|
Mision vėzhgimi pėr respektimin e tė drejtave tė tė
dėnuarve nė spitalin e burgut
Nė datėn 13 Tetor 2005,
KShH kreu njė mision vėzhgimi nė Spitalin e Burgut
nė Tiranė. Me qėllim verifikimin e disa problemeve
tė konstatuara dhe pėr tė parė zbatimin e
rekomandimeve lidhur me trajtimin e personave tė
moshuar dhe sėmundje tė pashėrueshme.
Nga takimet dhe verifikimet rezultoi
se nė spitalin e burgut ishin marrė njė konsideratė
njė sėrė rekomandimesh tė KShH-sė, si: emėrimi i njė
psikologu, rritja e numrit tė kujdestarėve,
transferimi i nėnave me fėmijė instuitucionin nr.
325, etj.
Megjithatė ende nuk ėshtė zgjidhur
transferimi i tė dėnuarve, tė sėmurė mendorė nė
institucione tė specializuara, pėrmirėsimi i
kushteve tė jetesės nė kėtė institucion si dhe
problemi i tė tė sėmurėve stacionarė.
Nė datėn
24 Tetor 2005, nė bazė tė sinjalizimeve nga
media e shkruar, KshH-ja realizoi njė mision
verifikimi nė burgun Nr. 302 nė Tiranė lidhur me
rastin e tentativės pėr vetvrasje tė njė tė dėnuari
pėr shkak tė mohimit tė ushtrimit tė riteve fetare.
Pas verifikimve, kontaktimit me personin dhe me
drejtuesin e institucionit konstatoi se problemi
ishte vonesa nė marrjen formė tė prerė tė vendimit
gjyqėsor nga ana e Gjykatės sė Apelit e cila
shkaktonte mbajtjen padrejtėsisht tė personave nė
paraburgim.
Nė datėn
10 Nėntor 2006, nė bazė tė njė sinjalizimi tė
marrė, KShH realizoi njė mision verifikimi nė burgun
e Lezhės rreth njė incidenti tė dhunshėm tė ndodhur
ndėrmjet disa tė dėnuarve tė kėtij institucioni dhe
personelit tė shėrbimit. U morėn kontakte tė
drejtpėrdrejta me tė dėnuarit e pėrfshirė nė ngjarje
dhe me drejtorin e institucionin dhe personelin e
burgut. Pėr normalizmin e situatės dhe rivendosjen e
qetėsisė nė burg krahas drejtorisė sė institucionit
kishte ndėrhyrė dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e
Burgjeve e cila kishte marrė masat konkrete.
Nga kontaktet e marra nė kėtė
institucion, KShH-ja konstatoi edhe probleme tė
tjera si: mungesa e theksuar e energjisė elektrike,
mungesa e ujit, gjendja shumė e keqe e tualeteve dhe
e dusheve tė cilat ndikonin nė kushtet
higjeno-sanitare tė burgut dhe nė veēanti tė tė
dėnuarve.
Nė datėn
24 Nėntor 2005, pėr verifikimin e grevės
tre-ditore tė urisė sė disa tė dėnuarve nė burgun
nr. 302, KShH ndėrmori njė verifikim nė kėtė
institucion. Nga takimet me tė dėnuarit e pėrfshirė
nė grevėn e urisė si edhe me drejtuesit e kėtij
institucioni rezultoi se shkaqet kryesore tė saj
ishin pėrmirėsimi i kushteve tė jetesės nė burg,
kėrkesa pėr komunikime me tė shpeshta me familjarėt
e tyre si edhe zgjerimi i tė drejtave tė tyre nė njė
nivel tė barabartė me tė drejtat e tė dėnuarve.
Tė paraburgosurit ankoheshin pėr
zvarritje tė proceseve gjyqėsore, mosbesim ndaj
avokatėve tė caktuar kryesisht si edhe pėr vonesat
nė ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore tė formės sė
prerė e cila shkaktonte vonesa nė transferimin e tė
dėnuarve nė burgje.
Nė datėn
24 Nėntor 2005, nė bazė tė njė numri tė
konsiderueshėm ankesash nga tė dėnuar, KShH kreu njė
mision verifikimi nė burgun e Peqinit. Kėto ankesa
vinin nga njė grup personash tė dėnuar nga gjykatat
greke dhe qė tashmė vuajnė dėnimin nė burgun e
Peqinit. Nga takimet me tė dėnuar rezultoi se objekt
i pėrbashkėt i ankesave tė tyre ishte kėrkesa pėr tė
njohur uljen e dėnimit sipas kushteve ligjore,
kėrkesat pėr lirim para kohe me kusht dhe denoncimi
i korrupsionit dhe abuzimit me ligjin nga gjykatat
shqiptare.
Pėr kėtė qėllim, KShH-ja i drejtoi
njė letėr Minsitrit tė Drejtėssiė, Avokatit tė
Popullit dhe Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve pėr
pėrmirėsimin e situatės.
Nė datėn
23 Dhjetor 2005, KShH nė bazė tė disa
sinjalizimeve telefonike ndėrmori njė mision
verifikimi nė burgun e Peqinit, objekt i sė cilės
ishte pretendimi pėr keqtrajtimin e disa tė dėnuarve
tė kėtij institucioni nga ana e personelit tė
shėrbimit. Pavarėsisht nga masat e marra, KShH-ja
nuk arriti tė kryente verifikimin e pretendimeve tė
tė dėnuarve pėr arsye sigurie, meqėnėse situata nė
rregjim ishte mjaft konfliktuale sipas tė dhėnave tė
marra nga drejtuesit e burgut tė Peqinit.
KShH i drejtoi njė letėr Ministrisė
sė Drejtėsisė dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė
Burgjeve pėr verifikimin e situatės konkrete dhe pėr
marrjen e masave tė nevojshme. KShH sinjalizoi dhe
Avokatin e Popullit pėr verifikimin e rastit
konkret. |