|
Lufta
kundėr korrupsionit dhe nepotizmit nuk legjitimohet duke shkelur Kushtetuten dhe
tė drejtat e njeriut
Tiranė, mė 13/02/2006
Nė datėn 10 shkurt 2006, Avokati i Popullit,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Grupi Shqiptar pėr tė Drejtat e Njeriut dhe
Qendra e Studimeve Parlamentare, si njė Aleancė pėr tė Drejtat Njeriut i dėrguan
Gjykatės Kushtetuese kėrkesėn me objekt: shfuqizimin e tre vendimeve tė
Kėshillit tė Ministrave me nr. 43 , 44 dhe 48 te dates 27.01.2006, duke
konsideruar se ato cėnojnė tė drejtat themelore tė njeriut, duke mos respektuar
parimet kushtetuese.
Para miratimit tė kėtyre vendimeve, KSHH-ja
reagoi me nje deklaratė pėr shtyp nėpėrmjet sė cilės i sugjeronte qeverisė tė
mos miratonte vendimet, sepse ato vinin nė kundėrshtim me Kushtetutėn e
Republikes se Shqiperise, por kjo nuk u mor parasysh.
Nė termat e kontrollit dhe balancės sė
pushteteve, organizmat e Shoqėrisė Civile dhe Institucionet Kushtetuese qė
veprojnė nė fushėn e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut nuk mund tė qėndrojnė
indiferente dhe ta reduktojnė identitetin e tyre thjesht nė dekoracion
institucional tė pushtetit.
Ne jemi rojtarė publikė tė tė drejtave dhe lirive
themelore tė njeriut nė Shqipėri, prandaj nuk mund tė qendrojmė vetėm nė fushėn
e deklaratave, kėshtu qė vendosėm tė pėrdorim tė gjitha rrugėt institucionale qė
na lejon Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė. Tė paditėsh Qeverinė nė Gjykatėn
Kushtetuese nuk do tė thotė se i kundėrvihesh qėllimeve tė saj tė mira pėr
luftėn kundėr korrupsionit dhe nepotizmit nė administratėn publike shqiptare. Ne
kemi kėrkuar qė kjo luftė apo reformė tė jetė brenda kornizave tė njohura tė
respektimit tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, tė njohura nga
Kushtetuta shqiptare dhe aktet ndėrkombėtare.
Argumenti kryesor qė paraqitet nė kėrkesėn tonė
pėr shpalljen si antikushtetuese tė vendimeve tė mėsipėrme ėshtė fakti se sipas
nenit 17 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, organi kompetent pėr tė
vendosur kufizimin e tė drejtave tė shtetasve tė parashikuara nė Kushtetutė,
ėshtė Kuvendi. Nė kėtė nen thuhet se kufizimi i kėtyre tė drejtave vendoset
vetėm me ligj. Kjo do tė thotė se Kėshilli i Ministrave nuk ka tė drejtė tė
marrė vendime tė tilla qe jane te paligjshme, sepse Qeveria ka marre kompetencat
e Parlamentit, dhe si te tilla ato jane automatikisht antikushtetuese.
Lufta kunder korrupsionit dhe konfliktit te
interesave nuk mund te legjitimohet me akte nenligjore, te cilat krijojne
hapesira per nje zbatim selektiv dhe joproporcional, qe do te komprometonte edhe
vete qellimin e lavderueshem, per te cilin ato jane nxjerre.
Kėto vendime shkelin parimin kushtetues tė
garancive ligjore tė nėpunėsve, qė mbrohen me ligj, dhe janė nė shkelje tė
ligjit Pėr statusin e nėpunėsit civil dhe Kodin e Punės. Kėto janė shkaqe qė
duhen patur parasysh para fillimit tė marrėdhėnieve tė punės dhe kurrėsesi nuk
mund tu jepet fuqi prapavepruese.
Sipas mendimit tonė, kėto vendime cėnojnė edhe
parimet Kushtetuese tė barazisė para ligjit dhe atė tė mosdiskriminimit.
Vendimet e Kėshillit tė Ministrave cėnojnė gjithashtu edhe tė drejtėn e
shtetasve pėr punėsim dhe garanci pėr profesionin dhe karrierėn e tyre. Kėto
vendime bien ndesh edhe me Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat Njeriut.
Pėrveē sa mė siper, ndodhemi nė kushtet e njė
procesi vendimmarrės, duke anashkaluar Kushtetutėn dhe pa u konsultuar edhe me
grupet e interesuara, shoqėrinė civile dhe institucionet e tė drejtave tė
njeriut pėr tė ofruar oponencė pėr mirėqeverisje pėrmes ligjeve.
Nėnshkruajnė dekaratėn pėr shtyp:
Prof.as.dr. Vasilika
HYSI Prof.as.dr.Ermir Dobjani
Drejtore
Ekzekutive Avokati i
Popullit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Elsa
Ballauri Sokol
Berberi
Drejtore
Ekzekutive Drejtor
Ekzekutiv
Grupi Shqiptar pėr tė Drejtat e
Njeriut Qendra e Studimeve Parlamentare
|