|
Raport mbi sesionin e tretė tė punės
ofruar
administratės sė burgut tė Lezhės
23-24 Shkurt 2006
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), nė
datat 23-24 Shkurt 2006, organizoi sesionin e tretė tė punės
me administratėn e burgut tė Lezhės. Ky aktivitet u realizua
nė kuadėr tė projektit Reforma nė burgje dhe roli i
shoqėrisė civile nė Shqipėri, i cili ka pėr qėllim tė rrisė
shkallėn e ndėrgjegjėsimit dhe tė njohjes sė tė drejtave tė
njeriut dhe zbatimit tė ligjeve nga ana e administratės sė
burgjeve. Objektivat kryesore tė kėtij aktiviteti ishin
rritja e kapaciteteve profesionale tė personelit me uniformė
nė veēanti dhe personelit tė sektorėve tė tjerė nė kėtė burg
nė pėrgjithėsi lidhur me trajtimin e tė dėnuarve si edhe pėr
respektimin mė tė mirė tė tė drejtave tė tyre me qėllim
sigurimin e njė trajtimi njerėzor dhe human tė tė dėnuarve.
Grupi synues i kėtij sesioni pune ishin nivelit drejtues,
shefat e sektorėve dhe personeli me uniformė. Nė kėtė sesion
ofroi ekspertizėn e tij eksperti i huaj Z. Jan van den
Brand, Drejtor i Marrėdhėnieve me Jashtė nė Agjencinė
Kombėtare Hollandeze tė institucioneve tė Riedukimit si edhe
nė tė njėjtėn kohė ekspert i Kėshillit tė Europės pėr
Europėn Qendrore dhe Lindore. Nė kėtė aktivitet, Komiteti
Shqiptar i Helsinkit u pėrfaqėsua nga Znj.
Edlira Papavangjeli, Kordinatore Programesh.
Sesioni i punės u
pėrqėndrua nė disa ēėshtje shumė tė rėndėsishme lidhur me
menaxhimin e burgjeve: a) konceptet dhe kushtet kryesore pėr
trajtimin e tė dėnuarve nga i gjithė personeli i burgjeve nė
pėrgjithėsi dhe nė veēanti nga personeli me uniformė duke iu
referuar Rregullave Europiane tė Burgjeve dhe standarteve
ndėrkombėtare; b) kategorizimi i tė dėnuarve duke i dhėnė
njė vėmendje tė veēantė grupeve tė dobėta nė burgje si njė
mekanizėm i rėndėsishėm pėr parandalimin e problemeve dhe
tensioneve tė ndryshme qė mund tė ndodhin nė burgje si edhe
pėrcaktimi i trajtimit tė duhur tė kėtyre tė dėnuarve nė
programin ditor; c) rregulloret pėr ngjarjet
e paparashikuara/incidentet; d) funksionimi i mekanizmit tė
kėrkesė-ankesės nė burgje dhe e drejta e tė dėnuarve pėr tė
patur korrespodencė tė lirė. E fundit pėr nga rradha por jo
nga rėndėsia u zhvillua njė diskutim pėr thithjen e ideve
dhe sugjerimeve tė pjesėmarrėsve lidhur me politikat qė
duhen zbatuar nė burgje pėr tė inkurajuar punėsimin e tė
dėnuarve nė kėto institucione. Metodologjia e pėrdorur nė
kėtė sesion pune ishin dhėnia e ēėshtjeve tė ndryshme pėr
diskutim dhe debate nė grupe pune.
Rekomandimet e
kėtij sesioni pune pėr stafin e nivelit tė lartė dhe tė
mesėm tė burgut tė Lezhės si edhe gjithashtu pėr Drejtorinė
e Pėrgjithshme tė Burgjeve ishin si mė poshtė vijon:
Pėr parandalimin
dhe menaxhimin e situatave sfiduese nė burgje, pėr
incidentet dhe krizat duhet tė hartohen rregullore tė qarta
dhe funksionale tė cilat duhet tė jenė nė dispozicion pėr
pėrdorim tė hapur nga ēdo anėtar i stafit nė sistemin e
burgjeve. Gjithashtu, edhe tė dėnuarit duhet tė kenė njohuri
lidhur me kėto rregullore. Pėr tė siguruar zbatimin nė
praktikė tė kėtyre rregulloreve ėshte e nevojshme tė bėhen
trajnime tė vazhdueshme. Nė pėrputhje me rregullat pėr
ngjarjet e paparashikuara/incidentet duhet tė botohen
broshura tė ndryshme qė janė lehtėsisht tė aksesueshme nga
stafi i burgut gjatė punės sė tyre. Njė tjetėr garanci pėr
njohjen e problemeve nė burgje dhe pėr parandalimin e
situatave tė tilla ėshtė funksionimi i njė mekanizmi
transparent tė kėrkesės dhe ankesės. Pėr kėtė qėllim stafi i
nivelit tė lartė dhe tė mesėm nė burgje duhet ti kushtojė
vėmendje funksionimit me efikasitet tė kėtij mekanizimi pėr
tė pasur njė klimė tė mirė nė burgje. Stafi nė burgjet
lokale duhet tė pėrfshihet nė procesin e zhvillimeve pėr
punėsimin tė tė dėnuarve nė burgje, dhėnien e mendimeve
rreth hartimit tė politikave eficiente pėr mėnyrėn se si
duhet tė organziohet puna nė burgje nė njė tė ardhme tė
afėrt. Krahas kėsaj, drejtorėt dhe stafi i burgjeve duhet tė
jenė pėrgjegjės pėr pėrzgjedhjen e tė dėnuarve qė duhet tė
punėsohen si edhe pėr tė gjitha aspektet e tjera pėr
organizimin e punės nė burgje. Zhvillimi i kuadrit ligjor
lidhur me punėsimin e tė dėnuarve nė burgje duhet tė
realizohet nė tė njėjtėn kohė me hartimin e politikave
zbatuese dhe eficente. E fundit pėr nga rradha por jo nga
rėndėsia ėshtė e nevojshme pėrgatitja dhe trajnimi i stafit
nė burgje pėr kėtė ēėshtje me shumė rėndėsi.
|