KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Klinika Ligjore Falas

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

RAPORT

 

MBI

 

SESIONIN E PARË TË PUNËS OFRUAR ADMINISTRATËS SË BURGUT TË LEZHËS

 

Organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Në datat 6 - 7 Tetor 2005

 

Në kuadër të rritjes së shkallës së ndërgjegjësimit dhe njohjes me të drejtat e njeriut dhe zbatimit të ligjeve nga administrata e burgjeve, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në datat 6 dhe 7 Tetor 2005, organizoi sesionin e parë të punës me stafin e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues të burgut të Lezhës. Ky aktivitet gjeti mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në këtë sesion pune morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve përgjegjës për trajtimin e të dënuarve dhe trajnimin e administratës së burgjeve. Në këtë sesion ofroi ekspertizën e tij eksperti i huaj Z. Jan van den Brand, Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë në Agjencinë Kombëtare Hollandeze të institucioneve të Riedukimit si edhe në të njëjtën kohë ekspert i Këshillit të Europës për Europën Qendrore dhe Lindore. Në këtë aktivitet, Komiteti Shqiptar i Helsinkit u përfaqësua nga Znj. Edlira Papavangjeli, Koordinatore Programesh. Publikimet që shërbyen si bazë kryesore për t’u shfrytëzuar në këtë sesion pune ishin libri “Si t’i bëjmë normat e zbatueshme” dhe libri “Një këndvështrim i të drejtave të njeriut mbi menaxhimin e burgjeve”.

 

Ky sesion pune u përqendrua në disa çështje të rëndësishme që janë të lidhura ngushtësisht me mirëmenaxhimin e institucioneve penitenciare. KSHH dhe eksperti i tij morën parasysh se administrata e burgut të Lezhës është një administratë e re me pak ose aspak përvojë në sistemin e burgjeve. Për këtë qëllim, çështjet e përzgjedhura për t’u trajtuar ishin të ndryshme dhe ky sesion pune shërbeu si një sesion prezantues për pjesëmarrësit për t’ju dhënë atyre një vështrim të përgjithshëm lidhur me Misionin dhe Visionin e një burgu lokal, se si mundet që Misioni dhe Visioni i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të përdoret nga një institucion riedukimi lokal duke shërbyer si një pikë nisje për hartimin e strategjisë lokale të këtij institucioni. Znj. E. Papavangjeli, në fjalimin e saj të hapjes për pjesëmarrësit theksoi rëndësinë e ndërtimit të një strategjie konkrete të një institucioni lokal riedukimi brenda qëllimit të Misionit dhe Visionit si edhe se si mund të përdoret kjo strategji për të patur një burg të sigurt dhe të qetë ku zbatohet me rigorozitet ligji nga administrata e burgut në punën e tyre të përditshme. Me qëllim që të harmonizohen këta tre elementë të rëndësishëm të tillë si siguria, qetësia dhe zbatimi me rigorozitet i ligjit është e nevojshme ndërtimi i një strategjie të qartë dhe konkrete, një strukturë e qartë komunikimi dhe organizimi indërmjet sektorëve të ndryshëm në burg.

 

Një temë tjetër e trajtuar gjerësisht nga eksperti hollandez, Z. Jan van den Brand ishte ajo lidhur me ndryshimin e mentaliteteve në drejtimin e burgjeve parë nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut. Eksperti nëpërmjet disa shembujve që i solli pjesëmarrësve lidhur me procesin e gjatë të ndryshimit të mentaliteteve si dhe për filozofinë që ekziston në burgjet e vendeve të zhvilluara demokratike dëshironte t’i tregonte pjesëmarrësve se pavarësisht se ky proces kërkon shumë kohë, administrata e burgjeve duhet të nisë ndryshimin e mentaliteteve përsa i përket mënyrës së drejtimit të burgjeve, se si duhet të ndërtohen marrëdhëniet e personelit me të dënuarit, se si është aftmosfera në burgje si dhe çfarë mund të ndryshohet, se si mundet që stafi i një burgu të përpunojë vetë strukturën komunikuese si edhe ajo çfarë është më e rëndësishmja është se si mund të zbatohet në praktikë kjo strukturë komunikuese. Për të ilustruar këto çështje të rëndësishme si dhe çështjet e tjera të përmendura më lart, eksperti i prezantoi pjesëmarrësve një sërë shembujsh të ndryshëm si dhe materiale në video. Pjesëmarrësit ishin shumë të interesuar të informoheshin lidhur me situatat kur stafi i burgjeve nuk ka përvojën e duhur dhe si rrjedhojë e kësaj ndodhin gabime dhe deri në shkelje në zbatimin e ligjit nga ana e administratës së burgut. Z. Jan van den Brand trajtoi të gjitha këto raste gjatë ditës së parë të sesionit të punës.

 

Në këtë sesion pune iu kushtua një vëmendje e veçantë, çështjes së strukturës së komunikimit pasi, siç u shpegua nga vetë administrate e burgut të Lezhës, shpesh here përjetohen probleme si rrjedhojë e pamjaftueshmërisë në komunikim ndërmjet përfaqësuesve të sektorëve të ndryshëm të tillë si sektori i sigurisë, sektori i trajtimit social si dhe përfaqësuesve të sektorit të edukimit në trajtimin e situatave të ndryshme. Duke marrë parasysh se në institucionin e riedukimit të Lezhës krahas burgut gjendjen dhe ambjentet e dhomave të paraburgimit, Z. Jan van den Brand u shpegoi pjesëmarrësve karakteristikat më kryesore të sektorit të paraburgimit dhe të burgut, se si mund të realizohet nga ana e stafit komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet sektorëve të ndryshëm në këto dy institucione duke marrë parasysh sfidat që i paraqiten sektorit të paraburgimit. Roli i psikologut në skuadrat drejtuese të specialistëve të sektorëve të ndryshëm është shumë i rëndësishëm në ambjentet e paraburgimit për të ndërtuar një ambjent të sigurt dhe të qetë nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të ofruar një trajtim human personave të paraburgosur të cilët janë më shumë të tensionuar dhe konfuz lidhur me të ardhmen e tyre në krahasim me të dënuarit, gjatë kohës që ata (të paraburgosurit) ndodhen në paraburgim.

 

Në këtë sesion pune dy tema të tjera të trajtuara ishin lidhur me çështjen e përzgjedhjes dhe të trajnimit të administratës së burgjeve. Kriteret dhe kërkesat lidhur me këto dy procese u trajtuan ndarazi në këtë program si dhe u ndoqën nga një sërë komentesh dhe pyetjesh nga ana e pjesëmarrësve. Z. Jan van den Brand i shpjegoi pjesëmarrësve se si janë rregulluar këto procese në Hollandë përsa i përket oficerëve të sigurisë dhe oficerëve të rregjimit të brendshëm. Ai u solli pjesëmarrësve shembuj të kurikulave dhe të moduleve të përdorura për realizimin e trajnimeve kryesore ofruar oficerëve të burgjeve brenda strukturës së rritjes të karrierës së tyre në sistemin e burgjeve. Pjesëmarrësit u përqëndruan në mënyrën e shfrytëzimit të kësaj strukture në një burg lokal.

 

Një tjetër temë e rëndësishme si për burgun dhe paraburgimin e Lezhës ishte çështja e të menduarit në kontekstin e asaj që quhet “rruga nga paraburgimi-burgimi deri në lirim”, pra me fjalë të tjera nga momenti kur një person sillet në ambjentet e paraburgimit, në burgosjen e tij deri në fazën përgatitore për lirimin e tij ose të saj, aktivitetet e mundshme dhe të detyrueshme për t’u realizuar nga ana e institucionit (aktivitetet e përcaktuara në ligj), të përcaktuara në programin ditor të të paraburgosurve dhe të dënuarve si edhe se si mund të zbatohen këto në institucionin penitenciar të Lezhës.

 

E fundit për nga rradha por jo nga rëndësia, eksperti trajtoi dhe temën e mekanizimit të kërkesë-ankesës në një institucion lokal si dhe se si mund të funksionojë ky mekanizëm brenda për brenda strukturave shtetërore. Eksperti i prezantoi pjesëmarrësve modelet dhe prototipet të cilat duhen ndjekur nga administrata e burgjeve dhe kjo zuri një vend të rëndësishëm në komentet dhe pyetjet e pjesëmarrësve në këtë sesion.

 

Si përfundim, ky sesion pune ngjalli një interes të madh tek pjesëmarrësit. Një element pozitiv që karakterizoi të gjithë këtë sesion pune dhe që vlen të theksohet është motivacioni i pjesëmarrësve për të mësuar gjëra të reja lidhur me punën e tyre të përditshme. Ky është një fillim shumë premtues për sesionet e tjera të punës që do të organizohen me këtë grup synues lidhur me çështje të ndryshme që kanë për qëllim rritjen e kapaciteteve të administratës së burgjeve në procesin e zbatimit rigoroz të ligjit dhe respektimit të standarteve të të drejtave të njeriut.

 

 

 

            

Përgatiti raportin:

 

Edlira PAPAVANGJELi, Koordinatore Programesh, KSHH

Jan VAN DEN BRAND, Ekspert, pranë KSHH-së

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2008

Korrik - shtator 2008

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 2233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007