|
|
Nje
rast i rende qe kerkon hetim te shpejte dhe objektiv
09.07.2004
Sipas njoftimeve tė shtypit tė datės 9 Korrik 2004,
ditė e djeshme mė datė 8 Korrik 2004 nė spitalin
Ushtarak tė Tiranės, ka ndėrruar jetė i mituri
Erigert Ceka, vdekja e tė cilit dyshohet ti jetė
shkaktuar nga njė goditje qė ka marrė nė kokė ndėrsa
mbahej nė qelitė e paraburgimit Rrėshen.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i vlerėsoi kėto
njoftime dhe veē informacionit tė marrė nga
autoritet pėrkatėse nė Rrėshen, dėrgoi grupin e tij
pėr verifikim nė vend (nė spitalin Ushtarak tė Tiranės)
ku ishte shtruar i mituri Erigert Ceka dhe ku kishte
ndodhur edhe vdekja e tij.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se mė datė 5 Korrik
2004 rreth orės 17.00 midis Cekės dhe shokut tė tij tė
dhomės, madhor dhe me probleme tė personalitetit ka
patur njė grindje pėr motive tė dobėta, por me
ndėrhyrjen e gardianėve mė pas ata janė pajtuar. Pasi
ėshtė shoqėruar nė qeli, Ceka ka shfaqur shqetėsime si
marrje mendsh dhe tė vjella, tė cilat kanė detyruar
punonjėsit e policisė ta dėrgojnė atė nė spitalin e
Rrėshenit. Pas disa mjekimeve tė dhėna ai rikthehet nė
dhomat e paraburgimit dhe gjatė natės gjendja e tij
shendėtėsore rėndohet shumė. Megjithė trajtimin e bėrė
nga mjekėt e spitalit tė Rreshenit situata e
pėrkeqėsuar e tij bėn qė i mituri tė dėrgohet nė mesnatė
nė spitalin ushtarak. Nga verifikimet e bėra nuk
del e qartė se kur dhe kush e ka dėmtuar Cekėn ,
dėmtime qė ēuan nė vdejkjen e tij.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit tė kartelės sė tė
miturit tė ndodhur pranė spitalit ushtarak rezultoi se:
-
Prej
ditėsh i mituri ka patur frakturė temporale tė kockės
pas veshit
-
Diagnoza me tė cilėn ėshtė pranuar i mituri Ceka ka
qenė komė cerebrale. I mituri ka patur edemė dhe
hematoma tė t rurit, enjtje dhe grumbullim tė gjakut
nė tru. Pasi i ėshtė bėrė skaner, diagnoza e kėtij tė
fundit ka qenė frakturė lominoze porietale.
-
Sipas mjekėve gjendja e komės ėshtė shkaktuar nga
goditja me mjete tė forta e bėnte atė tė pashpresė.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk ėshtė kompetent tė
bėjė vlerėsimin e tė dhėnave tė mėsipėrme dhe as tė
konkludojė mbi shkaqet e vėrteta qė sollėn si pasojė
vdekjen e Erigert Cekės. Kjo ėshtė ēėshtje qė u takon tė
zgjidhet nga ekspertėt mjeko-ligjorė.
Komitetin Shqiptar tė Helsinkit e shqetėson fakti se
ende nė dhomat e paraburgimit ku mbahen edhe tė mitur
vazhdon tė mos tregohet kujdes i duhur jo vetėm pėr
trajtimin e personave tė paraburgosur nė pėrputhje me
ligjin dhe rregulloret e brendshme, por pėr mė keq
akoma, nuk po merren masat e duhura pėr parandalimin e
konflikteve qė mund tė dėmtojnė shėndetin dhe jetėn e
tyre.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit proteston pėr mėnyrėn e
trajtimit tė tė miturve nė paraburgim mėnyrė qė vjen nė
kundėrshtim me rregullat ndėrkombėtarė dhe ata shqiptarė
lidhur me trajtimin e tė miturve nė institucione tė
policisė dhe tė vuajtjes sė dėnimit. Konkretisht:
1.
Sipas rekomandimeve tė OKB-sė tė pėrmbledhura nė
dokumentit Tėrėsia e Rregullave Minimal tė Kombeve tė
Bashkuara nė lidhje me drejtėsinė e tė miturve (rregullat
e Pekinit), tė miturit qė janė tė paraburgosur duhet tė
veēohen nga tė rriturit
dhe tė mbahen nė njė
institucion ku ka edhe tė mitur (neni 13&4). Gjatė
paraburgimit tė miturit duhet tė kenė kujdesin,
mbrojtjen dhe gjithė asistencen individuale edukative,
mjekesore
edhe fizike (neni 13&5). Nė rastin konkret
viktima ka qėnė nė tė njėjtėn qeli me njė person madhor
dhe pervers.
2.
Mbajtja e kėtij tė mituri ėshtė nė kundėrshtim edhe me
nenin 9 tė Rregullores Pėr organizimin dhe funksionimin
e sistemit tė paraburgimit i cili pėrcakton kriteret e
shpėrndarjes sė personave tė paraburgosur nėpėr dhoma
dhe qė nėnvizon nė mėnyrė tė veēantė se shpėrndarja ne
dhoma (qeli) i minoreve bėhet mė vehte. Nė rastin nė
fjalė i mituri ka qėnė nė qeli me persona tė rritur.
Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė Komiteti Shqiptar i
Helsinkit kėrkon nga organet pėrkatėse qė tė analizojnė
mė thellė kėto probleme dhe duke marrė shkas nga rasti
nė fjalė tė pėrcaktojnė pėrgjegjėsitė e mosrespektimit
tė rregullave tė trajtimit tė perosnave tė mitur tė
arrestuar.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kėrkon organeve tė
ndjekjes penale (prokurorisė), qė nėse tė dhėnat e
konstatuara kanė elementė tė mjaftueshėm kriminale,
tė fillonte ēėshtjen penale, gjė qė do tė ndihmonte jo
vetėm nė sqarimin e shkaqeve tė vėrteta qė sollėn
vdekjen e 17-vjeēarit Erigert Ceka, por edhe rrathanat
dhe kushtet qė mundėsuan precipitimin e njė ngjarje tė
tillė.
|