KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-së

Misioni kryesor I KSHH-së është vëzhgimi I respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reagimi për rivënien e tyre në vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre; përmirësimi I legjislacionit dhe praktikës për zbatimin e ligjit nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të tyre, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

Monitorim nė pikat kryesore tė kalimit kufitar me Malin e Zi, nė Pikėn e Kalimit Kufitar Hani i Hotit (Malėsi e Madhe ), Muriqan ( Shkodėr) dhe nė Portin e Shėngjinit (Lezhė)

 

24.01.2007

Nė kuadėr tė projektit “Mbi respektimin e tė drejtave tė emigrantėve dhe tė personave tė kthyer”,nė datat 18-19 janar 2007 u organizua njė tur vėzhgimi nė pikat kryesore tė kalimit kufitar me Malin e Zi, pėrkatėsisht nė Pikėn e Kalimit Kufitar Hani i Hotit (Malėsi e Madhe ), Muriqan ( Shkodėr) dhe nė Portin e Shėngjinit (Lezhė).

Nė Pikėn e Kalimit Kufitar tė Hanit tė Hotit u zhvillua njė takim me Komandanti e kėsaj pike. Pėrsa i pėrket infrastrukturės, kjo pikė kishte infrastrukturėn mė tė mirė. Nė kėtė pikė kishte hapėsirė tė mjaftueshmė pėr trajtimin e shtetasve tė ndryshėm qė kalonin kufirin legalisht si dhe pėr intervistimin e personave tė kthyer nga policia malazeze. Nė kėtė pikė kishte dhe tualete tė pėrshtatshme brenda terminalit. Pėrsa i pėrket transportit nė dispozicion tė kėsaj pike ishte njė furgon qė shėrbente pėr transportimin e personave tė kthyer. Nė rast se kishte mė shumė njerėz i sjellin nga Shkodra furgona tė tjerė shtesė.

 

Nė pikėn kufitare ka personel femėr,ka ambjente tė pėrshtatshme pėr intervistimin e personave. Maksimumi i vonesave pėr verifikim ka qėnė rreth 2-3 orė.

Nė pėrgjithėsi personat qė ktheheshin janė persona qė kalojnė nga Kukėsi legalisht, vazhdojnė nė Kosovė, Serbi dhe Kroaci. Shifrat e pėrgjithshme tė personave tė kthyer ishin rreth 100 persona nė muaj.

 

Nė Kroaci ata mbahen nė burg dhe nė disa raste keqtrajtohen. Nė Kroaci ata dėnohen pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit.Autoritetet kroate i mbajnė rreth 2 javė deri nė 1 muaj nė burg dhe i sekuestrojnė cdo gjė qė kanė me vete. E njėjta situatė ishte dhe kur ata kapeshin nga policia serbe, e cila i keqtrajtonte dhe i sekuestronte cdo gjė qė kishin me vete. 

Tė kthyerit vijnė tė gjithė pa para dhe ndihmohen me sa munden nga policia shqiptare. Pėrgjithėsisht janė nga veriu personat qė kthehen. Policia malazeze nuk i keqtrajton emigrantėt, ata i tranzitojnė pėr nė Shqipėri sapo i marrin nė dorėzim nga autoritetet kroate.

 

Shqetėsues ishte fakti qė pothuajse tė gjithė tė kthyerit nuk bashkėpunonin me autoritetet policore pėr tė dhėnė informacion mbi rrugėt e kalimit, personat qė i ndihmonin pėr tu trafikuar etj.

Nė pikėn e kalimit kufitar tė Muriqanit u zhvillua takim me komandantin e pikės kufitare.Nė kėtė pikė kufitare nuk silleshin nga policia malazeze personat e kthyer,sipas njė marrėveshjeje tė bėrė qė kjo kategori personash tė trajtoheshin vetėm nė pikėn e Hanit tė Hotit. Pėrmendej vetėm njė rast vitin e kaluar ka qėnė vetem njė grup prej 12 vetėsh.

 

Kushtet nė kėtė pikė ishin modeste, por sė fundmi ishte shtuar njė kabinė ku ishin instaluar kompjuterat e sistemit TIMS.

Pritej qė kjo pikė tė shndėrrohej nė njė pikė moderne kufitare,pas marrėveshjes dypalėshe mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi tė firmosur mes dy Ministrave tė Brendshėm pak ditė mė parė. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje do tė sillej risia e koordinimit tė punės me staf tė pėrbashkėt policor nė njė ndėrtesė tė vetme. Parashikohej qė sė shpejti kjo pikė tė kishte dhe transport mallrash.

 

Nė portin e Shėngjinit u zhvillua njė takim me komandantin e policisė kufitare tė portit. Nė kėtė port nuk kishte trafik personash. Linja e shumėpremtuar e trageteve me Italinė nuk ishte vėnė nė funksionim, dhe ky port funksiononte vetėm si port mallrash.

Infrastuktura ishte shumė e mirė, sė fundmi ishte inauguruar ndėrtesa e komisariatit tė policisė sė portit, dhuratė nga KE, si dhe ishin bėrė punime restauruese nė Pikėn e Policisė kufitare. Nė kėtė ndėrtesė ishin krijuar mjedise komode pėr pritjen dhe trajtimin e azilkėrkuesve, viktimave tė trafikut, tė kthyerve etj. Pritej qė nė kėtė port tė bėheshin investime pėr tė rritur thellėsine e basenit tė trageteve.

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007