|
|
Edhe njė herė pėr qelitė e
paraburgimit
Tiranė, mė
13.06.2003
Korrespondenti i KSHH-sė pėr Shkodrėn
njofton pėr njė incident tė rėndė tė ndodhur nė 6
qershor 2003 nė qelitė e paraburgimit tė Komisariatit tė
Shkodrės. Versionet janė tė kundėrta. Nga policia
pretendohet se forcat e rendit kanė hyrė nė qeli pėr tė
marrė njė tė paraburgosur tė sėmurė, pėr tė cilin mjeku
kishte rekomanduar tė shtrohej nė spital. Tė
paraburgosurit duket se kanė marrė shkas nga ky rast pėr
tė protestuar ndaj gjendjes nė qelitė e paraburgimit, aq
mė tepėr qė kėto qeli janė tė mbipopulluara. Dhe kėtu
ka ndodhur ndeshja midis tė paraburgosurve dhe forcave
tė rendit.
Nga tė dhėnat rezulton se dhuna ėshtė pėrdorur nga tė
dyja anėt. Policia thotė se ajo ėshtė sulmuar nga tė
burgosurit nė qeli dhe disa policė janė rrahur keq. Por
nga burime tė tjera jashtė policisė, thuhet se policėt
kanė fyer me zė tė lartė tė paraburgosurit dhe kjo ka
shkaktuar njė reagim tė menjėhershėm tė tė
paraburgosurve nė qelitė e tjera tė cilėt janė pėrpjekur
madje tė thyejnė qelitė. Njoftohet po ashtu, se nė
datėn 6 qershor, tė paraburgosurit kanė filluar njė
grevė urie.
KSHH shpreh mendimin se dhuna ėshtė e pajustifikueshme
nė dhomat e vuajtjes sė dėnimit. Nė radhė tė parė,
policia duhet tė bėjė kujdes t'i shmanget asaj. Por ky
incident na sjell pėrsėri te njė ēėshtje qė KSHH e ka
shtruar disa herė. Nga policia kėrkohet qė tė zbatohet
ligji i aprovuar, qė i vė qelitė e paraburgimit nė
varėsi tė Ministrisė sė Drejtėsisė. Veē asaj, vazhdon
tė jetė i madh numri i tė dėnuarve me vendim gjyqėsor qė
presin tė kalojnė nė burgje dhe jo tė mbahen nė
komisariatet e policisė.
Ka ardhur koha qė ky problem tė shikohet mė seriozisht
dhe tė gjejė zgjidhje sa mė parė.
|