Informacion mbi fillimin e zbatimit tė
projektit tė ri Monitorimi i respektimit tė
tė drejtave tė minoriteteve nė bashkinė e
Korēės
3-4 maj 2006
Nė
datėn 4 maj 2006, Komiteti Shqiptar i
Helsinkit (KSHH) organizoi njė aktivitet pėr
tė promovuar fillimin e zbatimit tė
projektit tė ri Monitorimi i respektimit tė
tė drejtave tė minoriteteve nė bashkinė e
Korēės nė qytetin e Korēės. Nė kuadėr tė
promovimit tė projektit, pėrfaqėsues tė
KSHH-sė organizuan njė takim me kėshillin
bashkiak tė Bashkisė Korēė. Nė takim u
prezantuan objektivat e projektit dhe
veprimtaritė qė do tė zhvillohen nė kuadėr
tė tij. Nėpėrmjet projektit synohet tė
evidentohet shkalla e pjesėmarrjes sė
pėrfaqėsuesve tė minoriteteve nė
vendimmarrje, mundėsitė e rritjes sė
pėrfaqėsimit dhe gjetja e mekanizmave pėr tė
realizuar kėtė synim.
Kėshilli bashkiak i rrethit Korēė shprehu
angazhimin dhe mbėshtetjen e tij pėr
zbatimin e projektit nė bashkinė e Korēės.
Nė takimin ishte e pranishme edhe media
lokale e Korēės. Nė kėtė kuadėr ishte
pėrgatitur edhe njė njoftim pėr shtyp, i
cili iu shpėrnda medias nė fund tė takimit.
Me
rastin e promovimit tė projektit, u realizua
njė emision televiziv nė TV Lobi, njė nga
televizionet kryesore lokale tė Korēės. Tė
pranishėm nė kėtė emision ishin pėrfaqėsues
tė KSHH-sė dhe kryetari i Kėshillit Bashkiak
Korēė. Qėllimi i emisionit ishte rritja e
ndėrgjegjėsimit tė qytetarėve korēarė pėr tė
patur njė pjesėmarrje mė tė mirė nė zbatimin
e kėtij projekti dhe tė tregonte rėndėsinė e
gjithpėrfshirjes sė tyre nė kėtė proces.