndėrgjegjėsimit tė administratės publike dhe njohja e tyre me tė drejtave e njeriut si edhe zbatimi i ligjeve nė kėtė fushė ” i mbėshtetur financiarisht nga Komiteti Suedez i Helsinkit.  
[2] Ky aktivitet ėshtė i dyti pėr nga lloji i tij qė Komiteti Shqiptar i Helsinkit realizon me administratėn e burgjeve shqiptare.
3 Drejtor i Marrėdhėnieve me Jashtė nė Agjencinė Kombėtare Hollandeze tė institucioneve tė Riedukimit si edhe nė tė njėjtėn kohė ekspert i Kėshillit tė Europės pėr Europėn Qendrore dhe Lindore.
4 Psikolog nė sistemin penitenciar nė Hollandė.
5 Drejtore e Qendės pėr Menaxhim dhe Organizim ELVE e specializuar njėkohėsisht pėr trajnimin e administratės sė institucioneve penitenciare.
 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007