|
RAPORT
MBI
SESIONIT TE PARE TE PUNES OFRUAR PERSONELIT TĖ
BURGJEVE SHQIPTARE
7
9 Qershor 2004
Ambjentet e Burgut tė Rrogozhinės
Nė zbatim tė misionit
mbrojtės, sensibilizues dhe edukues mbi tė drejtat e njeriut,
me qėllim pėrmirėsimin e respektimit tė tė drejtave tė
personave tė arrestuar dhe tė dėnuar, Komiteti Shqiptar i
Helsinkit fillon zbatimin e njė asistence pėr njė menaxhim
bashkėkohor tė burgjeve shqiptare, trajtim mė tė mirė tė tė
dėnuarve dhe ndėrtimin e marrėdhėnive mė tė mira midis
personelit dhe tė dėnuarve. Pėrveē asistencės teknike,
KSHH-ja do tė vazhdojė tė monitorojė kushtet nė vendet e
paraburgimit dhe burgjet, respektimin e tė drejtave tė tė
arrestuarve dhe tė dėnuarve, do tė sensibilizojė organet
pėrkatėse shtetėrore pėr njė respektim mė tė mirė tė tė
drejtave tė kėsaj kategorie shtetasish, si dhe do tė bėjė
rekomandimet pėrkatėse pėr tė pėrmirėsuar situatėn nė vendet
e paraburgimit dhe burgjet nė Shqipėri.
Midis tė tjerash,
projekti synon ndėrtimin e strategjisė sė menaxhimit tė njė
burgu sipas standarteve ndėrkombėtare dhe zbatimin e kėsaj
strategjie nė praktikė. Asistenca teknike do ti jepet
institucioneve tė vuajtjes sė dėnimit tė Rrogozhinės dhe
atij tė Peqinit.
Veprimtaria e parė nė
kuadėr tė kėsaj asistence teknike ishte pėrcaktimi i
vizionit dhe misionit tė burgjeve shqiptare si edhe hartimi
i njė plani konkret veprimi nė pėrputhje me nevojat dhe
veēoritė e secilit burg.
Gjatė sesionit tė
parė tė bashkėpunimit ndėrmjet ekspertėve shqiptarė dhe
atyre hollandezė e suedezė, u theksua edhe njė herė se
aspekti mė i rėndėsishėm i menaxhimit tė mirė tė njė burgu
ėshtė dimensioni njerėzor, mė konkretisht, ndėrtimi i
marrėdhėnieve sa mė tė mira mes personelit tė burgjeve dhe
tė dėnuarve.
Gjithashtu, nė panele
tė veēanta dhe nė grupe pune u theksua nevoja pėr njė
pėrzgjedhje mė tė kujdeshme tė personelit nė burgje, nevoja
e trajnimit vazhdues tė tyre, mbikqyrja mė e mirė e burgjeve
dhe mbėshtetetja konstruktive e tyre. Pėr kėtė nevojitet,
ndėrmjet tė tjerash, tė
pėrcaktohen kriteret e pėrzgjedhjes sė personelit nė burgje,
tė hartohet plani i karrierės pėr secilin punonjės nė burg
si dhe plani i trajnimeve tė tyre tė vazhdueshme duke iu
pėrshtatur nevojave tė personelit tė secilit institucion tė
vuajtjes sė dėnimit.
Specialistėt
shqiptarė tė burgjeve nėnvizuan problemet dhe nevojat qė
kanė burgjet nė drejtimet e mėsipėrme si dhe pėrcaktuan
prioritetet e secilit institucion tė vuajtjes sė dėnimit nė
kuadėr tė zbatimit tė njė plani konkret veprimi.
Sesioni i parė i
kėtij bashkėpunimi mes specialistėve shqiptarė tė kėtyre
institucioneve tė vuajtjes sė dėnimit dhe ekspertėve tė huaj,
i cili u organizua nga KSHH-ja nė ambjentet e Burgut tė
Rrogozhinės, u vlerėsua si njė hap i parė konstruktiv dhe i
nevojshėm nė procesin e gjatė tė menaxhimit tė mirė tė
burgjeve shqiptare.
Projekti zbatohet
gjatė periudhės mars 2004 deri nė maj 2005. Kjo veprimtari
si edhe tė tjerat tė pėrmendura sa mė sipėr mundėsohen
financiarisht nga Komiteti Suedez i Helsinkit nė shumėn prej
112000 Euro dhe mbėshtetet nga ekspertėt suedez dhe
hollandezė.
Tiranė mė 9 Qershor 2004
|