KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

RAPORT

MBI

TRYEZĖN E RRUMBULLAKĖT

Organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Nė datėn 6 Prill 2006

 

Nė kuadėr tė rritjes sė shkallės sė ndėrgjegjėsimit dhe njohjes me tė drejtat e njeriut dhe zbatimit tė ligjeve nga administrata e burgjeve, si edhe me qėllim mbėshtetjen e autoriteteve shqiptare nė pėrpjekjet e tyre pėr reformimin e mėtejshėm tė institucioneve penitenciare, nė datėn 6 Prill 2006, nė ambjentet e Hotel Doros, Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi njė tryezė tė rrumbullakėt lidhur me organizimin, funksionimin dhe shpėrblimin e punėsimit tė tė dėnuarve nė burgje. Qėllimi i kėsaj tryeze tė rrumbullakėt ishte pėr tė diskutuar lidhur me kuadrin ligjor shqiptar me synim krijimin e mundėsive tė nevojshme pėr punėsimin e tė dėnuarve nė burgjet shqiptare. Mė konkretisht, kjo tryezė u pėrqėndrua nė diskutimin e projektvendimit tė Kėshillit tė Ministrave “Pėr zhvillimin e aktivitetit tė punės nė institucionet e ekzekutimit tė dėnimeve penale dhe kriteret pėr shpėrblimin e saj”.

Nė kėtė aktivitet morėn pjesė dhe kontribuan me pjesėmarrjen e tyre pėrfaqėsues nga Drejtoria e Kodifikimit dhe e Institucioneve Penitenciare tė Ministrisė sė Drejtėsisė qė kanė punuar drejtpėrdrejtė me kėtė projektvendim, Z. Lulėzim Kodra, Zėvendės Drejtor i Pėrgjithshėm i Burgjeve, drejtori i burgut tė Kosovės dhe drejtoresha e burgut Ali Demi nė Tiranė, dhe disa pėrfaqėsues tė tjerė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve. Nė kėtė tryezė ofruan ekspertizėn e tyre ekspertėt e huaj Z. Jan van den Brand, Drejtor i Marrėdhėnieve me Jashtė nė Agjencinė Kombėtare Hollandeze tė institucioneve tė Riedukimit si edhe nė tė njėjtėn kohė ekspert i Kėshillit tė Europės pėr Europėn Qendrore dhe Lindore dhe Z. Peeter Naks, ekspert pėr ēėshtjet penitenciare nė Misionin e Euraliusit nė Shqipėri. KSHH nė kėtė aktivitet u pėrfaqėsua nga Znj. Edlira Papavangjeli, Kordinatore Pogramesh dhe Znj. Ersida Sefa, asistente projektesh.

Pjesėmarrėsit vlerėsuan si inisiativė shumė pozitive procesin e nisur dhe tė gjithė punėn e realizuar deri tani lidhur me punėsimin e tė dėnuarve nė burgje. Krahas sugjerimeve dhe rekomandimeve tė ofruara nga ekspertėt e huaj, njė grup pune nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve pasi e kishin studiuar projektvendimin ofruan komentet e tyre lidhur me tė. Njė ndėr ēėshtjet kryesore qė u diskutua nė kėtė tryezė tė rrumbullakėt ishte ajo lidhur me pozicionin dhe kompetencat e Komisionit tė Punėsimit. Pjesėmarrėsit ranė dakort se ky Komision duhet tė jetė njė institucion konsultativ, pėrgjegjės pėr pėrcaktimin e politikave dhe prioriteteve pėr punėsimin e tė dėnuarve nė burgje si edhe pėr mbikqyrjen dhe vlerėsimin e kėtij procesi nė tė gjitha institucionet peninteciare. Menaxhimi i procesit tė punėsimit duhet tė jetė nėn pėrgjegjėsinė e burgjeve lokale meqėnėse ata e njohin mė mirė situatėn nė burgjet konkrete, numrin e tė dėnuarve qė aplikojnė pėr punė dhe mundėsitė e punėsimit duke marrė nė konsideratė kėrkesat, aftėsitė dhe rrezikshmėrinė shoqėrore tė tė dėnuarve.

Ekspertėt e huaj e ftuar nė kėtė tryezė tė rrumbullakėt prezantuan filizofinė e punėsimit tė tė dėnuarve pėrmes disa shembujve tė praktikave mė tė mira tė punėsimit tė dėnuarve nė disa shtete tė tjera. Ekspertėt i ofruan pjesėmarrėsve disa komente dhe sugjerime tė tjera shtesė lidhur me projektvendimin e Kėshillit tė Ministrave pėr punėsimin e tė dėnuarve me qėllim pėr ta bėrė atė sa mė tė sukseshėm gjatė zbatimit nė praktikė. Meqėnėse realizimi nė praktikė i punėsimit tė tė dėnuarve nė burgje ėshtė pjesa mė sfiduese e kėtij procesi, ekspertėt i shpjeguan pjesėmarrėsve se ėshtė shumė e rėndėsishmė pėr tė nisur me studime fizibiliteti tė tė gjithė burgjeve krahas zhvillimeve tė mėtejshme pėr pėrmirėsimin e projektvendimit pėr punėsimin e tė dėnuarve. Ekspertėt e analizuan projektvendimin tė ndarė nė tre pjesė tė rėndėsishme; organizimi nė tė gjitha aspektet i punėsimit tė tė dėnuarve nė burgje, zbatimi i projektvendimit tė punėsimit tė tė dėnuarve si edhe shpėrblimi i tė dėnuarve tė punėsuar.

Njė tjetėr temė e rėndėsishme pėr tė cilėn u zhvilluan shumė diskutime nga pjesėmarrėsit ishte ajo e shpėrblimit tė tė dėnuarve tė punėsuar. Pjesėmarrėsit nė tryezė ranė dakort se shpėrblimi i tė dėnuarve duhet tė parashikohet nė vendimin e Kėshillit tė Ministrave dhe duhet tė ndiqet nga e njėjta politikė nė tė gjitha burgjet. Ekspertėt dhe pjesėmarrėsit diskutuan disa modele tė ndryshme pėrsa i pėrket shpėrblimit tė tė dėnuarve tė punėsuar, sistemin qė do tė ishte mė shumė i rekomandueshėm pėr realitetin shqiptar, avantazhet dhe disavantazhet e tij.

Nė pėrfundim tė tryezės sė rrumbullakėt ekspertėt vendosėn tė ofronin komente dhe rekomandime tė tjera shtesė lidhur me funksionimin e Komisionit tė Punėsimit, shpėrblimin e tė dėnuarve tė punėsuar dhe politikat implementuese tė tė gjithė procesit tė punėsimit. Grupi i punės i ngritur pėr ēėshtjen e punėsimit nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Burgjeve dhe Ministria e Drejtėsisė do tė marrin nė konsideratė kėto rekomandime dhe sugjerime tė ekspertėve mbi bazėn e tė cilave do tė punojnė pėr hartimin e versionit pėrfundimtar tė kėtij projektvendimi i cili sėrisht do tė komentohet nga ekspertėt e huaj.

Nė kėtė kuadėr Komiteti Shqiptar i Helsinkit planifikon tė vazhdojė kėtė proces permes organizimit tė njė seminari pune nė njė burg pilot ku ekspertėt e huaj do tė japin ekspertizėn e tyre lidhur me zbatimin e njė projekti pilot pėr punėsimin e tė dėnuarve mbėshtetur nė studimet e fizibilitetit tė realizuara nė kėtė burg.

Pjesėmarrėsit nė kėtė tryezė tė rrumbullakėt e vlerėsuan kėtė aktivitet si tė suksesshėm nė arritjen e objektivave tė tij dhe theksuan rėndėsinė e punėsimit tė tė dėnuarve si njė ndėr rrugėt kryesore pėr pėrgatitjen e tyre pėr riintegrimin nė shoqėri pas pėrfundimit tė vuajtjes sė dėnimit. 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007