Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

Burgjet dhe

vendet e

paraburgimit

Shėndeti

dhe tė drejtat

e njeriut

Ekzekutimi

i vendimeve

gjyqėsore

Letra tė

 Komitetit Shqiptar

tė Helsinkit

 

 

Dhuna dhe trajtimi ēnjerėzor janė tė dėnueshme

 

14.04.2004

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, para disa ditėsh u njoftua me telefon nga njė person qė nuk ka dashur tė identifikohet se nė komisariatin e policisė sė Shkodrės, pėr shkak tė dhunės qė ishte ushtruar nga disa punonjės tė rendit, ndodhej nė gjendje tė rėndė shėndetėsore i quajturi Luigj Vuēeta.

Pėr verifikimin e kėtij sinjalizimi, KSHH ngarkoi korrespondentin e tij nė qytetin e Shkodrės. Nė datėn 9 Prill 2004, fillimisht ai mori takim me oficerin e rojes dhe pas kėsaj me dijeninė e Zv/Drejtorit tė Policisė, edhe me tė ndaluarin Luigj Vuēeta. Nga kėqyrja e regjistrit, rezultonte se Luigj Vuēeta ishte ndaluar nė datėn 5 Prill 2004, ndėrsa mė 8 Prill 2004, ishte marrė si masė sigurie arrestimi i tij. Mjeku i Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Shkodėr Z. Sokol Preēi, qe i thirrur nė komisariat i kishte dhėnė ndihmėn e parė Luigjit, deklaroi se pasi i kishte bėrė njė injeksion, e kishte dėrguar nė spital pėr tė marrė serum.

Me Luigj Vuēetėn, korrespondenti i KSHH-sė nė Shkodėr mori takim nė “dhomėn e takimeve”, ku atė e sollėn tė shtrirė nė njė batanije qė zėvendėsonte barrelėn. I pyetur se ēfarė kishte ndodhur, ai deklaroi si mė poshtė:

“Nė momentin e arrestimit, disa punonjės policie mė goditėn me grushta, shkelma dhe me qytėn e automatikut. Tė njejtat veprime ata kryen edhe gjatė shoqėrimit tim pėr nė komisariat, ndėrsa brenda nė ambientet e komisariatit mė lidhėn tek disa hekura dhe pėrsėri vazhduan tė mė goditnin”. Korrespondenti i KSHH-sė konstatoi gjurmė ngjyrė gjaku tė mpiksur nė veshin e majtė, plagė dhe gėrvishtje nė tė dy kėmbėt, dėmtime tė lėkurės nė kokė. Luigj Vuēeta ankohej pėr dhimbje tė forta nė pjesė tė ndryshme tė trupit sa mezi qėndronte edhe ulur.

KSHH e shikon tė nevojshme tė pėrmendė gjithashtu edhe pretendimin e punonjėsve tė policisė qė fillimisht ishin tė pranishėm nė kėtė takim, se Luigji rezistoi nė momentin ė ndalimit, prandaj edhe u pėrdor dhuna. Kuptohet se pretendimi i mėsipėrm kėrkon hetim sepse edhe sikur ai tė jetė i vėrtetė, ka tė dhėna se ėshtė tejkaluar nė mėnyrė evidente pėrdorimi i saj.

KSHH denoncon publikisht kėtė akt tė kundraligjshėm dhe u sugjeron organeve tė ndjekjes, qė duke marrė shkas nga kjo ngjarje, si edhe nga vetė kėrkesa verbale e Luigj Vuēetės, kjo ēėshtje tė ndiqet dhe tė hetohet me preēedencė dhe me objektivitet.

KSHH e shikon tė nevojshme gjithashtu tė theksojė se raste tė pėrdorimit tė dhunės nga ana e punonjėsve tė policisė, sidomos nė momentin e ndalimit dhe tė shoqėrimit, nuk kanė qenė tė pakta, pavarėsisht se nė kėtė drejtim janė marrė edhe masa.

Askujt nuk i lejohet qė ndaj shtetasve qofshin kėta tė ndaluar apo tė arrestuar, tė ushtrohet dhunė fizike apo trajtim ēnjerėzor.

Veprime tė tilla tė kryera qoftė edhe nga punonjės tė veēantė tė organeve tė rendit, cėnojnė tė drejtat e shtetasve dhe vetė reputacionin e kėtij organi. Prandaj ėshtė e nevojshme qė nė pėrputhje me ligjin, tė merren jo vetėm masa disiplinore, por kur ėshtė rasti, edhe penale.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007