|
Tryezė
e rrumbullakėt
Paraqitja
e tė dhėnave tė dala nga vėzhgimet e KSHH-sė lidhur me
respektimin e tė drejtave tė tė paraburgosurve dhe tė tė
dėnuarve
Tiranė, mė 9 Shkurt 2005
Nė datėn 9 Shkurt 2005, nė ambjentet
e Hotel Rogner, Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi
tryezėn me temė Paraqitja e tė dhėnave tė dala nga
vėzhgimet e KSHH-sė lidhur me respektimin e tė drejtave
tė tė paraburgosurve dhe tė tė dėnuarve. Ky aktivitet u
krye nė kuadėr tė projektit Reforma nė burgje dhe roli
i shoqėrisė civile nė Shqipėri i mbėshtetur
financiarisht nga Komiteti Suedez i Helsinkit. Qėllimi i
kėsaj tryeze ishte prezantimi i pėrfundimeve dhe
rekomandimeve mė kryesore tė dala nga procesi i
vėzhgimeve qė KSHH-ja ndėrmori nė disa vende paraburgimi
dhe burgje lidhur me respektimin e tė drejtave tė tė
paraburgosurve dhe tė dėnuarve nga administrata e kėtyre
institucioneve.
Nė kėtė aktivitet morėn pjesė Z. Anastas
Duro, Zv. Ministėr i Drejtėsisė, pėrfaqėsues tė lartė
nga Ministria e Drejtėsisė, Z. Ėngjėll Hysi, Drejtor i
Pėrgjithshėm i Burgjeve, pėrfaqėsues tė tjerė nga
Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve, pėrfaqėsues tė
lartė nga Ministria e Rendit Publik, pėrfaqėsues nga
institucione tė tjera shtetėrore tė tilla si nga zyra e
Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė, Prokuroria e
Rrethit Tiranė, Avokati i Popullit, si edhe disa nga
drejtuesit e insitutioneve tė vėzhguara. Pjesėmarėsit nė
kėtė tryezė vlerėsuan pėrfundimet e KSHH-sė si objektive
dhe tė paraqitura me njė kulturė profesionale.
Mė poshtė
po ju paraqesim disa nga ēėshtjet e ngritura nė tryezė:
Gjatė
muajve shtator dhjetor 2004, KSHH-ja ka ndėrmarrė njė
raund misionesh vėzhgimi nė
16 komisariate policie me dhoma paraburgimi pėrkatėsisht
nė rrethet Berat, Elbasan, Vlorė, Tepelenė, Korēė,
Pogradec, Durrės, Krujė, Kukės, Lezhė, Shkodėr, Fier,
Gjirokastėr, Krujė dhe Mat si edhe institucionin e
paraburgimit nr. 313 Tiranė. Nė institucionet e
riedukimit KSHH ndėrmori vėzhgime nė Burgun nr. 325 dhe
nr. 302 Tiranė, Burgun e Krujės, tė Tepelenės, Peqinit,
Rrogozhinės, Vaqarrit, dhe Spitalin e Burgut. Vėzhgimet
u realizuan nga njė grup prej 34 vullnetarė tė
pėrzgjedhur nga KSHH nė fusha tė tilla si drejtėsi,
shkenca sociale dhe mjekėsi, tė cilėt u trajnuan pėr
objektin e vėzhgimit, metodologjinė e tij dhe
pėrgatitjen e raportit tė vėzhgimit.
A.
Respektimi i tė drejtave tė personave nė vendet e
paraburgimit
1. Kuadri
ligjor dhe nėnligjor.
Legjislacioni nė kėtė fushė mendojmė se ėshtė
bashkėkohor. Vėzhgimet e fundit tė KSHH-sė konfirmuan
edhe njė herė se nė mjaft raste, defektet, mungesat ose
shkeljet ligjore qė kanė ndikuar drejtpėrsėdrejti nė
cėnimin e tė drejtave tė tė paraburgosurve dhe tė
dėnuarve nuk kanė tė bėjnė me boshllėqet nė ligj.
Megjithatė, duam tė sjellim nė vėmendje faktin se
administrata e
vendeve tė paraburgimit, me pėrjashtim tė paraburgimit
tė Vlorės dhe atij nr. 313, Tiranė, zbatonte Rregulloren
Nr. 1075, datė 15.09.1999 tė Ministrisė sė Rendit Pėr
sigurimin e trajtimin e tė paraburgosurve, nė njė kohė
kur ėshtė
miratuar nga Ministria e Drejtėsisė, Rregullorja Pėr
organizimin e funksionimin e sistemit tė paraburgimit
nr.3750/2 datė 23.07.2003. Duke patur parasysh faktin se
sistemi i paraburgimit me ligj ėshtė nėn varėsinė e
Ministrisė sė Drejtėsisė,
KSHH tėrheq
vėmendjen e autoriteteve pėrkatėse se zbatimi ende i
Rregullores
Nr. 1075, datė 15.09.1999 tė Ministrisė sė Rendit Pėr
sigurimin e trajtimin e tė paraburgosurve ėshtė jo
vetėm i papranueshėm, por edhe i kundraligjshėm.
2. Varėsia e vendeve tė paraburgimit.
Sistemi i paraburgimit vazhdon tė jetė nė varėsi tė
Ministrisė sė Rendit Publik me pėrjashtim tė
institucionit nr. 313 dhe paraburgimit tė Vlorės nė njė
kohė kur sipas nenin 6 tė ligjit nr. 8678, datė
14.V.2001, Pėr organizimin dhe funksionimin e
Ministrisė sė Drejtėsisė, thuhet: Ministria e
Drejtėsisė drejton sistemin e paraburgimit
.
KSHH ėshtė nė dijeni tė vėshtirėsive financiare dhe
infrastrukturore qė kanė penguar kėtė proces tė ecė
pėrpara si edhe masat qė parashikon Masterplani pėr
sistemin e paraburgimit megjithatė KSHH,
vė nė pah se mbajtja ende e paraburgimit nė varėsi tė
Ministrisė sė Rendit Publik pėrbėn shkelje tė ligjit nr.
8678, datė 14.V.2001 dhe tė VKM-sė nr. 327, datė
15.V.2003 dhe kėrkon nga organet kompetente tė marrin
masa tė shpejta dhe konkrete pėr zbatimin rigoroz tė
tij.
Transferimi i vendeve tė paraburgimit nė varėsi tė
Ministrisė sė Drejtėsisė nuk pėrbėn thjesht njė detyrim
ligjor, por kjo masė do tė shoqėrohet me njė angazhim mė
tė madh tė vetė tė kėtij institucioni pėr tė pėrmirėsuar
kushtet e paraburgimit qė janė me tė vėrtetė shqetėsuese
dhe ku elementėt pozitivė janė thuajse tė padukshėm.
3.
Transferimi i personave tė dėnuar me vendim gjyqėsor tė
formės sė prerė.
KSHH ka
pėrshėndetur masat e marra nga Ministria e Drejtėsisė
dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve pėr transferimin
e tė dėnuarve me vendim tė formės sė prerė tė gjykatės
nė institucionet pėrkatėse tė riedukimit, tė cilat u
intensifikuan pėr periudhėn korrik-dhjetor 2004. Nė
pėrgjithėsi, kjo
ka ulur nivelin e mbipopullimit nė komisariate.
Megjithatė, nga vėzhgimet gjatė tremujorit tė fundit tė
vitit 2004, nė disa nga komisariatet u vu re njė numėr i
konsiderueshėm tė dėnuarish me vendim tė formės sė prerė
tė gjykatės tė cilėt mbaheshin nė ambjentet e
paraburgimit.
Duke pasur
parasysh faktin se mbajtja e tė
dėnuarve nė
paraburgim cėnon rėndė tė drejtat e kėsaj kategorie
shtetasish si edhe pėrbėn shkelje tė ligjit pėr
ekzekutimin e vendimeve penale,
KSHH u rekomandon
organeve pėrgjegjėse shtetėrore tė marrin tė gjitha
masat pėr transferimin e tė dėnuarve me vendim tė formės
sė prerė tė gjykatės nė vendet pėrkatėse tė vuajtjes sė
dėnimit ose tė konvertohet koha e qėndrimit nė
paraburgim e kėsaj kategorie individėsh nė favor tė
tyre, siē e parashikon ligji. Gjithashtu, KSHH
rekomandon qė tė ketė njė koordinim mė tė mirė tė punės
mes Prokurorisė sė rrethit dhe DPSH-sė qė transferimet
tė bėhen nė pėrputhje me ligjin.
4.
Lidhur me infrastrukturėn e vendeve tė paraburgimit.
Nga
vėzhgimet rezultoi se infrastruktura e ndėrtesave tė
disa komisariateve tė policisė ishte problematike.
Gjithashtu, gjendja e ambjenteve tė paraburgimit nė
pjesėn mė tė madhe tė tyre nuk plotėsonte parametrat e
pėrcaktuara nė ligj. Kėtu mund tė pėrmendim ambjentet e
paristrukturuara me lagėshtirė, mungesa e sistemit tė
ngrohjes, tė orendive elementare nė dhoma, ndriēimi
natyror i pamjaftueshėm, dritė artificiale me
ndėrprerje, fjetja realizohej nė kushte aspak normale,
disa dhoma paraburgimi pėrmbyteshin etj. Kjo gjendje
serioze ka pasoja tė rėnda shėndetėsore dhe psikologjike
tė cilat lėnė gjurmė nė personalitetin e personave tė
paraburgosur dhe cėnojnė rėndė tė drejtėn e tyre pėr njė
jetė nė kushte normale jetese.
Pėr sa mė sipėr
KSHH tėrheq vėmendjen e autoriteteve pėrgjegjėse
shtetėrore qė tė pėrshpejtojnė pėrpjekjet e tyre me
qėllim pėrmirėsimin e kushteve fizike nė dhomat e
paraburgimit, gjė qė do tė ēojė nė njė respektim mė tė
mirė tė tė drejtave tė paraburgosurve.
5.
Kushtet higjieno-sanitare dhe higjiena vetiake.
Kushtet higjeno-sanitare nė dhomat e paraburgimit janė
tė rėnda pėr rrjedhojė e disa faktorėve tė tilla si
ndėrtimi i kėtyre ambjenteve para shumė vjetėsh dhe
mungesa e financimit pėr mirėmbajtjen apo
rikonstruktimin e tyre. Fondet pėr kėtė qėllim ose janė
shumė tė vogla ose nuk ekzistojnė fare. Gjithashtu,
faktorė tė tillė si mbipopullimi, oraret e kufizuara pėr
tė paraburgosurit pėr tė shkuar nė tualet, mbajtja e
ushqimeve tė sjella nga familjarėt nė dhomat e
paraburgimit nė kushte aspak higjenike ēojnė nė
pėrkeqėsimin e kushteve higjeno-sanitare nė kėto
ambjente. Pėrsa i takon kushteve vetjake tė tė
paraburgosurve, ato linin shumė pėr tė dėshiruar pasi
mungonin kushtet optimale.
Duke pasur
parasysh sa mė lart, KSHH u tėrheq vėmendjen organeve
pėrgjegjėse shtetėrore se duhet tė merren masat e
nevojshme pėr tė siguruar kushte tė pėrshtatshme
higjieno-sanitare pėr tu garantuar kėshtu tė
paraburgosurve mundėsi pėr njė higjienė personale tė
pėrshtatshme. Gjithashtu, tė krijohen mjedise
frigoriferike pėr tė ruajtur ushqimin e tė
paraburgosurve dhe kėta tė fundit nuk duhet tė mbajnė
ushqime nė dhomat e paraburgimit.
6.
Mbipopullimi.
Dukuria e
mbipopullimit, vazhdon tė jetė e pranishme nė pothuaj tė
gjithė vendet e paraburgimit ku ėshtė zhvilluar
vėzhgimi. Numri i personave tė disa dhomave tė
paraburgimit ka qenė dyfishi i kapacitetit tė lejuar.
Kjo gjendje cėnon rėndė tė drejtat e kėtyre individėve.
KSHH
nxit organet pėrkatėse qė tė pėrshpejtojnė me vėnien nė
zbatim tė masave tė parashikuara nė kėtė drejtim tė
Masterplanit pėr sistemin e paraburgimit.
7.
Ushqimi dhe shėrbimi shėndetėsor.
Pėr sa i takon
ushqimit qė u sigurohet tė paraburgosurve
Ministria e
Drejtėsisė nė bashkėpunim me Ministrinė e Shėndetėsisė
ka pėrcaktuar normėn ushqimore ku ēdo person nė
paraburgim duhet tė marrė 2700 kkal. Nga vėzhgimet
rezultoi se norma dhe cilėsia e ushqimit ishin larg
kėsaj norme, prandaj ushqimin e servirur nga personeli i
vendeve tė paraburgimit tė paraburgosurit nuk e hanin,
duke e kompensuar me ushqimin e thatė qė u sillnin
familjarėt.
Gjithashtu, pėr tė paraburgosurit e
sėmurė, duhet bėrė trajtimi me dietė tė veēantė, tė
miratuar nga specialisti i policisė me kėrkesė tė mjekut.
Shėrbimi
shėndetėsor
pėr tė paraburgosurit linte shumė pėr tė dėshiruar. Nga
vėzhgimet rezultoi se nė pjesėn mė tė madhe tė dhomave
tė paraburgimit shėrbimi shėndetėsor nuk realizohej
gjatė 24 orėve nė ditė ashtu siē ėshtė parashikuar nė
dispozitat ligjore, por tė paraburgosurit vizitohen
vetėm me kėrkesėn e tyre. Nė strukturėn e kėtyre vendeve
tė paraburgimit kishte mjek me kohė tė plotė, por nga
vėzhgimi rezultoi se nė disa vende paraburgimi ai
mungonte. Nė kėto raste shėrbimi shėndetėsor realizohej
nga ndihmėsmjeku nė rastet ku kishte njė tė tillė ose
nga mjeku i urgjecės sė spitalit tė qytetit. Kishte edhe
raste kur mjeku ishte i mbingarkuar pasi mbulonte qarkun
ku ndodhej paraburgimi. Problem shqetėsues mbeteshin
mugesa tė theksuara nė medikamenteve mjekėsore si edhe
nė bazėn materiale tė nevojshme. Kjo gjendje e
tillė shqetėsuese u justifikua nga mjekėt e
paraburgimeve me faktin se, shumė nga ilaēet qė mjekėt u
pėrshkruanin tė paraburgosurve, nuk gjendeshin nė listėn
e atyre barnave tė cilat ata (mjekėt) furnizoheshin nga
Depoja e Barnave tė Ministrisė sė Rendit Publik.
KSHH rekomandon qė tė merren masa efikase pėr tu
siguruar tė paraburgosurve njė shėrbim mjekėsor nė
pėrputhje me ligjin si edhe tė sigurohet furnizim i
mjaftueshėm me ilaēe nė paraburgim. Gjithashtu, duhet tė
krijohen ambjente tė pėrshtatshme pėr tė ofruar
shėrbimet mjekėsore nga mjeku apo ndihmėsmjeku brenda
ambjenteve tė paraburgimit.
8.
Trajtimi i tė sėmurėve mendorė.
Nė disa dhoma paraburgimi tė vėzhguara, tė sėmurėt
mendorė dhe tė sėmurėt kronikė, mbaheshin nė tė njėjtat
ambiente me tė paraburgosurit e tjerė.
KSHH rekomandon
qė tė sėmurėt me probleme mendore ose psikike, ose tė
sėmurėt me sėmundje kronike tė transferohen nė
institucione tė posaēme, tė pėrcaktuara me ligj.
9. Dhuna
nė vendet e paraburgimit.
Pavarėsisht nga
fakti se sa tė rralla kanė qėnė rastet e pėrdorimit tė
dhunės ndaj tė paraburgosurve (pretendohet se dhunė mė
tepėr ėshtė pėrdorur nė momentin e ndalimit ose
arrestimit) ėshtė e nevojshme qė ndaj shfaqjeve tė tilla
tė mbahen qėndrime tė prera deri edhe nė procedim penal.
Nė kėtė
drejtim, disa herė Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka
reaguar publikisht.
10.
Njohja nga personat e paraburgosur me tė drejtat e tyre.
Njohja e tė paraburgosurve me tė drejtat qė i garanton
ligji merr rėndėsi tė veēantė.
Lidhur me kėtė,
KSHH sugjeron qė tė paraburgosurit duhet tė informohen
pėr tė drejtat e tyre si edhe pėr tė drejtėn e mbrojtjes
ligjore, qė nga ēasti i ndalimit ose arrestimit.
Gjithashtu, KSHH rekomandon qė tė bėhet njė punė mė e
madhe e personelit nė paraburgim pėr ti njohur tė
paraburgosurit me tė drejtat dhe detyrimet e tyre pėr sa
kohė janė nė kėto institucione.
11. Tė
miturit nė vendet e paraburgimit.
Nė
pėrgjithėsi nuk kishte seksione tė veēanta pėr tė
miturit nė paraburgimet e vėzhguara. Ata mbaheshin nė
dhomat e paraburgimit nė disa raste edhe me elementė qė
paraqisnin rrezikshmėri tė madhe shoqėrore. Kjo vjen nė
kundėrshtim me kuadrin ligjor edhe atė nėnligjor
shqiptar i cili siguron njė trajtim tė veēantė pėr kėtė
kategori tė paraburgosurish.
KSHH u rekomandon
kėtyre institucioneve se nėse mungon infrastruktura tė
merren masa qė kėta tė mitur tė mos mbahen nė tė njėjtat
dhoma me persona me rrezikshmėri tė lartė duke bėrė njė
riklasifikim tė tė paraburgosurve me qėllim qė tė
krijohen hapėsira pėr njė trajtim tė veēantė tė tė
miturve.
Lidhur me shėrbimin
mjekėsor dhe atė stomatologjik kishte probleme dhe
ankesa nga tė miturit e intervistuar. Kishte pretendime
se mjeku nuk i kishte takuar kur e kishin kėrkuar.
Kishte edhe raste kur i mituri ka kėrkuar tė dėrgohet nė
qendrėn ambulatore pėr trajtim stomatologjik dhe kjo nuk
i ėshtė siguruar nga personeli i paraburgimit.
Lidhur me
trajtimin e tė miturve nė paraburgim dhe nė burgje do tė
sugjeronim tė merren parasysh jo vetėm ēėshtjet qė u
parashtruan mė sipėr por edhe problemet qė janė trajtuar
nė njė tryezė tė mėparshme tė organizuar nga Ministria e
Drejtėsisė nė bashkėpunim me KSHH dhe UNICEF nė lidhje
me pėrmirėsimin e projekt-akteve lidhur me sistemin e
drejtėsisė pėr tė miturit.
12.
Gratė nė paraburgim.
Gratė nė
paraburgim janė gjithashtu njė kategori individėsh pėr
tė cilėt ligji ofron njė trajtim tė veēantė. Ndėrkohė
sistemimi i tyre nė ambjente tė veēanta nga tė
paraburgosurit meshkuj realizohej me shumė probleme nė
paraburgim. Gjithashtu, nė paraburgimet e vėzhguara nuk
kishte personel femra qė tė prisnin dhe sistemonin gratė
pėr aq kohė sa ato mbaheshin nė paraburgim.
Megjithatė,
njė shembull pozitiv vjen nga paraburgimi nr. 313 nė
Tiranė lidhur me trajtimin e veēantė qė u sigurohet
grave nė paraburgim si nė lidhje me punėn edukative qė
bėhet me to dhe aktivitetet e tjera qė organizohen gjatė
programeve ditore.
13.
Personeli nė paraburgim.
Nga intervistat me
personelin nė vendet e paraburgimit tė vėzhguara, ata
theksuan nevojėn e trajnimeve tė mėtejshme pėr tu
njohur me ndryshimet qė pėson legjislacioni shqiptar
penal si edhe trajnime nė lidhje me zbatimin sa mė
korrekt tė legjislacionit nė praktikė duke pasur
parasysh realitetin e sistemit tė paraburgimit nė
Shqipėri.
Megjithatė, qė tė zbatohet njė legjislacion demokratik
dhe bashkėkohor, veē tė tjerave kėrkohet qė personat e
ngarkuar me kėtė detyrė tė kenė koncepte tė drejta, tė
jenė tė bindur se puna e tyre duhet tė kontribuojė qė
nesėr personat e paraburgosur tė integrohen nė shoqėri.
Kjo ka tė bėjė me trajtimin human tė tyre, taktin qė
duhet tė tregojnė, me besimin qė duhet tė krijojnė tek
ata, me punėn edukative, kulturore dhe arsimore me
krijimin e kushteve mė tė mira tė jetesės, etj.
B.
Respektimin i tė drejtave tė personave tė dėnuar me
burgim
Kėto dy vitet e fundit vėrehen disa pėrmirėsime nė
sistemin e institucioneve tė vuajtjes sė dėnimit (burgjet).
Gjatė kėsaj periudhe, janė hapur burgjet e Peqinit dhe
tė Rrogozhinės. Sė shpejti do tė vihet nė funksionim
edhe burgu i Lezhės. Ministria e Drejtėsisė, nė kėtė
drejtim, ka njė plan afatshkurtėr dhe njė plan afatgjatė
si pėr infrastrukturėn e burgjeve, ashtu dhe pėr
kualifikimin e personelit qė punon nė to. Nė kuadėr tė
kėtyre planeve, Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve
ėshtė duke marrė masa konkrete pėr trajnimin e
punonjėsve tė burgjeve nė bazė tė pėrvojės tė disa
vendeve demokratike. Gjithashtu, ka plane pėr hapjen e
njė fabrike pėr prodhimin e bukės pėr tė burgosurit, si
edhe tė njė ofiēine mekanike pėr automjetet etj.
Po punohet gjithashtu, pėr pėrgatitjen e njė plani
edukimi tė veēantė pėr tė miturit etj.
Megjithatė, vėzhgimet e KSHH-sė nė disa burgje vėrtetuan
tė meta dhe mungesa serioze, ndėr tė cilat mund tė
pėrmendim:
a.
Mosnjohja ose njohja e pakėt e tė dėnuarve me tė
drejtat qė u siguron ligji;
b.
Kujdes
i pamjaftueshėm pėr tė miturit dhe pėr gratė;
c.
Mungesa tė theksuara nė kushtet higjieno-sanitare;
d.
Vizitat mjekėsore nuk janė tė rregullta, madje tė
sėmurėt shpesh detyrohen tė kėrkojnė dhe tė blejnė ilaēe
qė nuk sigurohen nga administrata e burgjeve;
e.
Vazhdon mbipopullimi gjė qė sjell si pasojė keqėsimin e
kushteve dhe nė disa raste edhe konflikte midis tė
dėnuarve;
f.
Ka
gjithashtu ankesa edhe pėr ushqimin sidomos pėr kalori
tė pamjaftueshme tė tij;
g.
Ka
ngadalėsi nė dėrgimin e tė sėmurėve mendorė nė
institucionet e specializuara etj.
Tė metat, mungesat dhe shkeljet e
mėsipėrme tė ligjit qė cėnojnė tė drejtat e tė
burgosurve dhe qė ndikojnė negativisht nė trajtimin e
tyre vazhdojnė tė jenė shqetėsuese. Disa janė tė
karakterit objektiv dhe disa tė karakterit subjektiv. Tė
parat kanė tė bėjnė me gjendjen relativisht tė keqe tė
infrastrukturės, ndėrsa tė dytat me tė metat nė
moszbatimin rigoroz tė ligjit, si edhe me konceptet e
padrejta qė ekzistojnė nė njė pjesė tė personelit tė
burgjeve pėr tė dėnuarit. Ky i fundit duhet tė trajtohet
nė mėnyrė tė tillė qė tė pėrgatitet nė kushtet e
vuajtjes sė dėnimit pėr tu integruar nė shoqėri mbas
lirimit tė tij.
|