Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

Burgjet dhe

vendet e

paraburgimit

Shėndeti

dhe tė drejtat

e njeriut

Ekzekutimi

i vendimeve

gjyqėsore

Letra tė

 Komitetit Shqiptar

tė Helsinkit

   

Gjėndje tejet e rėndė nė vendet e paraburgimit

01.07.2004

Me 28 qershor 2004, rreth mesditės, tė paraburgosurit qė ndodhen nė komisariatin e policisė Vlorė, kanė protestuar pėr tė kėrkuar pėrmirėsimin e respektimit tė tė drejtave tė tyre.

Sipas korrespondentit tė KSHH-sė nė Vlorė dhe nga takimet me persona tė paraburgosur rezultoi se ndėr tė tjera shkak i protestės kanė qėnė kushtet higjenike tė kėqija, mbipopullimi i qelive i cili bėri tė padurueshėm jetesėn nė to si edhe temperaturat e larta tė kėtyre ditėve tė fundit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit mėse njeherė ka reaguar publikisht dhe ka sinjalizuar verbalisht dhe me shkresa organet pėrkatėse, midis tyre edhe Kėshillin e Ministrave pėr gjendjen e rėndė nė vendet e paraburgimit tė disa komisariateve tė policisė dhe nė atė tė Vlorės.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk mohon faktin se nė kėtė drejtim janė marrė disa masa, por vlerėsojmė se ato nuk janė tė mjaftueshme dhe tė atilla qė tė ndikojnė nė respektimin e tė drejtave tė personave tė paraburgosur dhe tė dėnuar qė mbahen nė kėto vende. Kėtė fakt e dėshmon mjaft mirė dhe ngjarja e ditėve tė fundit.

Do tė mjaftonte tė pėrmendim faktin se nga vėzhgimi i fundi i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit nė komisariatet e policisė nė rrethet ku vepron rrjeti i korrespondentėve i kėtij komiteti, pėrfshirė kėtu edhe vendet e paraburgimit nė Vlorė qė kanė kaluar nė varėsi tė Ministrisė sė Drejtėsisė, situata nė kėto vėnde ka ardhur duke u keqėsuar.

Pėr Komitetin Shqiptar tė Helsinkit nuk ėshtė i justifikueshėm fakti qė vendet e paraburgimit ende nuk kanė kaluar tėresisht nė varėsi tė Ministrisė sė Drejtėsisė, siē e pėrcakton edhe ligji “Mbi organizimin dhe funksionimin e Ministrisė sė Drejtėsisė” dhe vendimi i Kėshillit tė Ministrave pėr marrjen e masave pėr kalimin e vendeve tė paraburgimit.

Sipas mendimit tė Komitetit Shqiptar tė Helsinkit, kjo zvarritje nė njė masė tė konsiderueshme ka ndikuar negativisht nė gjendjen e rėndė tė dhomave tė paraburgimit si dhe nė respektimin e tė drejtave tė paraburgosurve, pa pėrmendur kėtu edhe faktin tjetėr mjaft shqetėsues se ka ende njė numėr jo tė vogėl tė dėnuarish me vendim tė formės sė prerė qė mbahen nė vendet e paraburgimit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit veren me shqetėsim tė madh se ligji “Mbi organizimin dhe funksionimin e Ministrisė sė Drejtėsisė” dhe vendimi i Kėshillit tė Ministrave “Pėr kalimin e vendeve tė paraburgimit nė varėsi tė Ministrisė sė Drejtėsisė” nuk u shoqėrua me pėrcaktimin e fondeve tė nevojshme dhe tė mjaftueshme si dhe me marrjen e masave konkrete tė karakterit teknik dhe organizativ qė do tė garantonin zbatimin e tyre nė praktikė.

KSHH i bėn thirrje Ministrisė sė Drejtėsisė dhe Ministrisė sė Rendit Publik tė marrin masa urgjente pėr tė zbutur efektet negative tė mbipopullimit tė qelive si dhe efektet e temperaturave tė larta.

KSHH i bėn thirrje organeve pėrkatėse nė nivel vendor tė tregojnė kujdes pėr trajtimin e personave tė arrestuar, tė sėmurė kronikė dhe tė marrin masa pėr transferimin e tyre nė mjedise mė tė pėrshtashme dhe ku kujdesi shėndetėsor ėshtė i mundur.

KSHH-ja i bėn thirrje organeve tė prokurorisė dhe gjykatės tė shmangin zvarritjet e proceseve gjyqyėsore, tė zhvillojnė hetime paraprake dhe shqyrtimet gjyqsore nė kohėn mė tė shpejtė tė mundur, duke zbutur nė kėtė mėnyrė mbipopullimin e qelive pėr shkaqe subjektive.

KSHH-ja i drejtohet Qeverisė Shqiptare pėr tė pėrshpejtuar procesin e kalimit real tė vendeve tė paraburgimit nė varėsi tė Ministrisė sė Drejtėsisė duke parashikuar mjedise tė pėrshtatshme dhe buxhete tė mjaftueshme.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e shikon tė nevojshme tė ripėrsėrisė thirrjen gjithė organeve shtetėrore kompetente qė ky problem tė vlerėsohet seriozisht, duke marrė masat pėr parandalimin e fenomeneve tė tilla nė tė ardhmen.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007