KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

Shkelje serioze tė tė drejtave tė njeriut

 

29.10.2001

Njė grup vėzhguesish tė KSHH gjatė muajit tetor tė kėtij viti kanė monitoruar disa vende (komisariate policie) ku mbahen tė ndaluar dhe tė paraburgosur.

 

Gjatė kėtij vėzhgimi u vėrejtėn raste tė shkeljes tė procedurės penale qė kanė sjellė si pasojė cėnimin e tė drejtave tė njeriut. Si tė tilla mund tė pėrmendim:

 

1. Nė mjaft raste oficerėt e policisė gjyqėsore personave tė ndaluar dhe tė arrestuar nė flagrancė nuk u bėjnė tė njohur nė kohėn e duhur tė drejtat e garantuar me ligje, midis tyre edhe atė tė sė drejtės pėr tė patur avokat. Kjo rezulton jo vetėm nga thėniet e personave tė ndaluar dhe tė paraburgosur, por edhe nga dokumentet pėrkatėse: nga libri i shėrbimit, nga proces-verbalet e mbajtura kur ata janė marrė nė pyetje si dhe nga proces-verbalet e shqyrtimit nga ana e gjykatave tė masave tė sigurimit. Mund tė pėrmendim kėtu rastin e tė miturit Nermin Ranxha (Elbasan), Sokol Gega (Vlorė),  si edhe tė Agron Laēit dhe Genc Jakut (Krujė), etj.

 

Flagrante janė rastet e Nderim Veliut (Berat) dhe Elidon Nokės (Skrapar) tė mbajtur nė komisariate pėrkatėsisht 12 ditė dhe 5 ditė pa u vendosur masa e arrestit.

 

2. Nė mjaft komisariate si nė Lezhė, nė Kukės dhe nė Krujė nė kushte tė papėrshtatshme janė mbajtur nė dhomat e paraburgimit gra tė akuzuara pėr vepra tė ndryshme penale, nė kundėrshtim me rregulloren e brendshme.

3. Nė disa komisariate vazhdojnė tė mbahen persona tė dėnuar me vendim tė formės sė prerė tė gjykatave, gjė qė vjen nė kundėrshtim me ligjin mbi ekzekutimin e vendimeve penale. Mund tė pėrmendim kėtu komisariatet e Vlorės me 18 persona, i Fierit me 15 persona, i Krujės me 12 persona, i Elbasanit me 27 persona, i Lushnjės me 13 persona, etj.

 

Vlen tė pėrmendet se ka nga kėta persona qė mbi njė vit mbahen nė dhomat e paraburgimit. I tillė ėshtė rasti i Genc Veizit (Lushnjė), i dėnuar me 1 vit e 7 muaj burg. Urdhėri i ekzekutimit mban datėn 19-12-2000 dhe vuajtjen e dėnimit ai po e kryen nė dhomat e paraburgimit. Ilir Muka (Vlorė) mbahet nė dhomat e paraburgimit megjithėse ka dhjetė muaj qė vendimi ka marrė formė tė prerė, etj. 

 

4. Vazhdon mbipopullimi nė komisariatet e policisė, gjė qė ndikon negativisht nė trajtimin e tė ndaluarve dhe tė paraburgosurve dhe qė deri nė njė farė mase cėnon tė drejtat e tyre si nė bazė tė legjislacionit ndėrkombėtar edhe sipas legjislacionit dhe akteve tona nėnligjore.

 

Kėshtu p.sh. Elbasani mban mbi kapacitet 45 persona, Gramshi 10 persona, Vlora 49 persona, Lushnja 32 persona, Fieri 52 persona, etj.

 

5. Disa tė ndaluar dhe tė paraburgosur kanė pretenduar se nė momentet e para tė ndalimit ose tė arrestimit tė tyre nė flagrancė janė keqtrajtuar. Si raste tė verifikuara mund tė pėrmendim atė tė Leonard Ēaushit (nė komisariatin e Beratit) dhe tė Afrim Myftarit (nė komisariatin e Shkodrės).

 

Duke u nisur nga shkeljet e mėsipėrme, qė pjesėrisht janė tė pėrsėritura, i sugjerojmė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Ministrisė sė Rendit dhe Ministrisė sė Drejtėsisė qė tė marrin masat pėrkatėse pėr parandalimin e shkeljeve tė tilla.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007