KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

MISIONI I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...


   

 

ALEANCA PĖR FĖMIJĖT NĖ SHQIPĖRI,

DIAKONIA AGAPES,

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT

QĖNDRA PĖR MBROJTJEN E TĖ DREJTAVE TĖ FĖMIJĖVE NĖ SHQIPĖRI – CRCA

SOS-FSHATI I FĖMIJĖVE

UNIONI AMARO- DROM

 

Tiranė, 17. 11. 2006


DEKLARATĖ PĖR SHTYP

 

QEVERIA SHQIPTARE TĖ MARRĖ MASA PĖR T’I DHĖNE FUND
ABUZIMIT TĖ FĖMIJĖVE NĖ SHQIPĖRI

 
Drejtuar:         Z. Sali Berisha

Kryeminister

Qeveria e Republikes se Shqiperise

 

Per dijeni:   Znj. Jozefina Topalli  Kryetare e Kuvendit tė Shqipėrisė,

Z. Genc Pollo                          Minister i Arsimit dhe i Shkencės,

Z. Koēo Barka                         Minister i Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta,

Z. Aldo Bumēi                          Ministėr i Drejtėsisė,

Z. Maksim Cikuli                      Ministėr i Shėndetėsisė


Pėr njoftim:     Massmedias nė Shqipėri

OJF-ve nė Shqipėri

 

Qėndra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri – CRCA, Aleanca pėr Fėmijėt nė Shqipėri, Sos -Fshati i Fėmijėve, Diakonia Agapes, Unioni i Rromeve tė Shqipėrisė “Amaro-Drom” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit me rastin e Dites Botėrore Kundėr Abuzimit tė Fėmijėve kerkojne tė shprehin shqetėsimin e tyre pėr situatėn e rėndė dhe dhunėn qė i nėnshtrohen ēdo ditė nė familje, nė shkollė dhe nė shoqėri, me qindra-mijėra fėmijė nė Shqipėri.

 

Sot nė tė gjithė botėn organizohen aktivitete me mesazhin e pėrbashkėt “Njė Botė pa Dhunė pėr Fėmijėt”. Edhe nė Shqipėri Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri – CRCA, Aleanca pėr Fėmijėt nė Shqipėri, Sos - Fshati i Fėmijėve, Diakonia Agapes, Unioni i Rromeve tė Shqipėrisė “Amaro-Drom” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizojnė aktivitete ndėrgjegjėsuese nė tė gjithė Shqipėrinė pėr t’i thėnė ndal dhunės kundėr fėmijėve.

 

Dhuna ndaj fėmijėve vazhdon tė mbetet njė problem madhor nė Shqipėri dhe pėrbėn njė nga shkeljet mė tė rėnda tė tė drejtave tė fėmijėve nė vend. Sipas studimit mė tė fundit tė UNICEF “Dhuna Kundėr Fėmijėve nė Shqipėri” rezulton se 1 nė 4 fėmijė janė viktima tė formave mė tė rėnda tė dhunės nė familje dhe 1 nė 3 fėmijė janė viktima tė dhunės nė shkollė.

 

Neni 39 i KDF-sė thotė “Shtetet Palė do tė marrin masat e duhura pėr tė lehtėsuar ri-aftėsimin fizik dhe psikologjik dhe ri-integrimin nė shoqėri tė ēdo fėmije qė ėshtė viktimė e ēdo forme pakujdesie, shfrytėzimi ose keqtrajtimi, torture ose ēdo lloj tjetėr dėnimi mizor”, ndersa Kushtetuta e Shqipėrisė ndėr tė tjera nė Nenin Nr 54 tė saj thotė: “…Ēdo fėmijė ka tė drejtė tė jetė i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytėzimi dhe pėrdorimi pėr punė...”


Ndonėse Shqipėria ka bėrė hapa pėrpara pėrsa i pėrket respektimit tė tė drejtave tė fėmijėve, dhuna ndaj fėmijėve ėshtė njė nga ato ēėshtje qė nuk ka gjetur pasqyrim nė politikat e Qeverisė apo nė legjislacionin shqiptar. Ėshtė e papranueshme qė nė vitin 2006 ushtrimi i dhunės ndaj fėmijėve tė mos ndalohet me ligj.

 

Pasojat e dhunės ndaj fėmijėve janė edhe pasoja direkte mbi shoqėrinė shqiptare. Kėto pasoja sot mund tė shihen qartė nė dhunėn e vazhdueshme qė shoqėron punimet e Kuvendit tė Shqipėrisė, apo edhe numrin e lartė tė krimeve kundėr jetės sė personit. Ne besojmė se ka ardhur koha qė Qeveria Shqiptare, si tė gjitha vėndet demokratike nė botė, ti thotė “Ndal Dhunės ndaj Fėmijėve” duke pėrgatitur njė ligj qė ndalon pėrdorimin e dhunės ndaj fėmijėve, si dhe duke krijuar infrastrukturėn e duhur pėr rehabilitimin e fėmijėve viktima tė dhunės.

 

Duke patur parasysh shqetėsimet e ngritura nė kėtė Deklaratė pėr Shtyp, Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri – CRCA, Aleanca pėr Fėmijėt nė Shqipėri, Diokonia Agapes, SOS-Fshati i Fėmijėve, Unioni i Rromeve tė Shqipėrisė “Amaro-Drom” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit mendojnė se Qeveria Shqiptare, ndėr tė tjera duhet tė ndėrmarrin masat e mėposhtme:

 

1.      Vendosja nė prioritetet e Qeverisė shqiptare te ēėshtjeve tė fėmijėve dhe nė veēanti tė dhunės ndaj fėmijėve nė familje, shkollė dhe shoqėri.

 

2.      Qeveria shqiptare tė miratojė njė ligj qė ndalon njė herė e pėrgjithmonė ushtrimin dhe pėrdorimin e dhunės ndaj fėmijėve.

 

3.      Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, Ministria e Shendetesise, Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe Ministria e Brendshme tė marrin masa pėr tė pėrmirėsuar standartet dhe nivelin e shėrbimeve pėr fėmijėt viktima tė dhunės.


Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri­-CRCA, Aleanca pėr Fėmijėt nė Shqipėri, Diokonia Agapes, SOS-Fshati i Fėmijėve, Unioni i Rromeve te Shqiperise “Amaro-Drom”dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, besojnė se zbatimi i kėtyre masave si dhe rritja e ndėrgjegjėsimit dhe ndjeshmėrisė sė institucioneve qeveritare dhe joqeveritare pėr krijimin e njė sistemi parandalues, mbrojtės, trajtues dhe ri-integrues pėr fėmijėt viktima tė dhunės, do tė sillnin njė pėrmiresim tė ndjeshėm tė situatės se tė drejtave tė fėmijėve nė Shqipėri.

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007