|
Ti
jepet fund vazhdimit tė mbajtjes nė paraburgim tė
personave tė dėnuar
me vendim tė formės sė prerė
tė gjykatės
13.04.2005
Korrespodenti i Komitetit Shqiptar tė
Helsinkit na njofton se para dy ditėsh nė ambjentet e
Komisariatit tė Elbasanit ka nisur njė protestė nga njė
pjesė e personave qė mbahen nė dhomat e paraburgimit tė
kėtij komisariati. Ata janė kryesisht tė dėnuar me
vendim tė formės sė prerė tė gjykatės.
Sipas korrespodentit tonė, ata
kėrkojnė trasferimin e tyre nė institucionet e vuajtjes
sė dėnimit. Sipas verifikimeve nė vend dhe bisedave me
Drejtorin e Policisė sė Qarkut, shefin e rendit,
pėrgjegjėsin e dhomave tė paraburgimit ka rezultuar se
nė Komisariatin e Policisė sė Elbasanit megjithėse
kapaciteti ėshtė llogaritur pėr 45 persona nė fakt
ndodhen 80 persona. Kjo e vėshtirėson gjendjen aq mė
tepėr tani qė fillon koha e nxehtė. Gjatė vėzhgimit
rezultoi se midis 80 personave, 16 janė tė dėnuar me
vendim tė formės sė prerė.
Drejtoria e Qarkut Elbasan i ėshtė
drejtuar me dy shkresa Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė
Burgjeve me kėrkesėn pėr transferimin e tė dėnuarve me
vendim tė formės sė prerė tė gjykatės.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit e ka
ngritur disa herė nevojėn urgjente qė tė gjithė tė
dėnuarit me vendim tė formės sė prerė tė trasferohen nė
institucionet e vuajtjes sė dėnimit, por siē duket
megjithė masat e marra ēėshtja e mėsipėrme mbetet
problematike. Ėshtė kjo arsyeja, qė KSHH e shikon tė
nevojshme qė pėr kėtė problem ti drejtohet edhe njė
herė Ministrisė sė Drejtėsisė dhe Drejtorisė sė
Pėrgjithshme tė Burgjeve. Pėr tė gjithė ėshtė e qartė se
mbajtja nė gjendje paraburgimi e tė dėnuarve me vendim
tė formės sė prerė tė gjykatės pėrbėn shkelje tė ligjit
qė mund tė shoqėrohet me shqetėsime dhe pasoja tė
dėmshme.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me kėtė rast i sugjeron
Ministrisė sė Drejtėsisė qė pėr efekte transparente ta
marrė nė shqyrtim ēėshtjen e mėsipėrme duke pėrcaktuar
afatet pėrkatėse qė do ti jepnin zgjidhje kėsaj
gjendjeje.
|