|
Pėrdorimi i dhunės ėshtė i
dėnueshėm Tė paraburgosurit tė trajtohen nė pėrputhje tė
ligjit
08.05.2004
Ditėn e premte, datė 7 maj 2004,
rreth orės 22:00 persona tė arrestuar dhe tė dėnuar nė
komisariatin e rrethit Laē u ngritėn nė revoltė dhe
morėn peng njė gardian. Sipas pretendimit tė tyre,
kushtet nė paraburgim janė tė kėqija dhe se ndaj tyre ka
patur raste keqtrajtimi dhe se disa persona tė dėnuar
nuk janė transferuar ende nė burgje.
Duke marrė shkak nga kjo ngjarje si
dhe duke vlerėsuar gjendjen e vendeve tė paraburgimit nė
Shqipėri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH-ja) herė
pas herė ka reaguar pėr shkelje tė tė drejtave tė
personave tė ndaluar, tė arrestuar dhe tė dėnuar.
Megjithė reagimet i tij dhe tė organizatave tė tjera tė
tė drejtave tė njeriut, vendase dhe tė huaja, gjendja nė
vendet e paraburgimit mbetet problematike.
KSHH-ja me keqardhje vėren se procesi
i transferimit tė vendeve tė paraburgimit nga varėsia e
Ministrisė sė Rendit Publik nė atė tė Ministrisė sė
Drejtėsisė ėshtė i ngadaltė dhe pjesėrisht formal. Ky
proces i filluar me kalimin e komisariatit tė Vlorės
tregoi se situata e tė drejtave tė personave tė
arrestuar nuk ėshtė pėrmirėsuar. Ėshtė paradoksal fakti,
qė kalimi i kėtij vendi paraburgimi ėshtė bėrė jo i
plotė, pėr aq kohė sa pėrgjegjėsia e menaxhimit tė kėtij
komisariati ėshtė pjesėrisht nė varėsi tė Ministrisė sė
Rendit Publik dhe asaj tė Drejtėsisė.
KSHH-ja vėren se ka disa vjet qė
flitet pėr hapjen e burgut tė Lezhės dhe vėnien nė
kapacitet tė plotė nė shfrytėzim tė burgut tė Peqinit.
Sipas Z. Ramadan Hasanaj, Drejtor i Pėrgjithshėm i
Burgjeve tė Shqipėrisė, seksioni i sigurisė sė lartė me
njė kapacitet 400 vende pranė Burgut tė Peqinit nuk
funksionon ende. Burgu i Lezhės me njė kapacitet 1 500
vende gjithashtu nuk ėshtė vėnė nė shfrytėzim. KSHH-ja
ėshtė e mendimit se hapja e kėtij burgu dhe shfrytėzimi
i plotė i burgut tė Peqinit do tė zgjidhte problemin e
mbipopullimit dhe do tė pėrmirėsonte respektimin e tė
drejtave tė personave tė arrestuar dhe tė dėnuar.
KSHH-ja dėnon aktet e revoltės
kolektive dhe marrjen peng tė personelit tė vendit tė
paraburgimit, por nė tė njėjtjėn kohė, i bėn thirrje
organit tė prokurorisė tė hetojė me objektivitet dhe me
precedencė kėtė ngjarrje dhe pretendimet pėr
keqtrajtime tė personave tė arrestuar nga personeli i
vendeve tė paraburgimit si dhe pėr kushtet e kėqija nė
kėtė komisariat.
KSHH-ja i bėn thirrje Qeverisė
Shqiptare, dhe veēanėrisht Ministrisė sė Drejtėsisė dhe
Ministrisė sė Rendit Publik tė kryejnė sa mė shpejt
procesin e transferimit tė vendeve tė paraburgimit, duke
ndėrmarrė hapa konkrete dhe tė mbėshtetura financiarisht,
dhe jo kalime formale tė cilat e rėndojnė pozitėn e
personave tė arrestuar dhe tė dėnuar.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit disa
herė e ka ngritur kėtė problem, por me keqardhje
konstaton se nė kėtė drejtim vazhdojnė tė dhunohen aktet
ndėrkombėtare, dispozitat kushtetuese, ligji 8328, datė
16.04.1998 Pėr tė drejtat dhe trajtimin e personave tė
dėnuar me burgim.
KSHH-ja i bėn thirrje organit tė
Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė marrė masa pėr tė forcuar
kontrollin e kėtij organi pėr respektimin e tė drejtave
tė personave tė arrestuar dhe tė dėnuar dhe pėr
trajtimin e tyre nė vendet e paraburgimit dhe nė burgje.
KSHH-ja i bėn thirrje prokurorive tė
rretheve ku ka vende paraburgimi dhe burgje tė forcojnė
kontrollin e tyre rreth procedurės sė ekzekutimit tė
vendimeve penale dhe respektimin e afatave tė
transferimit tė personave tė dėnuar nga vendet e
paraburgimit nė burgje.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bėn
thirrje Ministrisė sė Drejtėsisė tė rishikojnė
rregulloren e trajtimit tė personave nė vendet e
paraburgimit me qėllim trajtimin human dhe njerėzor tė
tyre.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bėn
thirrje Ministrisė sė Rendit Publik dhe Drejtorisė sė
Pėrgjithshme tė Burgjeve tė marrė masa administrative
ndaj personave qė kanė nė administrim vendet e
paraburgimit dhe burgje kur cėnojnė ligjin dhe
rregulloret e brendshme nė institucione.
|