PROMOVIMI I DOKUMENTARIT
Tė ndihesh i barabartė
Nė Greqi mes emigrantėve
Nė
kuadėr tė misionit sensibilizues pėr tė
drejtat e njeriut, nė datėn 11 Maj 2006
Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi
shfaqjen pėr herė tė parė tė filmit
dokumentar Tė ndihesh i barabartė Nė
Greqi mes emigrantėve, prodhim i KShH-sė
dhe Art Studio Grishaj.
Filmi dokumentar trajton jetėn e emigrantėve
shqiptarė nė shtetin grek, pėrpjekjet e tyre
pėr tu integruar nė shoqėrinė greke,
vėshtirėsitė qė hasin, pėrvojat pozitive tė
integrimit tė tyre, pėrpjekjet qė ata bėjnė
pėr tė realizuar tė drejtat e tyre. Ai ėshtė
realizuar mbi bazėn e intervistave me
emigrantė shqiptarė dhe qytetarė grekė.
Intervistat prekin probleme tė ndryshme tė
emigrantėve shqiptarė qė jetojnė nė Greqi qė
kanė tė bėjnė me punėsimin, shkollimin e
tyre, trajtimin nga popullsia greke. Nuk
mbetet pa u prekur edhe trajtimi i
shqiptarėve nga policia Greke nė Kufi.
Nė
kėtė film, qytetarė grekė shprehin
vlerėsimin e tyre pėr emigrantėt shqiptarė.
Njė vend tė veēantė nė film zėnė puna dhe
pėrpjekjet e organizatave tė tė drejtave tė
njeriut nė Greqi dhe nė Shqipėri, kryesisht
tė shoqatave tė emigrantėve shqiptarė dhe
Komitetit Shqiptar tė Helsinkit. Dokumentari
synon tė pėrcjellė frymėn optimiste pėr njė
jetė dhe respektim mė tė mirė tė tė drejtave
tė njeriut.
Nesėr do tė jetė njė ditė e re me shpresėn
dhe urimin qė njerėzit tė ēdo kombėsie e tė
ēdo ngjyre tė jenė mė afėr njėri tjetrit, me
tė pėrbashkėtėn e tė qėnit NJERI dhe tė
ndjerit tė barabartė (Citat nga skenari i
dokumentarit Tė ndihesh i barabartė)
Nė
kėtė aktivitet ishin tė ftuar pėrfaqėsues tė
lartė tė institucioneve shtetėrore,
ambasadave tė akredituara nė Tiranė,
organizatave jo-fitiprurėse shqiptare dhe
ndėrkombėtare, etj.
KSHH-ja pėrfiton nga rasti tė falenderojė
grupin realizues tė filmit, regjizorin e
mirėnjohur Z. Ylli Pepo dhe Komitetin
Norvegjez tė Helsinkit pėr mbėshtetjen
financiare tė dhėnė.