|
MBIPOPULLIMI
I DHOMAVE TĖ PARABURGIMIT
PROBLEM I MPREHTĖ
PĖR RUAJTJEN E RENDIT
10.04.2002
KSHH mė shumė se njė herė ka
denoncuar situatėn qė ėshtė krijuar nė shumė komisariate
tė policisė ku mbahen ende persona tė dėnuar nga gjykata
me vendim tė formės sė prerė. Nė shtyp njoftohen herė
pas here raste tė arratisjes sė kėtyre personave. Kėshtu
nė Korrik 2001 janė arratisur 4 veta, kurse tani sė
fundi 9 Prill 2002 ėshtė arratisur njė tjetėr i dėnuar
me vendim tė formės sė prerė, autor i krimeve tė rėnda.
Nė shtyp jepet edhe njė deklaratė qė i atribuohet "njėrit
prej drejtuesve tė lartė tė Ministrisė sė Rendit" sipas
tė cilit nė qelitė e Komisariateve nė shkallė vendi tė
burgosurit me vendim tė formės sė prerė janė rreth 400.
Problemi i mbipopullimit nė
komisariatet e policisė duhet tė shikohet nė dy anė. Sė
pari, si njė masė e domosdoshme pėr t'i prerė rrugėn
orvatjeve tė ēfarėdo tė burgosuri pėr t'i shpėtuar
drejtėsisė. Sė dyti, KSHH e ka shtruar ēėshtjen edhe si
njė nevojė pėr t'i dhėnė fund mbipopullimit nė mjediset
e policisė, pėr t'i vėnė kėshtu tė burgosurit nė kushte
normale sipas tė gjitha rregullave qė janė pėrcaktuar
pėr tė burgosurit nė vendet e vuajtjes sė dėnimit.
Ėshtė e vėrtetė se oragnet e rendit
kanė marrė disa masa nė kėtė drejtim. Por kryesorja
ėshtė parandalimi i rasteve tė tilla, qė po ndodhin
mjaft shpesh. Problemi me pėrmasat qė ka marrė duhet tė
tėrheqė edhe vėmendjen e autoriteteve nė nivel qeveritar
pėr ta trajtuar ēėshtjen si njė problem shtetėror dhe
pėr tė mos e lėnė atė vetėm nė kompetencė tė Ministrisė
sė Rendit dhe tė Ministrisė sė Drejtėsisė.
|